Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-07-11, 15:50   #3
taraku-1
Banned
 
Anėtarėsuar: 20-06-11
Postime: 1,208
taraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ramiqi ka lidhje me Hamasin ?!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zero Cool Shiko postimin
Schwartz: Ramiqi ka lidhje me Hamasin






Njėri nga organizatorėt e protestės pėr ndėrtimin e xhamisė nė qendėr tė Prishtinės, qė tashmė ėshtė promovuar nga protestuesit e besimit islam si lider, Fuad Ramiqi, po akuzohet nga njė gazetar amerikan i besimit islam se po pėrpiqet t’i shtrijė rrėnjėt e organizatave islamike radikale edhe nė Kosovė, shkruan Koha Ditore.


Ramiqi, i cili qe arrestuar nga forcat izraelite nė fillim tė kėtij viti, gjersa i ishte bashkuar njė karvani pėr dėrgimin e ndihmave nė Gaza tė Palestinės, po akuzohet nga gazetari

Stephen Suleyman Schwartz, i konvertuar nė mysliman, i cili ka shkruar dhjetėra artikuj pėr islamin nė Kosovė, pėr tė cilin ka thėnė se duhet tė merret si model.

Mirėpo, te Fuad Ramiqi ai sheh njė hile nė gjithė kėtė angazhim. Nė njė artikull tė botuar nė gazetėn “Standard” tė Washingtonit me titull “Nga Kosova nė Gaza”, Schwartz thotė se Fuad Ramiqi ėshtė pėrfaqėsues nė Kosovė i Rrjetit Evropian tė Myslimanėve (European Muslim Network) njė organizatė fundamentaliste e kryesuar nga Jusuf al-Qaradawi i lindur nė Egjipt, por qė jeton nė Katar dhe akademiku Tari Ramadan.

“Qaradawi dhe Ramadan udhėheqin vėllazėrinė radikale myslimane (Musliman Brotherhood) e cila sipas Thomas Joscelyn ka pasur lidhje me incidentin nė Gaza qė konsiderohet si aksion i kėsaj vėllazėrie. Hamasi nė Palestinė ėshtė gjithashtu degė e kėsaj vėllazėrie dhe Ramadan ėshtė njėri prej themeluesve tė kėsaj vėllazėrie nė Hassan al-Banna”, thotė ky gazetar.

Gjatė aksionit pėr dėrgimin e ndihmave humanitare nė Gaza, Fuad Ramiqi ishte njeri ndėr pjesėmarrėsit pėr thyerjen e bllokadės detare tė Izraelit. Ramiqi ishte bashkė me tre shqiptarė - myslimanė tė tjerė nga Maqedonia, Sami Emini, Jasmin Rexhepi dhe Sead Asipi.

Stephen Suleyman Schwartz thotė se Fuad Ramiqi – njė ish-ushtarak nė ushtrinė e ish-jugosllave qė iu bashkua ushtrisė boshnjake gjatė luftės sė viteve 1992-1995 nė Bosnjė-Hercegovinė ėshtė themelues i kėsaj vėllazėrie nė Kosovė tė quajtur “Forumi Mysliman i Kosovės” i krijuar nė vitin 2006.

“Nė ditėt e bllokimi tė Gazės, Grupi i Ramiqit kishte preferuar tė mbante tė fshehtė pėrfshirjen e tij nė gjithė kėtė histori. Por nė njė dokument tė vitit 2007 i shkruar nė gjuhėn angleze dhe i postuar nė sajtin zyrtar tė Ramiqit dėshmon ideologjinė e tij. Grupi kishte denoncuar edhe njė shkollė publike nė Kosovė, duke e kritikuar pėr moslejimin e 12 vajzave qė tė shkojnė nė shkollė me shami. Ndalimi i shamisė nėpėr shkolla nga autoritet kosovare ishte bėrė paralel me dhėnien e njė urdhri policėve pėr tė ndjekur dhe arrestuar radikalėt islamikė”, ka thėnė Schwartz.

“Konfrontimet ndėrmjet vahabistėve dhe myslimanėve lokalė kanė qenė tė dukshme nė tė gjitha vendet e Ballkanit Perėndimor pėrshirė dhe Malin e Zi, Bosnjėn, Kosovėn, Maqedoninė dhe Shqipėrinė. Prania e tre shqiptarėve tė Maqedonisė nė skenėn e gjakderdhjes nė Gaza nuk ishte befasuese pėr vėzhguesit e islamit nė Ballkan qė kur myslimanėt nė Maqedoni u janė nėnshtruar ndikimit tė parasė arabe”, thotė ky gazetar, i cili ka themeluar edhe njė shoqatė tė quajtur Qendra pėr Pluralizėm Islamik.

Por Fuad Ramiqi mohon kategorikisht tė ketė lidhje. Shkuarjen nė Gaza ai ka thėnė se e ka bėrė vetėm pėr humanizėm.

“Forumi Mysliman ėshtė OJQ e regjistruar. Unė nuk i lexoj dhe nuk i pėrcjell ato qė ju i paskeni pėrcjellė dhe qė i lexoni. Unė jam shqiptar. E kam dhėnė njė kontribut tė madh pėr kėtė vend, kam luftuar pėr kėtė vend, e dua kėtė vend. Kjo duket nė popull, nuk kam nevojė tė kem lidhje, nuk kam, nuk kam pasur edhe nuk do tė kem asnjėherė as me Vėllazėrinė Myslimane apo me ndonjė organizate tjetėr kudo qė ndodhet nė botė”, ka thėnė Ramiqi.

“Absolutisht asnjėherė kurrė nė jetėn time nuk kam pasur asnjė lidhje me asnjė shoqatė, lėre mė organizatė, tė cilės ju i referoheni”, tha ai.
Si tka nje levizje nga xhemati nga islami, ndakik kan me dal me ndonje ide, ky eshte terorist....

U msum ma me kta... , nuk o per me u qudit.
taraku-1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė