Tema: Shteti
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-10-07, 21:30   #14
Berkan
 
Anėtarėsuar: 03-05-07
Vendndodhja: Rahovec, Kosove
Postime: 71
Berkan i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Shteti

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga arton bala
Ne postimin tim paraprak e shpreha mendimin se termi "shtet" varion ne tri perspektiva, qe mua m“u duken relevante per temen (juridike, filozofike dhe perspektiven e drejtes se popujve).

Ndryshe nga ti, une nuk njoh nje definim te pergjithesuar per termin shtet. Definicioni yt (konform Montevideos) eshte ai, te cilin une e kisha quajtur definicioni simbas te drejtes se popujve (qe bazon ne idete e Georg Jellinek-ut). Ky definicion sigurisht se eshte shume i rendesishem per temen, ngase ketu simbas mendimit intentohet nje diskutim mbi kete term ne saje te ceshtjes se shtetesise se Kosoves. Mirepo prap se prap nuk eshte nje definicion i pergjithesuar (i cili i ben obsolete definicionet tjera per shtetin). Sepse si shembull, ne aspektin juridik ky term eshte i pafrytshem. Ne jurisprudence kerkohet nje definicion, i cili mund te perdoret ne prakse, i cili pra eshte i frytshem per te zgjidhur nje problem konkret juridik. Kete "frytshmeri" nuk e gjen ne definicionin simbas Montevideos. Per kete arsye, ne aspektin juridik shtetin e kisha definuar keshtu (lexo me larte): Shteti eshte cdo institucion apo person, i cili ne rastin qe qendron per gjykim, ka kryer detyra publike. Ky definicion eshte ai i zakonshmi ne jurisprudence, sepse mundeson ndarjen e dy shtyllave te medha te jurisprudences: te drejten publike nga e drejta civile. Per kete arsye eshte i "frytshem" per raste konkrete ne prakse..

PS:
me duhet te bej edhe nje korigjim te postimit tim paraprak:



e kam harruar pra elementin e trete: pushtetin
Pikerisht koncepti i konferences se Montevideos eshte i vetmi koncepti i cili zbatohet ne praktike, sepse nuk mund te kemi shtet pa pushtet, nuk mund te kemi shtet pa territor si dhe nuk mund te kemi shtet edhe pa popullsi. ndoshta ndonjeri prej elementeve mund te kete nje rendesi me te vecante mirepo prapseprap ne mungese te vetem njerit element nuk mund te formohet shteti. Ndersa problemi i Kosoves deri pas clirimit ne vitin 1999 ishte se Kosva nuk kishte pushtet ne kuptimin e plote te fjales, kishte organe paralele mirepo nuk kishte pushtet faktik.
Berkan Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė