Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-10-13, 15:08   #21
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Elections 2013

Votimi jashtė vendit ?!



Votuesi me tė drejtė vote i cili pėrkohėsisht mungon nė Kosovė mund tė votojė pėr zgjedhjet nė Kosovė nėse ai ose ajo ka aplikuar suksesshėm pėr votim jashtė Kosovės dhe ka votuar nė pėrputhje me dispozitat e kėtij ligji dhe rregullat e KQZ-sė. Vota pėrmes Votimit Jashtė Kosovės duhet tė pranohet nga KQZ-ja para ditės sė zgjedhjeve, sikurse pėrcaktohet me anė tė rregullave tė KQZ-sė.

Procesi i votimit nga Jashtė Kosove realizohet pėrmes postės. Ky process bazohet nė dy periudha. Nė pėriudhėn e regjistrimit dhe periudhėn e dėrgimit tė fletėvotimit.

Ēdo qytetarė qė konsideronė se ka tė drejtė dhe ėshtė i interesuar pėr tė votuar duhet tė aplikojė pėr t’u regjistruar si votues jashtė vendtit. Pas aplikimit KQZ-ja do tė ju njoftojė nėse kėrkesa e juaj ėshtė aprovuar apo jo. Tė gjithė aplikuesit e aprovuar do tė pranojnė fletėvotimet e caktuara dhe materialet tjera pėrcjellėse nė adresėn e paraqitur gjatė aplikimit sa mė shpejt qė tė jetė e mundur.







Udhėzim i votimit pėrmes postės

Nė Zgjedhjet pėr Kuvendin Komunal, Votuesit mund tė shėnjojnė nė Fletėvotim njė subjekt politik dhe mund tė votojė pėr njė kandidat nga lista e kandidatėve tė kėtij subjekti politik. Ndėrsa nė fletėvotimin pėr Kryetarė Komune, nė anėn e majtė tė fletėvotimit ju mund tė shėnoni vetėm njė kandidat pėr kryetar komune.

Nė ueb faqen e KQZ-sė janė tė vendosura Fletėvotimet pėr Kuvendet Komunale, Fletėvotimet pėr Kryetar tė Komunave dhe Listat e Kandidatėve pėr secilėn komunė.

Kthimi i pakos sė fletėvotimit:

Vendosni VETĖM fletėvotimet nė zarfin e fshehtėsisė dhe mbylleni Kjo do tė mbajė votėn tuaj sekrete.
Vendosni fotokopjen e njė dokumenti identifikues tė vlefshėm ose njė shėnim qė pėrfshin tė dhėnat tuaja personale qė pėrmban emrin, mbiemrin, emrin e babait dhe datėn e lindjes,. Dėftesėn e regjistrimit (e cila duhet tė prehet me gėrshėrė) dhe zarfin e fshehtėsisė me fletėvotimet brenda vendoseni nė zarfin e kthimit me adresė tė shtypur tė KQZ-sė.

Secili person duhet tė dėrgojė zarfin kthyes tė tij/saj duke i pėrfshirė artikujt mė lartė
Vėni vula postare tė mjaftueshme dhe dėrgojeni me postė tek ne.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovės,
Votimi Jashtė Kosovės,
Posta nr. KUTIA 351,
10 000 Prishtinė, Kosovė.

Deri mė 1 Nėntor 2013.

Zarfi i kthimit i cili pėrfshin tė gjitha dokumentet e kėrkuara dhe zarfin e pashėnuar (tė fshehtėsisė) sė bashku me fletėvotimet duhet Pranuar nė kutin postare deri me 1 Nėntor 2013. Luteni qė t’i ktheni dėftesat e regjistrimit

Periudha e votimit

Ēdo votues me tė drejtė vote me qėndrim jashtė Kosovės ka tė drejtė tė votojė nė zgjedhjet pėr Kuvend, nėse ata kanė pėrmbushur me sukses procesin paraprak tė regjistrimit. Periudha e regjistrimit ėshtė realizuar prej datės 27 Korrik deri mė 17 Shtator 2013. Ndėrsa, Periudha e Votimit fillon me datė 1 Tetor 2013 dhe pėrfundon me datėn 1 Nėntor 2013.

Pėr tė siguruar integritetin e mėtejshėm tė procesit tė votimit, KQZ-ja do tė verifikojė vlefshmėrinė e tė gjitha pakove tė fletėvotimit tė pranuara nėse janė tė pranueshme. Ky proces plotėsues i verifikimit do tė zhvillohet tė dielėn mė 3 nėntor 2013, duke filluar nė orėn 08:00 nė zyrat e KQZ-sė. Pasi tė pėrfundojė verifikimi, pakot e fletėvotimeve do tė transportohen nė Qendrėn e Numėrimit dhe tė Rezultateve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se vėzhguesit e akredituar mund tė vėzhgojnė procesin e verifikimit tė vlefshmėrisė.

Zarfi i kthimit i cili pėrfshin tė gjitha dokumentet e kėrkuara dhe zarfin e pashėnuar (tė fshehtėsisė) sė bashku me fletėvotimet duhet Pranuar nė kutin postare deri me 1 Nėntor 2013.

Fletėvotimet e shėnjuara mund t’i dėrgoni pėrmes postės nė adresė tė KQZ-sė:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,
Votimi Pėrmes Postės,
Posta Nr. 6
Kutia 351,
10 000 Prishtinė,
Republika e Kosovės.



Fletėvotimet me postė duhet tė pranohen nga KQZ-ja mė sė largu deri mė 1 Nėntor 2013.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė