Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-06-07, 13:11   #1
Bjeshka1
Jo e "Nemun"
 
Avatari i Bjeshka1
 
Anėtarėsuar: 01-11-06
Postime: 459
Bjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuar
Gabim Tė drejat e fėmijėve

TĖ DREJTAT E FĖMIJĖVE



Nadie Ahmeti

Fėmijėt kosovarė nuk i gėzojnė tė drejtat e tyre nė nivelin e duhur dhe shumica prej tyre madje as qė i njohin tė drejtat qė u takojnė. Kėshtu kanė thėnė sot pėrfaqėsues tė organizatave joqeveritare, nė Ditėn Ndėrkombėtare tė Fėmijėve. Arbena Kuriu, nga Fondi pėr Zhvillim i Kombeve tė Bashkuara pėr Fėmijė, tha se tė drejtat e fėmijėve janė tė drejtat themelore tė njeriut, por dallimi ėshtė se fėmijėt kanė nevoja tė veēanta dhe rrjedhimisht, edhe tė drejtat e tyre janė tė veēanta. Sipas zonjės Kuriu, faktorė pėr shkeljen e tė drejtave tė fėmijėve janė kushtet e vėshtira sociale dhe ekonomike, por edhe vetėdija e ulėt e njohjes sė kėtyre tė drejtave. “Konventa pėr tė drejtat e fėmijėve inkorporon tė gjitha tė drejtat nė njė dokument, tė drejtat civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore. Pra, fėmijėt kanė tė drejtė si tė rriturit”, shpjegon Arbena Kuriu. Dina Morina, nxėnėse e klasės sė pestė nė shkollėn fillore “Gjergj Fishta” nė Prishtinė, pohon se fėmijėt megjithatė i njohin tė drejtat e tyre, por realizimi i tyre ėshtė i vėshtirė. Dina thotė se tė drejtat e fėmijės mund tė mbrohen vetėm nė ambientin familjar dhe jo jashtė kėtij ambienti. “Tė drejtat tona janė qė arsimtarėt dhe prindėrit tė mos pėrdorin dhunė ndaj fėmijėve. Por, ne duhet tė lexojmė dhe ta shprehim atė qė kemi”, pohon Dina. Ali Bajgora, nga Qendra pėr tė Drejtat e Fėmijėve, thotė se po tė bėhet njė krahasim nė mes tė Konventės Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat e Fėmijėve dhe realitetit aktual nė Kosovė, standardet ndėrkombėtare janė larg pėrmbushjes. “Nuk mund tė jemi tė kėnaqur me standardet dhe respektimin e kėtyre tė drejtave, doemos edhe pse ka qasje pozitive dhe lėvizje pozitive nė kėtė drejtim. Por, do tė mbetet edhe shumė pėr t’u bėrė nė arritjen e standardeve ndėrkombėtare, qė kanė tė bėjnė me respektimin e tė drejtave tė fėmijėve”, shprehet zoti Bajgora. Mosrespektimi i Konventės ka rezultuar qė fėmijėve t’u shkelen tė drejtat nė shumė fusha, tha Arbena Kuriu nga UNICEF-i. “Dihet qė fėmijėt, nė ēdo kohė, kanė tė drejtė pėr arsim primar, pa pagesė, kanė tė drejtė pėr shėrbime kualitative shėndetėsore dhe sociale pa pagesė, kanė tė drejtė qė tė kenė trajtim tė veēantė nėse kanė nevojė tė posaēme, pra fėmijėt me nevoja tė veēanta. Dhe, kanė tė drejtė tė marrin pjesė nė proceset e ndryshme shoqėrore”, pohon zonja Kuriu. Njė segment, ku mė sė shumti shkelen tė drejtat e fėmijėve dhe rrezikohet shėndeti i tyre, janė punėt e rrezikshme qė ata detyrohen t’i bėjnė, tha Ibrahim Selmanaj, ministėr i Punės dhe Mirėqenies Sociale. Sipas tij, ministria tashmė ka formuar mekanizma pėr tė sanksionuar tė gjithė personat, qė i detyrojnė fėmijėt tė marrin pjesė nė aktivitete tė rrezikshme. “Do tė merren sanksione shumė tė ashpra pėr njerėz tė pandershėm, pėr prindėr tė pandergjegjshėm, pėr arsimtarė tė pandėrgjegjshėm dhe pėr qeveritarė tė papėrgjegjshėm, para pėrgjegjėsive qė kanė pėr qytetarin e Kosovės”, theksoi ministri Selmanaj. Puna e fėmijėve dėmton shėndetin dhe nė tė shumtėn e rasteve pengon procesin arsimor, thotė Arbena Kuriu. Ajo pohon se punėsimi i fėmijėve ka ndikuar edhe nė rritjen e numrit tė atyre qė braktisin shkollimin. “Fėmijėt e kanė vendin nė shkollė, nė familje, nė njė ambient miqėsor, ku mund tė zhvillohen deri nė maksimumin e potencialeve tė tyre. Kėshtu qė puna shpesh dėmton shėndetin, pengon procesin arsimor”, thotė zonja Kuriu. Njė gjė tė tillė e pohojnė edhe zyrtarė tė Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė. Habib Aliu, nga kjo ministri, thotė se ministria ėshtė pėrpjekur tė krijojė njė ambient tė pėrshtatshėm pėr tė gjithė fėmijėt, por kushtet e vėshtira ekonomike po ndikojnė nė braktisjen e shkollimit. “Ministria ėshtė munduar nėpėrmes mekanizmave tė vet, qė tė bėjė tė mundur, madje ta bėjė joshės ambientin, pėr tė regjistruar fėmijėt, pėr tė mos braktisur shkollėn. Do tė thotė, tė bėjmė ambient mė tė bukur, shkolla nė aspektin teknik, fizik tė jetė mė e bukur”, shprehet zoti Aliu. Ndryshe, 33 pėr qind e popullatės sė pėrgjithshme tė Kosovės janė fėmijė nėn moshėn 15 vjeēare. Nė njė gjendje mė tė rėndė, nė kuptimin e rrespektimit tė tė drejtave tė fėmijėve, sipas organizatave joqeveritare, gjenden fėmijėt e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas.


__________________
Prift ose hoxhe mund te behet kushdo, por njeri eshte veshtire te behesh. (huazuar nga njeri i panjohur)
Bjeshka1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante