Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-06-04, 20:09   #19
Engjellushja
 
Anėtarėsuar: 10-06-04
Postime: 398
Engjellushja e ka pezulluar reputacionin
Gabim

******************
[color=blue]Linda me shpresė se do rritem me kohėn.

Eca pas hapave tė aromave tė kėndėshme.

Vrapova pas xixėllonjave qė me agun e parė u zhdukėn.

Rritesha me euforitė e ēastit dhe mendoja se jetoja si tė gjithė, dhe tė gjithė jetojnin si unė.

Por njė ditė mora nė thua nė njėren nga kufomat e qenjes sime.

Ktheva kokėn prapa. E ē’tė shikoja? Gjeneratat e mija, bile edhe ata qe lindėn mė vonė se unė, tė bardhė, tė zinjė e tė verdhė ishin rritur e bėrė burra, kurse unė s’isha veēse njė foshnje e zhveshur. Dhe ja pak mė tutje shoh kopjet e mėhershme tė trupit tim qė kishin ngelur aty shekuj mė parė, dhe qė vajtonin vehten dhe ata qė po ndjeknin rrugėn e tyre.

Pyes:

- A duhet qė edhe unė ti bashkohem vajit tė tyre dhe tė pajtohem me atė qė unė po e quaj “fat”?

- Apo duhet me kėto pak fuqi qė mė kanė mbetur tė grryej brazdėn e lėnė pėrgjysėm nga pėrpjekėsit e mėhershėm, brazdė kjo e ndryshme nga rrjedha e tanishme e jetės sime.

Jo, jo ky vaj nuk ėshtė kah mė sjellė gjė tė mirė nė jetė.Jo, unė duhet filloj nga puna, qė bile sė paku pasardhėsit e qenjės sime tė mos ndjekin rrugėn time, por tė ndjekin atė tė shėndetshėmen, atė qė tė rritė e tė bėn zot tė vetvehtes.

T pershendet "Engjellushja
* * * * * * * * * * * * ***[******/color]
Engjellushja Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė