Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-10-11, 16:04   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 5 ushqimet qe ndihmojne te mbetesh shtatzene...

Miomat dhe steriliteti


Prof. Dr. Mustafa Bahēeci


Miomat e mitrės janė lloji mė i shpeshtė i tumoreve tė traktit reproduktiv femėror. Deri nė moshėn 45 vjeēare, rreth 70% e grave do tė kenė mioma. Nė shumicėn e rasteve, miomat janė tė vogla dhe nuk shkaktojnė probleme, por rreth njė e treta e grave tė cilat kanė mioma, kanė probleme.


Miomat janė mė tė shpeshta tek gratė tė cilat janė mbipeshė. Nuk dihet shkaku se pėrse miomat zhvillohen dhe rriten nė mitėr. Dihet se niveli i lartė i estrogjenit dhe progesteronit e stimulon rritjen e tyre. Pėr kėtė arsye, mioma rriten mė shumė gjatė shtatzėnisė dhe gjatė moshės reproduktive, kurse tkurren dhe zvogėlohen pas menopauzės. Nėse mioma rritet shumė, atėherė ajo mund tė mos ushqehet mjaftueshėm me gjak dhe si pasojė ajo fillon tė degjenerojė.
Mioma mund tė ketė madhėsi mikroskopike, por mund tė jetė e madhe edhe sa njė top i basketbollit. Mund tė rritet nė pjesė tė ndryshme tė mitrės:
* Nė brendi tė murit tė mitrės – quhet mioma intramurale.
* Nėn shtresėn e brendshme tė mitrės (nėn endometrium) – quhet mioma submukoze.
* Nė sipėrfaqen e jashtme tė mitrės – quhet mioma subseroze.
* Disa mioma mund tė kenė kėrcell dhe quhen mioma me pedunkul. Miomat tė cilat rriten nė brendi tė murit tė mitrės ose nėn endometrium, e ērregullojnė formėn e mitrės.





Simptomat

Simptomat varen nga numri i miomave, nga madhėsia e tyre dhe nga vendi qė ato kanė nė mitėr. Shpeshherė, miomat, edhepse janė tė mėdha, nuk shkaktojnė simptoma. Miomat, veēanėrisht ato tė cilat gjenden nėn endometrium shkaktojnė gjakderdhje tė madhe menstruale dhe bėjnė qė gjakderdhja tė zgjatė mė tepėr. Si pasojė mund tė zhvillohet anemia.
Miomat e mėdha, sidomos ato intramurale mund tė shkaktojnė dhimbje nė pelvik. Mioma mund ta shtypė fshikėzėn e urinės dhe pėr kėtė arsye pacientet kanė nevojė qė tė urinojnė mė shpesh. Miomat mund ta shtypin edhe zorrėn e trashė duke shkaktuar kėshtu kapsllėk. Nėse mioma ėshtė e madhe, atėherė edhe barku do tė jetė mė i rritur. Nėse ka pedunkul, ajo mund tė pėrdridhet dhe mund tė shkaktojė dhimbje tė mėdha.
Miomat tė cilat nuk kishin shkaktuar probleme pėrpara shtatzėnisė, mund tė paraqesin problem gjatė shtatzėnisė. Problemet janė: aborti, lindja e parakohshme, prezantimi jonormal i bebes dhe gjakderdhja e madhe pas lindjes (hemorragjia postpartale).
Miomat mund tė shkaktojnė sterilitet nėse bllokon tubat e mitrės ose nėse e ērregullon formėn e mitrės. Nėse forma e mitrės ėshtė e ērregullt, ngjitja e qelizės vezė tė fekonduar (implantimi) do tė bėhet me shumė vėshtirėsi, e ndonjėherė fare s’mund tė ndodhė implantimi.

Diagnoza
Gjinekologu mund tė zbulojė miomėn (ose miomat) gjatė ekzaminimit tė pelvikut. Pėr tė konfirmuar diagnozėn bėhet ekzaminimi me ultrazė me sondė vaginale.
Trajtimi
Nėse mioma nuk shkakton probleme, atėherė nuk ka nevojė pėr asnjė trajtim. Mjafton qė ēdo 6 deri 12 muaj tė bėhet ekzaminimi me ultrazė pėr tė parė se mioma a po rritet apo jo. Nėse mioma shkakton probleme, atėherė duhet tė bėhet mjekimi. Mjekimi i miomės mund tė bėhet edhe me barna, por efekti i barnave ėshtė i pėrkohshėm. Asnjė bar nuk mund tė zhdukė miomėn pėrgjithmonė! Mjekimi mė i mirė ėshtė mjekimi kirurgjikal, kur me operacion hiqet pėrgjithmonė mioma (ose miomat).
Miomektomia (heqja e miomave me operacion) mund tė bėhet me laparotomi ose me laparoskopi. Miomat submukozale mund tė hiqen me histeroskopi. Se cilat nga kėto metoda varet nga madhėsia, nga numri, nga lokalizimi i miomave dhe nga ekspertiza e operatorit.
Laparoskopia ka bėrė revolucion nė gjinekologji pėr shkak tė traumės shumė tė vogėl, rekonvaleshencės sė shpejtė dhe qėndrimit tė shkurtėr tė pacientes nė spital. Laparoskopi ėshtė njė lloj teleskopi pėrmes sė cilit mund tė shihet brendia e barkut. Nė bark bėhen dy ose tri vrima jo mė tė mėdha se 1 cm, nėpėr tė cilat futen instrumentet me tė cilat do tė kryhet operacioni. Pasi qė vrimat janė shumė tė vogla, pacientja nuk do tė ketė vragė dhe do ta marrė veten shumė mė shpejt sesa pas operacionit klasik laparotomisė (kur hapet barku).
Laparoskopia ėshtė shumė efektive dhe shumė e sigurt kur kryhet nga njė mjek i trajnuar. Nėse miomat hiqen me laparoskop, kjo pėr pacientet paraqet njė lehtėsim, sepse komplikimet janė mė tė pakta dhe pacientja tė nesėrmen e operacionit e ndjen veten shumė mirė.
Miomat me pedunkul hiqen mė sė lehti me laparoskop. Me laparoskop mund tė hiqen edhe miomat subseroze, por mė sė vėshtiri ėshtė qė me laparoskop tė hiqen miomat tė cilat janė tė lokalizuara nė murin e mitrės (miomat intramurale). Pėrparėsia e heqjen sė miomave me laparoskop ėshtė se nuk bėhet prerje e madhe nė bark. Pacientja mund tė shkojė nė shtėpi tė nesėrmen pas operacionit, kurse mund tė kthehet nė punė pas njė jave.





Nė Spitalin Special Bahēeci pėr herė tė parė nė rajon ėshtė kryer miomektomia laparoskopike. Operacioni u krye nga Prof. Dr. Mustafa Bahēeci. Nė kėtė intervenim me laparoskop u hoq mioma intramurale me diametėr rreth dhjetė centimetra. Pacientja ishte njė grua e cila kishte pasur aborte tė njėpasnjėshme dhe kishte gjakderdhje tė shtuar menstruale. Pėr ta hequr miomen u pėrdor aparatura mė moderne e cila gjendet nė Spitalin Bahēeci. Pasi u hoq ajo, u pėrdor morcelatori i cili e “bluan” miomėn dhe ajo nxirret nga barku nė formė tė shiritave tė hollė.

Pacientja pas operacionit ndjehej shumė mirė. Pas miomektomisė, mitra mori formė dhe madhėsi normale. Rrjedhimisht, pas kėtij intervenimi embrioni do tė mund tė implantohet pa vėshtirėsi nė mitėr dhe nuk do tė ndodhė aborti.

Pacientja e cila kishte gjakderdhje tė mėdha dhe tė zgjatura nga mitra, pas kėtij operacioni nuk do tė ketė kėto probleme.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė