Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-05-05, 14:29   #1
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ē A M Ė R I A

Ēamėria e sotme ėshtė Thesprotia e lashtė ilire, ėshtė shtrirja anėsore e jugut tė thellė shqiptar prej Sarandės e deri nė Prevezė. Ajo pėrbėn grupin e katėrt tė krahinave etnografike qė formojnė Toskėrinė.

Nė kėtė krahinė thjeshtė shqiptare pėrveē mbi 250 fshatarave ēame, pėrfshihen edhe kėto qytete: Konispoli, Filati, Gumenica, Margallaci, Paramithia, Pargga, Preveza, Filipja dha dhe Arta.

Para vendosjes sė kufijve mė 1913, kryeqendėr e Ēamėrisė ishte qytet historik i Janinės.Janina e Ali Pashė Tepelenės, qyteti i 17 xhamive shqiptare, tė cilat qeveria greke mbasi e pushtoi Janinėn e Ēamėrinė me trevat tjera shqiptare, tė cilat gjinden nė Jug tė Epirit, bėri greqizimin e saj, duke shkatėrruar xhamit e duke shpėrngulur me dhunė popullsinė ēame.

Pėrveē qyteteve dhe fshatrave ēame qė pėrmendėm, Vilajeti i Janinės pėrfshinte edhe qytetet tjera si Meēovėn, Grebenėn, Delvinaēin dhe Konicėn. Mė nė veri janė qytetet tjera si Kosturi,Folomina, Serfixheja. Nė juglindje tė Ēamėrisė e nė jug tė Janinės shtrihet tjetra krahinė e madhe shqiptare e pushtuar nga Greqia mė 1913. Thesalia me qytetet kryesore Trihallėn e Larisėn emra shqip qė dalin nga: “tri hallat” dhe nga vendi “ i dhive lara”.

Pėr prejardhjen e emrit Ēamėri gjer mė sot trajtesat mė tė hershme u takojnė studjuesve tė huaj tė shekullit tė kaluar ,si psh. : M. Leake, Poucqueville, etj.

Vėmendja ėshtė drejtuar nga toponimia, qė ka natyrė konservative dhe ruhet realitivisht gjatė, kur ka zhvendosje popullsish. Ėshtė parė njė lidhje e ngushtė e emrit Ēamėri me emrin e lumit qė e pėrshkon atė,Thjamisi antik. Thjami ėshtė i identifikuar me Kalamajin,lumin qė shkon pran shkallės sė Filatit (Shkalla e Zarjanit).

Me sa dimė, askush tjetėr gjer mė sot nuk ėshtė pėrpjekur tė shpjegojė burimin e dy emėrimeve tė lumit nė lashtėsi dhe sot.

Ēabej ka vėrejtur se vazhdimėsia e dy termave Thiami-s- ēam-i,shpjegohet me ligjėsitė fonetike tė shqipes.

Nė tė mirė tė kėsaj teze, studjuesi shqiptar F.M.Rrapaj sjellė para studjuesve dhe njė fjalė tė ēamėrishtės, e cila mbėshtet autoktonin e emrit Thiam-is.Burimi duhet tė jetė emri i thjamė, i pėrdorur me kuptimin:gjė e papritur, ēudi, fatkeqėsi, e afėrt me ,,thagmė,, ,diēka e mirė a e keqe qė tė ēuditė shumė, pasi bėhet ndryshe nga ajo qė ėshtė e zakonshme tė tjera: ēudit, mrekulli. Me qenė se vėrtetohet se kjo fjalė nuk ka burim grek, sipas Ēabejt fakti provon edhe njė herė autoktoninė e shqiptarėve nė vendbanimet e tyre.

Pėrpjekjet pėr tė dėshmuar kėtė vazhdimėsi duke u mbėshtetur nė evolucionin fonetik tė toponimit (emrat tė vendeve) tė lashtė ilire,qė kanė arritur deri nė ditėt tona, nisin qysh nė gjysmėn e parė tė shekullit tė XIX-tė kur sunduesi anglez U.M.Lik nė toponimin shqip Ēam(-ėri) e nė etonomin ēam gjeti formėn e lashtė epirote Thyamis,qė kishte evoluar nė bazė tė ligjeve fonetike tė shqipes.

Vlen tė pėrmendet se nė vitin 1877 nė Gjermani del studimi i parė antropologjik pėr shqiptarėt e, me tė bashkė, nis dhe antropologjia e shqiptarėve.Dhe pėrsėri udhėrrėfyes nė kėtė degė tė albanologjisė do tė jetė njė figurė e shquar e shkencės sė shekullit tė XIX-tė, patologu dhe antropologu Rudolf Virhov 1821-1902, i mirėnjohur si “themelues i patologjisė qelizore” ;Punimi i tij “Mbi krainologjinė e ilirėve” u botua nė Berlin. E rėndėsishme ėshtė tė theksohet se antropologu i shquar identifikon shqiptarėt ( kafkat e tė cilėve ai i ka studjuar) me ilirėt dhe konkluzionet e studimeve tė tij ai i shfrytėzon si argumente kundėr synimeve antishqiptare tė fuqive imperialiste tė kohės.

Nga fundi i shekullit tė XIX-tė, Helbigu zbuloi se emrat e njerėzve qė hasen nė mbishkrimet mesape nė shumė raste janė thuajse tė njėjta me antroponimet ilire tė bregdetit lindor tė Adriatikut.

Ky fakt i zbuluar nga Helbigu, i kombinuar me tė dhėnat e burimeve tė lashta rreth njė mėrgimi tė mėparshėm tė banorėve tė Epirit dhe Ilirisė nė Italinė Jugore,e shpuri shumicėn e studjuesve nė pėrfundimin se mesapėt, njė fis jo italik qė banonte nė pjesėn lindore tė siujdhesės apenine, ishin njė degėzim i trungut tė popullit ilir.Pas kėsaj,mbishkrime tė gjetura nė trojet e lashta tė mesapėve filluan tė shiheshin si dokumente tė shkruara nė gjuhėn e ilirėve.


__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante