Tema: Lajme
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-02-08, 18:06   #307
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Intervistat e Hashim Thaqit qe nga viti 2001 e deri me tani...

Thaēi: Kosova ka kufijtė mė tė mbrojtur nė rajon

enlarge
Hashim Thaēi

27.02.2008
Zijadin Gashi
Gjendja e sigurisė nė Kosovė ėshtė nėn kontroll tė plotė tė mekanizmave vendorė dhe atyre ndėrkombėtarė, ka thėnė sot kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi.

Kufijtė e Republikės sė Kosovės janė mė tė sigurtit dhe mė tė mbrojturit nė gjithė rajonin, ka thėnė sot kryeministri Hashim Thaēi.

Ai tha se organet e rendit, si ato vendore dhe ndėrkombėtare, bashkė me KFOR-in, po mbajnė situatėn nėn kontroll si pėrreth kufijve, ashtu edhe nė pjesėt tjera tė Kosovės, ku ditėve tė fundit ka protesta apo edhe provokime qė vijnė nėpėr pikat kufitare me Serbinė.

Kryeministri Thaēi i bėri kėto komente nė mbledhjen e Qeverisė sė Kosovės.

“Dua t’ju siguroj se gjendja e sigurisė nė Kosovė ėshtė nė kontroll tė plotė tė mekanizmave tė sigurisė kosovare dhe atyre ndėrkombėtare. Kufijtė e shtetit tė Kosovės, mund tė konkludoj me pėrgjegjėsi tė lartė se janė mė tė sigurtit dhe mė tė mbrojturit tė tė gjitha vendeve nė rajon”, theksoi Thaēi.

Kryeministri Thaēi tha se policia vendore, ajo ndėrkombėtare dhe KFOR-i kanė njė bashkėpunim tė ngushtė me punėn e tyre profesionale qė kanė treguar.

“Ky ėshtė njė angazhim permanent pėr t’ju pėrgjigjur tė gjitha rrethanave dhe sfidave qė ka kaluar Kosova kėto ditė”, theksoi Thaēi.

Nė vijim, kryeministri kosovar tha se po vazhdon edhe njohja e shtetit tė Kosovės me intensitet dhe me njė vlerė e cilėsi tė shtuar prej shteteve, qeverive tė vendeve tė fuqishme.

Nė kėtė aspekt, Thaēi tha se Kosova do tė aplikojė shumė shpejt pėr anėtarėsim nė disa prej organizatave e mekanizmave ndėrkombėtarė, duke u pėrgatitur qė njė ditė tė konkurrojė edhe pėr anėtarėsim nė Kombet e Bashkuara dhe nė Bashkimin Evropian.

“Tanimė ėshtė dita e dhjetė e funksionimit tė Kosovės si shtet sovran dhe demokratik dhe ne duhet tė fillojmė menjėherė, si institucione tė Kosovės, procesin e aplikimit pėr anėtarėsim nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe nė Bankėn Botėrore. Shumė shpejt fillojnė procedurat pėr anėtarėsim edhe nė OKB, BE, me angazhimet qė janė tė domosdoshme paraprake, qė tė jemi pjesė e pėrkushtimit dhe vizionit tonė pėr NATO dhe OSBE”, tha Hashim Thaēi.

Me kalimin e periudhės katėr mujore tė tranzicionit, Kosova do tė mund tė formojė edhe Ministrinė e Punėve tė Jashtme.

Nė kėtė drejtim, Qeveria po pėrgatitet qė tė hapė dhe ambasadat e saj gjatė kėtij viti nė vendet qė e kanė njohur dhe do ta njohin Kosovėn si shtet tė pavarur.

Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi tha se janė caktuar edhe prioritetet lidhur me ambasadat dhe pėrfaqėsitė e para diplomatike tė Kosovės.

“Kosova i ka kapacitetet e veta edhe buxhetore qė t’i ndėrtojė, jo megalomani, se ne nuk do tė jemi nė mesin e shteteve, ta zėmė si Vatikani me mbi 170 ambasada, po njė shtet solid dhe pėrfaqėsimi ynė do tė jetė nė vendet ku kemi interesa politike, por, njėkohėsisht edhe bashkėpunim ekonomik, kulturor, etnik, e kėshtu me radhė. Mendoj qė Uashingtoni, Nju Jorku e Brukseli do tė jenė vendet ku do tė hapen ambasadat e para”, tha Kuēi.

Qeveria dhe institucionet tjera tė Kosovės janė duke pėrgatitur bazėn e nevojshme ligjore qė t’i trashėgojnė pėrgjegjėsitė, tė cilat UNMIK-u, para largimit, brenda katėr muajve tė tranzicionit do t’i bartė te vendorėt.

Andaj, nė Prishtinė vlerėsohet se vetėm pas tranzicionit, do tė mund tė flitet pėr funksionimin e Kosovės si shtet, brenda suazave tė pėrcaktuara me Paketėn Ahtisaari, duke pasur parasysh se do tė ketė edhe mbikėqyrje ndėrkombėtare nga misioni i BE-sė dhe prani tė vazhdueshme tė NATO-s.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė