Tema: Hartim!
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-12-07, 15:15   #29
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Hartim!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Kronisti
Qėndrova njė kohė tė gjatė, me shikim nė bardhėsinė e ekranit. U mundova tė flas me kujtimet, u mundova t’ i thėrras nė ndihmė copėzat e ėndrrave tė ėndėrruara tashmė, por s’ndodhi as biseda me kujtimet dhe as ardhja qoftė edhe e trishtė e fragmenteve tė pejsazheve qė s’i gjeja dot nė jetė, e mė ishin shfaqur aq reale. Nė ekran hapja faqe tė Wordit tė mbushura me shkronja qė nė kėtė natė s’mė thonin asgjė, ndėrsa nga vetja, nė vete, se hapja dot asnjė faqe, asnjė...E dėshiroj... dėshiroj tė gėrmoj nė vete, dėshiroj tė jem i gatshėm qė tė depėrtoj nė thellėsinė mė tė madhe tė mundshme, pėr ta nxjerrė nė faqen e bardhė tė kompjuterit atė qė do tė doje ta lexosh... por ja qė se bėra dhe se bėjė dot, kėtė herė jo, sepse njė kohė relativisht tė gjatė ndėrroj veē shikime tė bardha me ekranin e kompjuterit, bardhėsi e cila ka shkaktuar njė ftohtėsi qė shėmbėllen para meje si njė virtyt qė njeriu ia krijoi kompjuterit dhe nga ai filloi ta bart nė vetvete nė fundshekullin e shkuar dhe vijon ta bėjė tė njėjtėn edhe nė shekullin e ri.
Ēfarė m'inspiron ky tregim i shkurtėr lirik ?
Sėpari mungesėn e dialogut tė mirėfilltė qė presupozon praninė e sėpakut dy a mė shumė bashkėbiseduesish. Dialogu me vetėvetėn ėshtė ilogjik e i pamundshėm. Pėrvoja e Kronistit ėshtė mė se bindėse : kujtimet, ėndrrat, pejzazhet qė dikur iu "ishin shfaqur aq reale", tani, kur i flas vetėvetės me zė tė ulur, pothuaj tė papėrceptueshėm(kujdes nga decibelėt se paguan gjobė...!)nuk janė mė "linear"; vendi e koha kur mė ishin shfaqur janė zbehur fare; struktura e tyre me duket e copėtuar, fragmentare, plot "hiatuse". Kronisti shkon edhe mė larg dhe pastron edhe kėtė strukturė tė destrukturuar me bojen e bardhė : kjo e fundit ėshtė mungesė chromatike. Projektimi i njė objekti tė bardhė nė njė pėlhurė tė bardhė ėshtė i padukshėm mu siē ėshtė e padukshme "bardhėsia"(esenciale, kemi tė bėjmė me emėr e jo mbiemėr).
Do tė pėrfundoja "inspirimin tim" me kėtė konstatim mjaft pesimist : shekulli i kaluar sikur i riu kanė shkaktuar njė zhvendosje rrėnjėsore te raporteve tė njeriut tė sotėm: ėshtė privuar nga e kaluara e tij; komunikon me vetėvetėn pėrmes ekranit tė bardhė tė cilit i mungon ēdo shenjė jete nė njė ambient(dimension) ku mbretėron "bardhėsia", "thellėsia" dhe "ftohtėsia", me njė fjalė "vdekja".

Ky interpretim angazhon vetėm Fshatarin!
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė