Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-07-06, 12:48   #20
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

AQIF MEHMED PASHA
Ishte nga vezirėt eminentė tė Perandorisė Osmane. Rrjedh nga njė familje e shquar tetovare, e cila ėshtė njė familje e vjetėr dhe e njohur nė Shqipėri. Stėrgjyshi i tij Rexhep Pasha kishte prejardhje lumjane, i cili njė kohė shėrbeu si vali nė Selanik. U vra nė frontin e Iranit, nė kohėn e Sulltan Ahmed Hanit. Edhe babai, Rexhep Pasha-zade Velijudin Hilmi beu nė ndėrkohė u vra nė More . Familja e tij ka afėrsi me familjen e Pejės .
Aqif Mehmed Pasha lindi nė kasabanė e Tetovės nė vitin 1238/1822. Pas vdekjes sė t'et, shkoi te mixha i vet Ali Hifzi Pasha, i cili ishte vali i Shkupit. Aty u edukua dhe u shkollua. Pas kryengritjeve qė u paraqitėn nė Shqipėri nė fund tė kohės sė Sulltan Mahmud Hanit II, mixhallarėt e tij Abdurrahmanin, Hifziun dhe Hasanin, me gjithė familje i detyruan tė shpėrngulen nga aty (nga Tetova dhe Shkupi - M.P.) dhe pėr disa vite i vendosėn nė vende tė ndryshme tė Anadollit. Mirėpo, disa vjet pas ardhjes sė Sulltan Abdulmexhidit nė fron, i solli nė Stamboll. Nė vitin 1265/1848 , me kėnaqėsi tė madhe, me titullin haxhegjan, e emėruan sekretar nė Kabinetin ministror. Pastaj, qe shpėrblyer me gradėn vezir i tretė dhe me njė pjesė xhevahiri (gur i ēmueshėm). Mė pastaj, nė luftėn e Malit tė Zi, bashkė me serdar Ekrem Omer Pashėn, tregoi trimėri dhe aftėsi tė jashtėzakonshme. Kėshtu, aftėsia dhe talenti i tij i jashtėzakonshėm shkencor, nga njėra anė dhe ai politik, nga ana tjetėr, tėrhoqėn vėmendjen dhe kujdesin e Reshid Pashės. Nė vitin 1269/1852 pėrsėri me gradėn mirmiran, emėrohet mytesarrif nė ejaletin e Shkupit, e pastaj bejlerbe i Rumelisė. Nė vitin 1275/1858 , me gradėn e vezirit emėrohet vali i Bosnjės. Qė nga kjo kohė shėrbeu si veli nė disa ejalete e pastaj vilajete: nė vilajetin e Danubit , Edrenesė, Bagdadit, Konjės, Vanit, Xhezair Bahri Sefidit , nga njė herė; nė vilajetin e Prizrenit dhe Janinės, nga dy herė; nė vilajetin e Selanikut dhe Bosnjės, nga tri herė. Nė kohėn e Sulltan Abdulaziz Hanit hyri nė Kabinetin ministror pėr ēėshtje tė drejtėsisė. Ndėrkaq, nė kohėn e sulltanatit tė Abdulhamidit dy herė u zgjodh kryetar nė Kėshillin e Lartė shtetėror. Nė vitet e fundit tė jetės, duke qenė nė-punės nė vilajetin e Xhezairi Bahri Sefidit, kėrkoi tė lirohet nga obligimet dhe detyrat. Njė kohė pas kthyerjes nė Stamboll, mė 1311/1893, nė moshėn 73 vjeēare vdiq. U varros nė oborrin e tyrbes (mauzoleut) sė Fatih Sulltan Mehmed Hanit.
Aqif Mehmed Pasha ishte njohės i shkėlqyeshėm i letėrsive orientale. Ashtu siē kishte aftėsi tė jashtėzakonshme pėr tė thurur poezi dhe pėr tė shkruar shkrime tė ndryshme nė tė tri gjuhėt orientale (turke, arabe, persiane - M.P.), dinte tė flasė bukur gjuhėn amtare (gjuhėn shqipe - M.P.) dhe gjuhėn greke, po ashtu kishte aftėsi tė shkruajė edhe nė gjuhėn frėnge.
Ishte personaltiet qė shquhej pėr sjellje tė mirė e moral, pėr fisnikėri e bujari, pėr drejtėsi e trimėri, e njėkohėsisht kishte afinitet pėr letėrsi.
Nga djali i tij i madh, Salih Rashid beu , i cili, poashtu, ishte nga letrarėt e talentuar tė kohės dhe anėtar i Kėshillit tė Lartė tė Shtetit, ka informacione se ai (Aqif Mehmed Pasha - M.P.) ka lėnė disa vepra tė ruajtura qė kanė tė bėjnė me letėrsi. Kėto dy tri bejte tė nxjerrura nga njė gazel i njohur i tij, janė dėshmi qė tregojnė pėr aftėsitė e tij letrare nė gjuhėn persiane .
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė