Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-11-11, 11:26   #2
Diana007
Miss Dardania 2007
 
Avatari i Diana007
 
Anėtarėsuar: 04-10-04
Vendndodhja: Ne Zemer Te Gazit ♥
Postime: 39,458
Diana007 i pazėvėndėsueshėmDiana007 i pazėvėndėsueshėmDiana007 i pazėvėndėsueshėmDiana007 i pazėvėndėsueshėmDiana007 i pazėvėndėsueshėmDiana007 i pazėvėndėsueshėmDiana007 i pazėvėndėsueshėmDiana007 i pazėvėndėsueshėmDiana007 i pazėvėndėsueshėmDiana007 i pazėvėndėsueshėmDiana007 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Masakra ne Suhareke!

Kjo edhe e goditi boos commerc shume ,sepse me vetem 10% e popullates qe ishin serbe ,pasiqe shqiptaret i bojkotuan biznesin e tyre.Pas kesaj kohe disa biznese te tyre edhe u mbyllen,ndersa Nishaviqi filloi te merrej me diqka tjeter.Shqiptaret qe donin te shkonin ne vendet perendimore eshte dashur qe per nje pasaporte ti paguajne Nishaviqit deri ne 3750 dollare,ndersa per nje patente shoferi deri ne 1600 dollare plus qmimin e oreve te autovozitjes.

Familja Berisha nuk kishte fuqi politike mirepo me biznes iu ecte puna mire.Dy burrat e kesaj familje ,Faiku dhe Veseli,qe te dy rreth te 70-tave udheheqnin bizneset bashke me 5 djemte e tyre dhe me nipat e tyre te aferm.Familja posedonte shitore,restorante,fotografist, dhe nje agjencion turistik te quajtur Refugee Travel.Me nje sukses te madh ne kete biznes familjaret ndertuan shtepi te medhaja perreth dhe afer rruges per ne Reshtan.
Njeri nga te 5 vellezerit qe i mbijetuan masakres tregon se nuk e kishin ditur qe Bosi Nishaviq,Vuksanovoqi,Petkoviqi dhe vellaui i tij Miki,te gjithe ishin anetar te Dores se Zeze,nje organizate sekrete e ultranacionalisteve serb,kriminelesh qe ishin te njohur per spastrimet etnike dhe vrasjet e bera qysh ne luften e Bosnjes.

Kur kishte filluar lufta ne mes UCK-se dhe serbeve me 1998,Suhareka u be njeri nder vendet me te rrezikuara."Ishte nje qerdhe e forte e UCK-se ketu "tregon Rufus Dawkins,i cili kishte qene ne krye te zyres se OSBE -se ,qe monitoronte marreveshjen e bere ne tetor 1998.Nacionalistet serb urrenin OSBE-ne ,dhe kur kjo organizate kishte dashur te marre me qira hotelin Boss per seli kryesore te organizates Nishaviqi kishte kerkuar qirane prej 55,000 dollareve ne muaj per 20 dhoma sa i kishte hoteli.OSBE-ja nuk e kishte marre me qira kete hotel por ishte vendosur ne njeren nga shtepite e Berishajve per nje shume me te lire parash.

Ne muajt para se te filloj bombardimi nga ana e Natos ,dy polic serb ishin vrare ne nje prite nga ana e UCK-se ,7 shqiptare ishin vrare ne kete rast,dhe bilanci do te ishte shume me i madh po te mos nderhynte OSBE-ja.Pastaj pak para fillimit te bombardimeve OSBE ishte evakuuar nga Kosova dhe kishin filluar bombardimet nga ana e Natos.
Ne kete moment diku rreth 200 paramilitare nga vija e ashper e nacionalisteve serb ishin vendosur ne qytetin e Suharekes duke i zene pozicionet perreth stacionit te policise,pergjate rruges prej shtepive te familjes Berisha.Dawkinsi i OSBE-se i kishte intervistuar disa nga te mbijetuarit me vone dhe tregon:" Kishte qene nje fushate e eger,dhe secili qe kishte pasur sadopak lidhje me OSBE-ne e kishin vrare serbet."Dhe per refugjatet qe i kishte intervistuar Newsweek Dawkins thote:" Qkado qe te thojne ,duhet te ju besosh ,sepse eshte e vertete qe jane vrare njerezit aty".

Dy dite pas fillimit te bombardimit nga ana e Natos nje grup i madh i paramilitareve ishte vendosur afer lagjes se familjes Berisha.Te gjithe mbanin maska mirepo sipas 5 personave qe mbijetuan nga kjo masaker qdonjeri nga ta e njihte Boss Nisheviqin,shokun e tij Vuksanoviqin,dhe vellezerit Petkoviq.

Njerezit e maskuar i ndane burrat nga grate."Na thane qe te shkojme per Shqiperi" tregon Vjollca e cila kishte shkuar ne picerine aty.Nje grua me emrin Fatime kishte refuzuar qe te ndahet nga djali dhe menjehere e kishin vrare aty.
Te 5 burrat qe ishin aty ne shtepi,burri i Vjollces- Sedati,vellezerit e tij Bujari dhe Nexhmedini,djali i Fatimes Fatoni dhe vellau i tij Nexhati,ishin te renditur ne rresht nga policia dhe me fytyre nga muri qe te pestit.Dikush nga serbet duke qeshur me ta i`u thote,tash jeni te lire te shkoni,kur u kthyen keta perpara menjehere i pushkatuan te gjithe.
__________________
♥(Æ`“•.ø(Æ`“•.ø _________❀✿❀_________ ø.•““Æ)ø.•““Æ)♥
.>>>>> ✿°° ❀✿❀ ..L & L Xemlat e Mamit... ❀✿❀ °° ✿>>>>
♥(_ø.•““(_ø.•““ ÆÆÆÆÆÆÆÆÆ❀✿❀ÆÆÆÆÆÆÆÆÆ `“•.ø_)““•.ø_)♥.
Diana007 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė