Shiko Postimin Tek
Vjetër 20-05-11, 17:02   #2
valiii
 
Anëtarësuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit që sheh çdo gjë

Le te kthehemi perseri per pak caste tek Adam Weishaupt dhe tek Illuminati qe ai krijoi. Ideja e priftit kanonik ne vetvehte dukej e paster. Krijimi i nje klase elitare me idera utopike bazuar ne nje filozofi qe ne vetvehte dukej te kishte pastertine, shkallen e larte te pergatitjes arsimore, duhej te ngrinte vlerat morale dhe virtytet. Pra nje baze e fuqishme per nje reformim te botes qe ti kunderviheshe veprimeve dhe influencave djallezore. (Ne vetvehte Illuminati ashtu si dhe Masoneria ka baze fetare dhe ne cdo epoke, nivel apo shkalle elitare, fetaret kane qene ata qe kane luajtur rrolin kryesor. Darius). Ashtu si te gjithe ata qe promovonin dicka te re ne ate kohe, Weishaupt kerkoi ndihmen e Freemasonry te cilen e terhoqi mbas vetes por pa i dhene ndonje ndihme iluminizmit ne ate kohe. Weishaupt ndonese ishte nje prift jezuit, brenda nje kohe shume te shkurter u shnderrua ne nje freemason te terbuar duke siguruar nje vend te nderuar ne njeren prej lobeve freemasove qe ironikisht quhej Lobi i Kujdesit. Ne momentin qe ai krijoi Illuminatit ishte i brymosur nga mesimet e Rusoit ne France dhe mesimeve antrikristiane te Manikeans. (Manikeans eshte nje doktrine qe frymezohet nga okultizmi egjyptian dhe lidhet ngushte me ritet e lashta te Egjyptit te vjeter. Darius).
Kjo doktrine po perhaphej disi ne Europen e asaj kohe dhe fillestari ishte nje i ashtuquajtur tregetar ambulant me emrin Kolmer i cili kishte kaluar shume vite ne Egjypt duke studiuar egjyptologjine dhe ne menyre me specifike doktrinen sekrete te Manikeaizmit.
Ne fillimet e saj Illuminzimi kishte pese anetar te vetquajtur reformiste liberal dhe partizane te barazise absolute. Nje moment kyc ne progresin e Illuminatit dhe menyres sesi infiltruan ne instancat me te larta te kohes ishte perpjekja qe Weishaupt ben per te promovuar doktrinen dhe thithur ne gjirin e saj emra te fuqishem te kohes. Akoma nuk dihet me saktesi sesi ai arriti te terheqi mbas vetes Adolph Franz Friedrich Ludwig Baron Von Knigge, njeriun me te fuqishem te asaj kohe, nje kristian i flakte dhe i pushtetshem dhe qe i ndiqte me plogeshti zhvillimet e freemasonry qe ne ate kohe perflitej veteme ne nivelet e larta te jetes aristokrate. Qe te mos zgjatem me detaje te merzitshme dhe duke shmanguar karakterin fetar te temes, Weishaupt terhoqi ne gjirin e tij brenda nje kohe shume te shkruter mbi 2000 fisnike te gjithe me lidhje te vogla ose te rendesishme me masonet dhe mjaft te fuqishem ekonomikisht dhe me nje shpejtesi te frikshme arriti te perhapte doktrinen e tij ne gjithe europen e asaj kohe. (Duhet permendur qe ne ate kohe kjo doktrine dhe ajo qe proklamonte zgjoi interesin e madh dhe te personaliteteve si Shiler, Gete, Mozart..Darius)
Nderkohe reaksioni nga ana e kishes filloi i forte dhe Illuminati u akuzuan sikur ishin agjente te Jezuiteve duke shenuar fillimin e nje konflikti fundi i te cilit dihet mire se ke pati per fitues. Qe nga ai moment Illuminati kaluan ne nje ilegalitet dhe sekret te plote. Madje edhe ne komunikimin me njeri tjetrin perdornin pseudonime. Psh Weishaupt ishte Spartaku, Knigge ishte Pilati, etj.
Jehona e Illuminatit te Bavarise shkoi deri ne Token e Re (Amerike) dhe implikoi emra si George Washington si suportues i fshehte i Freemasonry. Ne te njejten kohe analizat, kundershtimet dhe hetimet shenuar rastin e pare te lindjes se se ashtuquajtures Teori Konspirative qe flet per organizata sekrete me aktivitete te dyshimte, veprime financiare te erreta, komplote ndaj vendeve, kryetareve te shteteve, arme dhe cdo gje tjeter qe lidhet me mungesen e ligjshmerise.
Pra ajo qe quhet sot Teori Konspirative, lindi midis faqeve te pamfleteve, librave, artikujve qe denonconin Illuminati. Epiqendra e akuzimeve paraqitet qarte ne nje liber te shkruar ne vitin 1797 me nje titull shume te gjate: Prova Per Nje Konspiraci Kunder te Gjitha Feve Dhe Qeverive Te Europes Qe Mbahen Ne Mbledhjet Sekrete Te Masoneve Te Lire (Freemasonry)Illuminati...
Prova 170 vjecare e konspiracise u ribotua ne vitin1 967 pak kohe mbas vrasjes se Kennedit. John Birch Society e cila botoi librin e konsideron Illuminatin si nje rrezik te qarte dhe shume te madh te diteve te sotme.
Kjo ishte nje pamje e pergjithshme sesi u krjua Illuminati, si u shpernda dhe ca perfshiu ne gjirin e saj. Shume prej jush qe e lexoni ne kete forum mund te pyesni se cfare eshte ky rrezik qe perfaqeson ky grup apo doktrine. Per te kuptuar kete une po ju bej nje paranteze dhe sugjeroj nje dicka. Per nje moment, mendoni vetem per veten tuaj. Per nje moment flakni tutje cdo gje qe ju kane thene, gjerat qe ju kane mesuar ne shkolle, cfare keni degjuar ne radio, cfare keni pare ne televizor apo cfare ju kane thene politikanet. Vetem per nje moment te fillojme te mendojme per veten tone dhe sipas menyres sone te pa influencuar nga ajo mori shprehjesh, informacioni dhe shpelarje truri e perditshme. Le te provojme pra te mendojme sipas mendjes sone. Jo shume shpesh e kemi kete mundesi.
Besoj se shume prej nesh jemi te nje mendje nese themi qe ka dicka gabim me kete boten e sotme tonen. Ka dicka qe nuk shkon. Luftra civile, mjerim, semundje, uri, pastrime etnike, luftra fetare, dhunime te ndryshme te te drejtave te njeriut... lista eshte goxha e gjate. A jane keto fenomene te shkeputura apo kane te njejtin burim?
Ne, vazhdimisht jemi te ushqyer me propagande, lajme te keqija, genjeshtra, opione dhe nje tufe me sekrete te pathena. Jeten e bejme shume te percaktuar, duhet te sigurojme jetesen, kemi frike se mos humbasim punen. Mbijetesa jone eshte e rrezikuar dite perdite dhe enrgjite e te menduarit tone konsumohen ne pjesen me te madhe ne kete drejtim. Cfare eshte qe krijon kaq frike dhe pasiguri ne jeten tone? A thua jeta eshte kaq e frikshme apo eshte dikush dhe dicka qe e krijon qellimisht nje ndjesi te tille? Pjesa me e madhe e frikes dhe e terrorrit shperndahet nga media e cila zoterohet nga nje pjese e vogel njerezish ne majat me te larta dhe qe natyrisht kane agjenden e tyre.
Illuminati eshte nje grup shume sekret te cilet praktikojne okultizmin dhe qe ekzistojne prej mijera vjetesh. Nuk eshte nje klub kalmajash apo "prinderisht" te cilet kerkojne ndopak eksitim ne kete jete, jane shume shume me teper se kaq. Eshte nje organizate e strukturuar ne menyren me te persosur dhe me njerez qe jane ne pozicione shume te larta elitare. Keta njerez jane super te pasur ekonomikisht dhe qendrojne mbi ligjet. Shume prej ketyre njerezve nuk e kane emrin ne listen e njerezve me te pasur te botes, ata e mbajne sekret kete fakt.
valiii Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë