Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-07-11, 12:57   #35
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: UĒK zanafilla

17.10.96 RILINDJA

AFP: NĖ KOSOVĖ VAZHDON GJENDJA E ACARUAR RRITET TENSIONI NDĖRETNIK

Deri tani, marrėveshja Millosheviē-Rugova nuk ėshtė vėnė nė jetė, mbasi tė dy palėt nuk kanė mundur tė bien dakord lidhur me modalitetet pėr zbatimin e saj. Arrestime “terroristėsh“ tė supozuar, dhunim varresh shqiptare, shfaqje traktesh kundėr regjimit tė Beogradit. Kėshtu krahina e Kosovės ėshtė pėrfshirė nga njė rritje tensioni ndėretnik, e nxitur nga njė marrėveshje pėr riatdhesimin e dhjetėra mijėra shqiptarėve etnikė, qė kanė kėrkuar strehim nė Gjermani.
Nėnshkrimi nė fillim tė shtatorit, mes presidentit serb Sllobodan Milosheviē dhe kryetarit tė shqiptarėve tė Kosovės, Ibrahim Rugova, i njė marrėveshjeje pėr rifutjen e nxėnėsve dhe profesorėve shqiptarė nė arsimin publik serb, kontriboi nė qetėsimin e gjendjes nė kėtė krahine, pavarėsinė e sė cilės Beogradi e hoqi nė vitin 1989. Kosova (dy milion banorė) ėshtė e populluar nė 90 pėr qind nga shqiptarė etnikė, qė kėrkojnė pavarėsinė.
Deri tani, Marrėveshja Milosheviē- Rugova nuk ėshtė vėnė nė jetė, mbasi tė dy palėt nuk kanė mundur tė bien dakord lidhur me modalitetet pėr zbatimin e saj. Pėr tė gjashtin vit me radhė, dhjetėra mijėra nxėnės dhe studentė shqiptarė i rifilluan mėsimet e tyre nė ndėrtesat gjysėm tė fshehta ku mėsimi zhvillohet mbi bazėn e programeve shkollore tė Tiranės.
Qė prej fillimit tė tetorit, tre shqiptarė u arrestuan me akuzėn se qysh prej vitit 1993 bėnin pjesė nė njė “grup terrorist“, autor i njė vargu atentatesh qė shkatuan katėr tė vdekur dhe shtatė te plagosur. Ndaj tė tre personave ėshtė hapur njė hetim gjyqėsor ashtu si dhe ndaj 12 bashkė-punėtorėve, tė dyshuar si tė tillė, qė kanė kėrkuar strehim jashtė, bėri tė ditur tė martėn avokati i tyre, Bajram Kelmendi.
Tė shtunėn, nė qytetin e Pejės, disa tė panjohur dhunuan 62 varre shqiptare dhe i vunė flakėn njė guri varri brenda murit rrethues tė pesė xhamive.
Pėr mė tepėr, trakte qė kėrcėnonin me vdekje “bashkėpunėtorėt e pushtuesit (serb)“ janė shfaqur javėn e kaluar nė qytetin e Podujevės, sipas Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), partia kryesore shqiptare. Traktet kishin nėnshkrimin “Organizata pėr ēlirimin e Kosovės“, njė grup i paidentifikuar qė nė pranverė kishin marrė pėrgjegjėsinė pėr atentatet me bombė kundėr disa ndėrtesave serbe.
Tjetėr objekt shqetėsimi i komunitetit shqiptar ėshtė marrėveshja e pėrfunduar tė enjten mes Bonit dhe Beogradit lidhur me riatdhesimin brenda tre vjetėsh, tė rreth 135 000 jugosllavėve, refugjatė nė Gjermani, 80 pėr qind e tė cilėve janė shqiptarė tė Kosovės.
Shtypi shqiptar i Prishtinės, kryeqendėr e Kosovės, shprehet se nuk janė eleminuar arsyet politike dhe ekonomike qė i shtynė kėta shqiptarė tė largohen nga Jugosllavia (RFJ-Serbia e Mali i Zi). Qeveria nė mėrgim e Republikės sė Kosovės, e vetėshpallur nė shtator 1992, kėrkoi nė njė komunikatė tė nėnshkruar nga kryeministri Bujar Bukoshi, qė tė respektohen tė drejtat dhe dinjiteti i shqiptarėve (tė riatdhesuar). “Kėrkojmė garanci tė forta lidhur me sigurimin e tyre, pėrderisa Beogradi, i cili nuk interesohet haptazi pėr kthimin e kėtyre shqiptarėve, do tė pėrdorė tė gjitha mjetet pėr tė shmangur zbatimin e marrėveshjes“, sipas Bukoshit.
Autoritetet serbe nuk e shohin me sy tė mirė riatdhesimin e kėtyre shqiptarėve dhe pohojnė se kanė frikė pėr njė “infiltrim terroristėsh“. “Mes shqiptarėve tė riatdhesuar mund tė gjenden terroristė tė stėrvitur“, shkruante tė hėnėn e pėrditshmja lokale serbe “Jedinstvo“. Gazeta konfirmonte se organizata seperatiste shqiptare, me bazė jashtė vendit dhe sidomos nė Gjermani, kanė “rekrutuar dhe stervitur tė rinj shqiptarė pėr aksione terroriste kundėr policisė serbe“. Ai u kėrkon autoriteteve
jugosllave tė bėjnė verifikim tė hollėsishėm tė identitetit tė personave tė riatdhesuar dhe tė lejojė “nė njė mėnyrė selektive“ kthimin e tyre me qėllim qė tė “shmanget strehimi i armiqėve nga vendi ynė“.


28.10.96 RILINDJA

NJĖ POLIC DHE NJĖ NĖPUNĖS SERB U VRANĖ NĖ SURKISH TĖ PODUJEVĖS

Nė emisonin e saj Radioja serbe e Prishtinės njoftoi sot nė mėngjes pėr njė polic dhe njė nėpunės serb tė vrarė nga persona tė panjohur mbrėmė rreth orės 22,00 nė fshatin Surkish, jo shumė larg Podujevės.
Nė njoftim thuhet se nga tė shtėnat me armė automatike u vranė inspektori i policisė serbe Milosh Nikoliq dhe nėpunėsi i administratės Dragan Rakiq. Nė njoftim saktėsohej se nė veturėn e patrullės sė policisė u qėllua pranė shtėpisė sė inspektorit Nikoliq.
Burimi serb bėn me dije se forcat serbe ndėrmorėn gjatė natės njė aksion tė gjerė nė atė rajon pėr zbulimin e kapjen e pėrgjegjėsve. Dėshmitarėt i thanė QIK-ut se gjatė natės nga Prishtina nė drejtim tė Podujevės kishte shkuar njė kolonė e policisė serbe, ndėrsa burimet e LDK-sė nė Podujevė konfirmuan se mbrėmė nė Surkish ishin dėgjuar tė shtėna me armė dhe se ishin arrestuar disa shqiptarė qė i kanė shtėpitė afėr vendit ku ėshtė shtėnė nė inspektorin e nėpunėsin serb. Burimet e LDK-sė pohojnė se situata nė Podujevė ishte sot relativisht e qetė. Mirret vesh se nė ndėrtesėn e Kuvendit tė Komunės sė Podujvės, tė administruar nga serbėt e instaluar, disa qytetarė serbė mbajtėn sot njė tubim protestues.
(QIK)



BOTA SOT/ 2 nėntor 1996
Dr. BUKOSHI: ADRESA E TERRORIZMIT KOSOVAR ĖSHTĖ NĖ BEOGRAD

Kryeministri i Republikės sė Kosovės, dr. Bujar Bukoshi, nė njė intervistė dhėnė BBC-sė, theksoi se adresa e terrorizmit nė Kosovė ėshtė nė Beograd dhe se autor i terrorizmit kundėr popullit nė Kosovė ėshtė zoti Sllobodan Millosheviq.
I pyetur se si i komenton vrasjet e fundit nė Kosovė, Bukoshi tha: “Sė pari, informatat e sakta ende nuk i kemi nė disponim rreth autorėsisė sė kėtyre incidenteve atje, por mund tė theksoj si edhe pėr tė disatėn herė se gjendja nė Kosovė ėshtė e rėndė dhe e rrezikshme dhe kėto janė tani simptoma tė kėsaj gjendjeje dhe nė kėtė kontekst Qeveria e Republikės sė Kosovės vlerėson qė problemi po merr dimensione tė reja, pikėrisht pėr shkak tė kėtyre zhvillimeve tė fundit nė Kosovė“. Arrestimet qė pasuan bashkė me terrorin shtetėror qė pandėrprerė ushtrohet prej disa vitesh ndaj shqiptarėve, janė pretekste mjaft transparente dhe absurde me tė cilat tani, siē po e shohim ne, paralajmėrohet njė koncentrim i ri i forcave ushtarake dhe policore nė Kosovė dhe kjo shkon konform me atė tradicionalen e regjimit serb, qė fajin ta hedh mbi viktimėn, tha nė vazhdim dr. Bukoshi. E asht-uquajtura “Ushtria Ēlirimtare e Kosovės“ ka pranuar nė disa kumtesa pėrgjegjėsinė e vrasjeve tė fundit edhe disa pėrpara.
Cilėt, sipas jush, janė kėta, cili gjendet prapa kėsaj “Ushtrie Ēlirimtare tė Kosovės“, ishte pyetja tjetėr, sė cilės kryeministri Bukoshi iu pėrgjigj: “Nuk kemi informata pėr ekzistimin e “Ushtrisė Ēlirimtare“ tė Kosovės, ne marrim vetėm kėsi kumtesash, tė cilat na dėrgohen, na shpėrndahen, por nuk kemi njohuri pėr ekzistimin e “Ushtrisė Ēlirimtare“ nė Kosovė, pasi Kosova nuk ka ushtri dhe po ta kishte ushtrinė, edhe punėt mund tė kishin shkuar ndryshe. Mirėpo, mund t’ju them tani se, kėto insinuata, kėto tentetiva bėhen qė tė hidhet faji mbi popullin shqiptar, tha nė fund tė intervistės dr. Bujar
Bukoshi.
(QIK)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė