Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-06-12, 09:25   #66
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Hajnia e shekullit

Skandali me patentshoferė
Hetuesi Nysret Sahiti ka marrė kėrcėnime me vrasje si paralajmėrim pėr tė mos e denoncuar kolegen e tij, Valdete Gubetini, pėr “zhdukjen e dėshmive” nė njė rast korrupsioni nė Qeverinė e Kosovės.
Gubetini kurrsesi nuk donte qė pėr rastin e saj tė dinin eprorėt policorė, kurse Inspektorati Policor i Kosovės tė dinte pėr dokumentet qė kishte “harruar” nė njė kafe nė Prishtinė e qė ishin pjesė e dosjes sė hetimeve pėr keqpėrdorime me patentė shoferė nė Ministrinė e Infrastrukturės.
Hetuesja qė punon nė drejtorinė kundėr krimeve ekonomike tė Policisė sė Kosovės ėshtė suspenduar javėn e kaluar, nėn dyshimin se ėshtė e pėrfshirė direkt nė zhdukjen e provave pėr keqpėrdorime nė ministrinė qė udhėhiqet nga Fehmi Mujota. Ajo ishte hetuesja kryesore dhe dyshohet se ka provuar tė zhdukė dėshmitė. Ky rast, qė ka tė bėjė me dhėnien e patentė shoferėve me para dhe pajisjen e shoferėve me kėtė dokument pa iu nėnshtruar asnjė provimi, konsiderohet si njėri prej rasteve mė tė mėdha tė korrupsionit, qė ėshtė hetuar nga Policia e Kosovės. Rasti tash ka kaluar nė Prokurorinė Speciale tė Kosovės.
“Koha Ditore” ka marrė vesh se i gjithė ky skandal ka ndodhur javėn e kaluar, kur hetuesit policorė kishin bėrė gati dosjen pėr ta dorėzuar nė Task Forcėn kundėr korrupsionit nė Prokurorinė Speciale. Por para se tė dorėzohej dosja nė Prokurori, ajo ka shkuar nė njė kafene nė rrugėn “Rexhep Luci”.
Sipas burimeve, Vlora Gubetini …aty ėshtė takuar me njė person tė interesuar pėr rastin, tė cilit i ka raportuar pėr hetimet kundėr zyrtarėve tė lartė tė Ministrisė sė Infrastrukturės. Mirėpo kur ėshtė larguar nga lokali, hetuesja e policisė ka harruar njė dėshmi tė cilin e ka gjetur njėri prej kamerierėve. Burimet kanė thėnė se ky kamerier, emri i tė cilit ėshtė i njohur pėr redaksinė, e ka njoftuar hetuesin Nysret Sahiti dhe i ka treguar se kolegia e tij, Valdete Gubetini, ka harruar njė dokument.
Gjetja e kėtij dokumenti i ka nxjerrė telashe tė mėdha policit Nysret Sahiti. Presion i madh ėshtė ushtruar mbi tė qė tė heshtė. Burimet kanė thėnė se ai ėshtė kėrcėnuar edhe me jetė nėse zbulon kėtė rast.
“Polici ėshtė kėrcėnuar dhe pėr kėtė arsye eprori i tij, Emin Beqiri, i ka dhėnė pushim. Eprori i ka thėnė qė tė mos dalė nė punė e po ashtu i kanė ofruar edhe mbrojtje derisa tė zbardhet rasti”, ka thėnė burimi i gazetės .
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė