Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-11-06, 23:31   #6
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Dymbedhjete ore kishin kaluar dhe shpesh gjate kesaj kohe te qendrimit ne varr mendonim per gryket tona te thara dhe do jepnim gjithe parate qe kishim vetem per nje gllenjke uje. Edhe nje gllenjke wisky do mjaftonte per te shuar etjen torturuese qe po na mundonte prej oresh. Dera e dhomes u mbyll ngadale mbas shpinave tona dhe ne filluam te rrugen drejt majes se Piramides. Ideja qe do dilnim seshpejti na mbushte me energji dhe merzine e oreve te gjata ne ngjitjen e shkalleve e thyem duke diskutuar planin per ekspediten tjeter ne brendesi te Piramides dhe pajisjet qe duhet te merrnim me vete. Mendimi i pergjithshem ishte qe te ndertonim nje maket te hapjes se gurit dhe te ushtroheshim ne menyre qe te saktesonim sesa persona mund te futeshin brenda perpara se guri te mbyllej perseri.

Kur tre anetaret e ekspedites mberriten ne maje te shkalleve ata menjehere provuan sinjalin tonal (kete rradhe te kthyer mbrapsht) duke e lene butonin gati. Ngjitja neper shkalle ishte pabesueshmerisht e shkurter dhe ju hengri vetem 5 ore e gjysem qe mund te duket e gjate por nuk eshte aspak e tille po te kihet parasysh veshtiresia e ngjitjes, pluhuri dhe rreziku i vazhdueshem i demtimit apo plagosjes neper guret e thepisur. Koha totale qe na mori per te gjithe kete aventure duke filluar me hapjen e gurit, zbritjen neper shkalle, zbulimin e deres se hekurt dhe hyrjen brenda ne dhome, studimin perciptaz te saj, daljen nga dhoma dhe ngjitjen perseri drejt majes se Piramides ishte rreth 19 ore e gjysem. Kur provuam kodin zanor cdo perpjekje deshtoi dhe kjo na mbushi zemren me nje frike te papare. Mbas nje fare kohe zhytjeje ne mendime te tella Amend Abouu papritur gjeti zgjidhjen qe duke qene se cdo gje ishte e shumezuar me shtate atehere kjo duhet te jete dhe zgjidhja. Ora tani ishte 20.45. Nese kjo teori ishte e sakte dhe numri magjik ishte 7 atehere guri duhej te hapej ne oren 21, pra nje pritje e vogel prej 15 minutash. Ose 21 + 7 sic ndodhi ne momentin e hapjes. Ne oren 21.07 perdoren perseri rregjistruesin zanor dhe kete rradhe guri filloi te levizte ngadale dhe nje rrjedhe ajri i fresket na mbushi mushkrite per mrekulli. Liria eshte dicka e shtrenjte dhe nuk i gezoheshimi dot. Poshte nesh mundem te shikonim pjestaret e tjere te grupit qe spo i besonin syve.

Nuk eshte e nevojshme te pershkruhet se cfare ndodhi kur grupet u bashkuan. U diskutuan shume gjera ne lidhje me kete zbulim te madh. U hartuan plaen brenda diteve te ardhshme per nje udhetim te dyte dhe shqetesimi i perbashket ishte ndertimi i nje maketi per te llogaritur kohen dhe numrin e njerezve qe do ishin ne gjendje te futeshin brenda ne kalim. 15 ditet qe vijuan sherbyen per te gjetur materialet e duhura per ndertimin e modelit.

Gjate zbritjes se pare ne pame dicka e cila nuk mund te shpjegohej teresisht por sidoqofte ne ate moment tre eksploratoret ishin te perqendruar ne zbritjen e shkalleve dhe evitimin e pluhurit. Por mbas perfundimit te ekspedites se pare ju rikthyen pamjes se atyre dy dyerve te pazakonta qe ndodheshin, e para poshte pikes se mesit te shkalleve ndersa tjetra jo me larg se tre grupe shkallesh me poshte. Nese gjate zbritjes nuk do qellonte qe ajri te ishte pastruar per disa sekonda nga pluhuri do te kishte qene e pamundur qe te viheshin re. I gjithe imazhi mendor nuk ishte fare i qarte dhe mbase nje e care ne gur mund te na kishte krijuar imazhin e nje dere. Ne momentin kur te tre po perpiqeshim te kujtonim detaje nuk u ndjeme me te sigurt per ate qe menduam fillimisht. Udhetimi tjeter per ne kalimin sekret dhe ne varrin e fshehur do zbulonte nese dyert ndodheshin aty apo ishin nje produkt halucinativ i mendjeve tona


vazhdon...
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė