Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-06-13, 09:42   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs down Titulli: Vrasėsit e shekullit 20

Mao Tse-Tung

Pseudonimi i tij ishte “Timonieri i madh” dhe cilėsohet si shprehja mė e lartė e marksizmit. Kreu i Kinės, Mao Tse-Tung akuzohet se ėshtė pėrgjegjės pėr vdekjen e 14-20 milionė njerėzve nga uria gjatė “Kapėrcimit tė madh pėrpara”. Plus kėtyre, shtohen edhe dhjetėra mijėra tė vrarė dhe miliona jetė tė shkatėrruara gjatė “Revolucionit Kulturor”. Mao Tse Tung, njė nga diktatorėt mė tė mėdhenj nė botė, u vendos nė krye tė Kinės mė 1 tetor tė vitit 1949. Njė ndėr ndėrmarrjet e tij ishte dhe “Kapėrcimi i madh pėrpara”, njė iniciativė qė i shpėrndante tė gjithė intelektualėt e punėtorėt, pėr tė punuar nė fshatra, fabrika e miniera. Shkurtimet e ushqimeve dhe rezultatet e ulėta nė prodhim, shkaktoi demoralizimin i punėtorėve. Sipas tė dhėnave, nga viti 1958-1961, 14-20 milionė njerėz vdiqėn nga uria. Pas kėtij dėshtimi, Mao jep dorėheqjen si kryetar i Republikės Popullore tė Kinės, por qėndroi nė pozita tė larta nė kupolė. Mao Tse-Tungu vdiq nė moshėn 82-vjeēare, nė vitin 1976.

Ne Win

“Babai i madh” erdhi nė pushtet nė vitin 1962 me anė tė njė grushti shteti. Kreu i Burmės e mbajti regjimin e tij diktatorial deri nė vitin 1988. Rreth 3-10 mijė tė vrarė janė regjistruar nė tė ashtuquajturėn “Demokracia e Pranverės”, protesta tė mėdha tė drejtuara nga studentė ndaj regjimit militar. Protestat nisėn pas vendimit tė Ne Win-it pėr tė riqarkulluar kartėmonedha, tė cilat pėrpjesėtohen me numrin nėntė. Win, i cili ishte i fiksuar pas miteve dhe numerologjisė, e konsideronte 9-n si numėr me fat, por pa u shqetėsuar se kjo “profeci” do t’u hiqte vlerėn kursimeve tė shumė njerėzve, aq mė tepėr qė s’do tė kishte asnjė kompensim. Regjimi u pėrgjigjet protestave duke hapur zjarr dhe duke vrarė mijėra demonstrues. Win rrėzohet nga pushteti nė vitin 1988. 10 vjet mė vonė vdes nė moshėn 92-vjeēare nė gjendje arresti shtėpiak.

Nicolae Andruta Ceausescu

Ceausescu mund tė kishte qenė njė hero, por nė historinė botėrore u fut nė listėn e diktatorėve mė tė mėdhenj tė shekullit tė 20-tė. I quajtur “Gjeniu i Karpateve”, kreu i Rumanisė akuzohet pėr vrasjen e rreth 5 mijė njerėzve gjatė revolucionit tė vitit 1989 qė e pėrmbysi Ceausescu-n. Ndėrkohė nė listėn e vrasjeve shtohen edhe me mijėra vdekje gjatė viteve’80, tė shkaktuara nga privimet e regjimit, tė cilin ai drejtoi. Ai ishte president i Rumanisė dhe kreu i Partisė Komuniste. Nė vitin 1989, pasi u rrėzua nga kreu i shtetit, Ceausescu u dėnua pėr krime nė masė dhe u ekzekutua sė bashku me bashkėshorten e tij.

Pol Pot

Pol Pot ishte drejtues i Partisė komuniste nė Kamboxhia (Khmer Rouge) dhe kryeministėr nga viti 1976-1979. Gjatė kohės sė regjimit tė tij diktatorial janė vrarė mbi 3 milionė kamboxhianė. Sapo erdhi nė pushtet, Pol Ploti deklaroi “Vitin Zero”, dhe drejtoi njė program tė pamėshirshėm tė “purifikimit” tė shoqėrisė kamboxhiane nga kapitalizmi, kultura perėndimore, feja etj. Me mijėra vetė u ekzekutuan. Sipas tė dhėnave, nė njė qendėr ku mbaheshin njerėz tė arrestuar, janė torturuar dhe ekzekutuar rreth 15 mijė “elementė antiparti”, ku pėrfshiheshin edhe gra e fėmijė. Tė paktėn edhe 20 qendra tė tilla operonin nė vend nė atė kohė. Kulmi i regjimit arriti nė vitet ’77-’78, kur Pol Pot nisi njė fushatė gjakderdhjeje kundėr “armiqve tė fshehur”. Tė paktėn 200 mijė vetė janė ekzekutuar nė atė kohė.

Prince Yasuhiko Asaka

Ai cilėsohet si orkestruesi i masakrės sė Nanjing, ku u vranė 200 -350 mijė civilė kinezė dhe ushtarė tė dorėzuar. Robėrit kinezė u torturuan, u dogjėn tė gjallė, u vranė me bajoneta nė formė masive. Maskara ndodhi nė vitin 1937, gjatė luftės sė dytė kino-japoneze. Anėtari i familjes mbretėrore, nė atė kohė ishte komandant i forcave japoneze. Pas masakrės ai u thirr nė Tokio, por nuk u ndėshkua. Nė vitin 1938, mbreti Hirohito e emėroi Asakėn nė Kėshillin Suprem tė Luftės. Megjithėse nė vitin 1946 nė Tokio u bė gjyqi pėr krimet e luftės, dhe dy funksionarė u pushkatuan pėr masakrėn e Nanjing, Asaka vetėm sa u pyet pėr pėrfshirjen e tij nė kėtė ngjarje, por nuk u gjykua, pasi kishte imunitet si anėtar i familjes mbretėrore.

Radovan Karadzic

Politikani serbo-boshnjak ėshtė akuzuar pėr vrasjen e 20 mijė njerėzve gjatė luftės nė Bosnje – Hercegovinė nė vitet 1992-1995. I shpallur president i republikės serbe tė Bosnje-Hercegovinės nė vitin 1992, Radovan Karadzic akuzohet se ka urdhėruar gjatė luftės sė Bosnje- Hercegovinės spastrimin etnik tė myslimanėve boshnjakė. Nė vitin 1996 Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės e akuzoi Radovan Karadzic pėr krime lufte dhe gjenocid ndaj myslimanėve tė Bosnjės dhe popullsisė kroate. Ai tani po gjykohet nga Gjykata e Hagės pėr krime ndaj njerėzimit.

Rafael Trujillo

President i Republikės Domenikane nga viti 1930 deri nė vitin 1961, Trujillo akuzohet pėr vrasjen e rreth 20 mijė haitianėve nė vitin 1937. Kėsaj i shtohet edhe njė listė e madhe e disidentėve domenikianė dhe figura tė opozitės, tė vrarė gjatė regjimit tė tij 31-vjeēar. Masakra e vitit ‘1937 filloi pas kapjes dhe ekzekutimit tė disa agjentėve domenikianė nė Haiti. Trujillo e pėrdori kėtė si justifikim pėr tė pėrforcuar vijėn kufitare me Haitin dhe pėr tė spastruar Republikėn Domenikane nga haitianėt. Rreth 200 mijė civilė tė paarmatosur u vranė. Viktimat u identifikuan, pasi iu kėrkua tė shqiptonin fjalėn “majdanoz”, pėr t’u dalluar nga theksi nėse ishin haitianė apo jo. Masakra u quajt “El Corte” (Prerja). Trujillo nė njė fjalim e pėrshkruan masakrėn si njė sfidė pėr haitianėt, qė i karakterizon si njė racė inferiore, e cila pėr shkak tė superioritetit tė saj nė numėr, ka dominuar dhe poshtėruar domenikianėt pėr mė shumė se njė shekull.

Ratko Mladiē

Gjenerali serbo – boshnjak Ratko Mladiē ėshtė ndoshta ndėr vrasėsit mė tė fundit tė shekullit tė XX. Ai ėshtė akuzuar pėr vrasjen e 8100 myslimanėve boshnjakė gjatė luftės nė Bosnje-Hercegovinė nė vitet 1992-1995, si dhe 10 mijė boshnjakėve tė tjerė. I arsimuar nė akademinė ushtarake nė Jugosllavi nė vitet ’60, Mladiē i ngjiti shumė shpejt shkallėt e karrierės ushtarake. Nė vitin 1992 ai emėrohet komandant i ushtrisė serbo-boshnjake tė Republikės Serbe tė Bosnje-Hercegovinės. Ai ėshtė akuzuar edhe pėr masakrėn e Srebrenicės, njė nga mė tė mėdhatė tė ndodhur nė Evropė qė pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore. Nė vitin 1996 ai ėshtė akuzuar nga Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės pėr krime kundėr njerėzimit. Ai u arrestua para dy viteve dhe tani ėshtė duke u hetuar.

Sadam Hysein

Ish-diktatori irakian ėshtė cilėsuar si njė nga vrasėsit mė tė mėdhenj tė shekullit tė kaluar. Ai ėshtė akuzuar se gjatė regjimit diktatorial nė Irak ka vrarė me mijėra njerėz, ndėr ta shumė kurdė dhe shitė. Sadam Hysein erdhi nė fuqi nė vitin 1979 dhe qėndroi nė pushtet deri nė vitin 2003 kur forcat ushtarake anglo-amerikane rrėzuan regjimin e tij. Gjatė regjimit tė tij diktatorial, Sadami eliminoi tė gjithė kundėrshtarėt e tij politikė. Ai e drejtoi vendin nė mėnyrė tė egėr dhe ndoqi njė politikė shfarosėse kundėr kurdėve qė banonin nė Irak dhe fiseve shite. Ai u arrestua nė 13 dhjetor 2003, dhe pas njė procesi gjyqėsor u dėnua me vdekje. Ekzekutimi i tij u krye mė 30 dhjetor 2006.

Sllobodan Millosheviē

I quajtur ndryshe si “Kasapi i Ballkanit”, Sllobodan Millosheviē ėshtė pėrgjegjės pėr vrasjen e 230 mijė njerėzve dhe shpėrnguljen e nga trojet e tyre e 3 milionė tė tjerėve. Nė vitin 1989, Millosheviē merr postin e Presidentit tė Republikės sė Serbisė, tė cilin e mban deri nė vitin 1997. Nga 1997 deri nė vitin 2000 ai zgjidhet president i Republikės Federale tė Jugosllavisė. Millosheviēi u akuzua pėr krime kundėr njerėzimit pėr operacionet e ushtrisė jugosllave nė Kroaci, Bosnje-Hercegovinė dhe Kosovė. Millosheviēi u gjet i vdekur nė qelinė e tij nė Hagė, mė 11 mars 2006, disa muaj para se tė pėrfundonte gjykimi i tij nė Hagė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė