Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-06, 19:37   #185
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kosova ka humbur njė lider historik, vlerėsojnė personalitetet e huaja politike

Prishtinė, 24 janar - Personalitete tė ndryshme evropiane e botėrore vazhdojnė tė vlerėsojnė figurėn e Presidentit Rugova dhe tė shprehin ngushėlllimet e tyre.
Kryetarja e delegacionit tė Parlamentit Evropian pėr Europėn Juglindore, Doris Pak, ėshtė shprehur e tronditur nga vdekja e Presidentit tė Kosovės. "
E njihja qė nga viti 1989. E kam mbėshtetur gjithmonė pėr luftėn e tij, forcėn, qetėsinė dhe mėnyrėn paqėsore me tė cilėn pėrpiqej pėr popullin shqiptar, pėr Kosovėn. Ai ka qene njė personalitet me njė dukje shume delikate, por ne brendėsi kishte shume vullnet dhe ishte i vendosur pėr njė Kosove te pavarur" ka thėnė Pack nė njė intervistė pėr TV Alsat. Ajo ka vlerėsuar se zėvendėsimi i Rugovės nuk ėshtė i lehtė, por beson se vdekja e tij nuk do tė ndikojė nė procesin e zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės.
"Vazhdimėsia e Rugovės s'ėshtė e qarte. Kur njė njeri si ai largohet nga skena, zėvendėsimi nuk ėshtė i lehte. Ky ėshtė njė problem i partisė se tij, i tė gjithė shqiptarėve. Ai kishte njė autoritet tė madh dhe tani mund tė shpėrthejnė rivalitetet. Unė ia kam frikėn kėsaj". Pak ka thėnė se tash qė po fillojnė bisedimet pėr statusin pėr tė realizuar qėllimin pėr tė cilin Rugova ka luftuar qetėsisht pėr vite tė tėra nuk ėshtė koha pėr rivalitet midis shqiptarėve.
Ish-kryeministri suedez Karl Bilt, i cili ka qenė i dėrguar i posaēėm pėr Ballkan i Bashkimit Evropian (BE) dhe Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara (OKB) ka bėrė njė deklaratė pas vdekjes sė presidentit Rugova. "Me humbjen e Ibrahim Rugovės, Kosova ka humbur njė person qė nė kohė kritike ka mundur tė bashkojė dhe tė moderojė skenėn politike shumė tė ndarė", ka thėnė Bild.
Ministrja e Jashtme suedeze Lajla Frajvalds ka shprehur ngushėllimet e vendit tė saj pėr vdekjen e presidentit Ibrahim Rugova. "Rugova ishte forcė e bashkimit nė mesin e shqiptarėve tė Kosovės, dhe vdekja e tij ėshtė njė goditje pėr negociatat e ndjeshme pėr pavarėsi nga Serbia", citohet tė ketė thėnė ajo, nė mediat suedeze.
Kryeministri i Greqisė Kostas Karamanlis ka shprehur ngushėllime pėr popullin e Kosovės pas vdekjes sė presidentit Ibrahim Rugova. "Mungesa e tij e bėn mė tė vėshtirė dhe mė tė komplikuar pėrpjekjet pėr tė formuar modelin e ardhshėm tė qeveris-jes nė Kosovės", ka thėnė Karamanlis.
Kryetari i Kuvendit tė Maqedonisė Lupēo Jordanovski i ka dėrguar njė telegram ngushėllimi kryeparlamentarit Nexhat Daci, nė tė cilin shpreh ngushėllime pėr vdekjen e presidentit Ibrahim Rugova.
"Ne shpresojmė qė qytetarėt dhe autoritetet nė Kosovė do tė kenė forcė pėr t'u pėrballur me kėtė humbje tė madhe. Ibrahim Rugova ishte person qė rae reputacionin e tij tė madh dhe menēurinė e tij politike kishte pėrkrahės tė shumtė nė Kosovės dhe miq tė shumtė nė bashkėsinė ndėrkombėtare", thuhet nė telegramin e ngushėllimit. Me largimin e tij nga skena politike, ka thėnė Jordanovski, qytetarėt dhe autoritetet nė Kosovė, si dhe rajoni ka humbur njė person konstruktiv qė kishte rol tė rėndėsishėm dhe qė ka kontribuar shumė pėr paqe dhe stabilitet.
"Jam i bindur qė autoritet e Kosovės do tė vazhdojnė rrugėn e trasuar nga Rugova dhe do t'i kontribuojnė procesit tė forcimit tė stabilitetit dhe sigurisė si dhe ndėrtimit tė kapaciteteve demokratike tė institucioneve tė Kosovės", ka thėnė ai.
Nė emėr tė Kėshilli tė Evropės, sekretari i pėrgjithshme Terri Dejvis ka shprehur ngushėllime tė sinqerta pėr popullin e Kosovės, qė, siē ka thėnė ai, "ka humbur njė lider historik".
"Ibrahim Rugova ishte njė politikan i cili besonte nė paqe dhe ishte i gatshėm pėr tė rrezikuar pėr tė. Ai vdiq nė prag tė hapjes sė bisedimeve pėr tė ardhmen e Kosovės, qė do tė ēojė nė zgjidhje tė drejtė, paqėsore dhe demokratike pėr Kosovėn dhe tė sjellė stabilitet dhe prosperitet pėr tė gjithė qytetarėt e saj", ka thėnė Dejvis, nė telegramin e tij tė ngushėllimit.
Edhe shefi i zyrės sė Kėshillit tė Evropės nė Prishtinė, Zurab Katēkatishvili ka dėrguar njė telegram ngushėllimi. "Kam qenė i privilegjuar tė takojė presidentin Rugova disa herė dhe e di se sa tė forta dhe tė thella ishin bindjet e tij qė i vuri nė shėrbim pėr tė ardhmen e Kosovės", ka thėnė Katēkatishvili. Vepra dhe pėrkushtimi i Rugovės, ka shtuar ai, duhet tė mbesin gjithnjė si njė shembull pėr ata, tė cilėt do tė kenė pėrgjegjėsi nė tė ardhmen.
"Kėtyre ditėve jam pranė atyre qė po mbajnė zi pėr figurėn historike tė presidentit tė ndjerė Rugova", ka theksuar ai.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė