Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-11-09, 15:50   #1
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim LUTFI HAZIRI: Njė djalė, amanet nga Presidenti Rugova...

Lutfi Haziri ėshtė emėr i pėrveēėm i skenės politike kosovare. Ai nuk e ka vetėm lyerjen e flokėve me “gell” si veēori qė e dallojnė nga tė tjerėt, edhe pse miqtė e tij tė afėrm e thėrrasin me dy emra pėrkėdhelės “Luta dhe Gelli”. Nė politikė ka hyrė fare i ri, madje me njė imazh krejt ndryshe. Ka mbajtur flokė tė gjata por ka marrė pjesė edhe nė ushtrimet ushtarake nė Shqipėri mė vitin 1992 me grupin e dytė tė tė rinjve shqiptarė qė u dėrguan nė Shqipėri pėr ushtrime ushtarake.

Lutfi Haziri, Luta apo ‘Gelli’ ėshtė politikani mė i afėrt dhe mė i hapur pėr media. Ai e qon telefonin edhe nė gjysmė tė natės, natyrisht nėse nė atė kohė nuk “rrotullon” ndonjė gotė me verė apo nėse ėshtė tepėr i lodhur dhe nėse ėshtė i tretur nė “botėn e ėndrrave”.

Nė intervistėn pėr Telegrafi.com, flet edhe lideri politik Lutfi Haziri, edhe Luta edhe ‘Gelli’, pėr herė tė parė, pėr detaje tė politikės, pėr burgosjen e tij (nuk e ka pėrmendur asnjėherė deri mė tash kėtė fakt) pėr vonesat nė shtėpi, pėr dashurinė ndaj Mikes (bashkėshortes sė tij Myrvete Bajramit) pėr tri vajzat, pėr amanetin e presidentit Rugova qė ta ketė edhe njė djalė dhe pėr shumė ēka tjetėr.
Pse keni hyrė nė politikė, pėr ambicie karriere apo krejt rastėsisht, si aktivist i LDK-sė?
L.Haziri: Nė politikė kam hyrė mė 4 mars tė vitit 1990 si 19 vjeēar. Kam hyrė nė rezistencė politike pėr tė drejtat e popullit dhe kjo ka qenė thjeshtė rastėsi me mundėsinė qė mė ėshtė ofruar pėrmes sistemit politike ēfarė ėshtė LDK-ja.
Jam “martuar” me politikėn
A ėshtė politika pėr ju profesion apo interes personal e shtetėror?
L.Haziri: Pėr mua tashmė politika ėshtė interes shtetėror. Mė ėshtė bėrė profesion dhe puna qė mė sė miri mundohem ta bėjė.
Ēka keni fituar nga politika dhe ēka keni humbur gjatė kėsaj kohe qė jeni marrė me politikė?
L.Haziri: Nė rrafshin e pėrgjithshėm, politika 20 vjeēare ka realizuar ėndrrat jo vetėm tė mia, por tė gjithė popullit shqiptar. Ėshtė realizuar ėndrra shekullore pėr tė qenė popull i pavarur e i lirė, popull qė jeton nė demokraci, popull qė ka krijuar mundėsinė pėr integrime brenda kombėtare me ndikim dhe impakt tė madh jo vetėm nė Kosovė, por nė tėrė rajonin. Faktikisht po bėhet faktor dominues nė Ballkan faktori shqiptar dhe kjo ėshtė ajo qė ėshtė arritur. Nė tė njėjtėn kohė rruga ka qenė e vėshtirė, e mundimshme, me sakrifica tė mėdha. Ėshtė paguar ēmim i lartė edhe personalisht ose kolektivisht, por fitorja e madh ėshtė kapitalizuar. Nė segmente shumė tė ngushta profesional mund tė kem humbur shumė individualisht, por fitorja e madhe nuk tė lejon me mendua pėr ēėshtje tė vogla qė kemi mundur nė kėtė jetė t’i lėshojmė pėr shkak se kemi qenė tė fokusuar nė frontin e madh tė rezistencės politike pėr liri tė vendit dhe pavarėsi. Kjo ėshtė kėrkesa dhe lufta kryesore tė cilėn e kemi bėrė dhe e kemi realizuar.
Jeni i njohur si prej ish-kryetarėve mė “cool” gjatė kohės sa keni qenė kryetar ri komunės sė Gjilanit. I tillė keni mbetur edhe sot si deputet. Si e mbani “gjallė” kėtė imazh?
L Haziri: Nuk e di. Mundėsinė qė ma ka dhėnė LDK kam qenė relativisht i ri, jo me moshė mesatare, sepse Kosova ka moshė tė re dhe nuk mund tė pretendoj se kemi qenė shumė tė ri. Kam qenė kryetari mė i ri nė Kosovė, pastaj jam shpallė kryetari mė i ri nė Evropėn juglindore nė pushtetin lokal. Mundėsinė qė LDK ma ka ofruar nė konkurrencė zgjedhore dhe ajo qė e njeh historia e Gjilanit ėshtė ajo se unė jam zgjedhur kryetari i parė me votė tė qytetarėve pas luftės dhe me kėtė mbyllet kapitulli i okupimit dhe regjimit komunist. Tri vjet pastaj nė qeverisje, si ministėr dhe zv.kryeministėr i qeverisė, tash kryetar i GP tė LDK ėshtė e vetmja qė mė mbajnė gjallė politikisht dhe fizikisht. Natyrisht se kam njė jetė tė lirė qė mundohem ta koordinoj, por ajo ėshtė shumė e vogėl dhe e paktė nė krahasim me punėn qė e bėjė. Asgjė tjetėr nuk ka tė veēantė pėrveē punės.
Opinioni ju njeh edhe si ministėr i decentralzimit. Nga pozicioni i sotėm kohor, a mendoni se ai proces ėshtė i hershėm, i panevojshėm dhe madje i rrezikshėm pėr tė ardhmen e Kosovės?
L. Haziri: Tė falėnderoj pėr kėtė pyetje. Nė radhė tė parė fakt ėshtė se si kryetar i komunės sė Gjilanit unė kam ndikuar dhe kam gjetur mirėkuptim te kolegėt e mi, kemi bashkuar politikat lokale nė asociacionin e komunave tė Kosovės qė sot ėshtė organizatė mjaft e gjallė dhe me ndikim nė Kosovė. Jam i lumtur qė kam qenė njeri nga themeluesit dhe aty kanė qenė edhe i ndjeri Faruk Spahiu, Fehmi Mujota qė sot ėshtė ministėr i mbrojtjes, Sali Gashi qė sot ėshtė aktiv nė politikė, Ismet Beqiri, Mazllum Kumnova, e mbi tė gjitha nuk duhet harruar Ukė Bytyēin qė po ashtu nuk ėshtė nė mesin tonė. Ne i kemi bashkuar politikat tona pėr tė detyruar vetėqeverisjen lokale nė Kosovė sipas konventės evropiane dhe agjendės qė Kosova ka kėrkuar nė atė kohė. Nuk duhet harruar asnjėherė qė Kosovėn e ka administruar njė organizatė e KB-ve, pra UNMIK-u dhe tė drejtat nė ushtrimin e detyrave kanė qenė tė kufizuara nė pushtetin qendror, ndėrsa e vetmja derė e vogėl e manovrimit pėr t’i pėrfaqėsuar interesat e qytetarėve ka qenė pushteti lokale. Tani decentralizimi ka qenė kėrkesė legjitime, por nė Kosovė ėshtė bėrė agjendė politike pėr nevoja tė komuniteteve etnike. Nga kėrkesa legjitime pėr njė qeverisje tė fortė lokale nė Kosovė nė kuptim e raportit me OKB dhe UNMIK, ka rrjedhė konsekuenca politike e decentralizimit pėr nevoja etnike. Kėtu ėshtė deformimi i parė qė ka ndodhur. Por kėtė kėrkesė e kanė sjellė ngjarjet tragjike tė marsit 2004, tė cilat kanė imponuar si agjendė dhe jam i lumtur qė Kosova ka arritur ta menaxhoj kėtė proces edhe nė agjendėn ndėrkombėtare. Ne kemi pasur konsensus dhe nėse shikojmė planin afatgjatė kjo ėshtė e mirė pėr Kosovėn. Nėse shikojmė planin afatshkurtėr dhe raportin me grupin etnike tė serbėve tė Kosovės dhe minoritarėt serbė nė veēanti, kjo duket e problematike, duket problem politik me kėrcėnime serioze pėr tė ardhmen, por kjo nuk qėndron. Ne duhet tė detyrojmė qė nė planin e brendshėm tė implementohet pėr interesa tė qytetarėve ashti siē shkruan nė ligj dhe nė Kushtetutė. Aspiratat e tė tjerėve qė dėshirojmė ta manipulojnė procesin pėr motive politike, ēfarė ėshtė Beogradi si qendėr e serbėve dhe Serbisė ata do tė vazhdojnė ta sfidojnė, ta pengojnė dhe tė sjellin kėrcėnim nė Kosovė. Por unė besoj nė Institucionet e Kosovės se janė tė forta demokratike dhe duhet ta zbatojnė agjendėn e vet. Kjo agjendė ėshtė nė interes tė Kosovės dhe interesin e Kosovės ne duhet ta mbrojmė. Tė gjithė tė tjerėt qė sot thoi se decentralizimi ndanė, unė mund t’i sfidoj me teorinė se decentralizimi bashkon, integron dhe ofron njerėz, qofshin ata tė zgjedhurit apo qytetarė. Do tė duhej sė paku sepse logjika e decentralizimit ėshtė logjikė e njė Evrope tė bashkuar e cila e respekton etnike, kufirin dhe sovranitetin e kombeve dhe shteteve, por nė tė njėjtėn kohė respekton edhe tė drejtat e minoritarėve. Ky proces mund tė bėhet i rrezikshėm nėse nuk kontrollohet nuk menaxhohet dhe nuk implementohet ashtu siē ėshtė shkruar. Nėse lejohet devijim, e qė tendencat pėr tė devijuar procesin ekzistojnė, sepse presioni i vazhdueshėm po vjen. P.sh. si erdhi momenti qė Graēanica dhe Mitrovica qė tė pėrjashtohen nga zgjedhje lokale. Kjo nuk ka tė bėjė me asgjė tjetėr pėrveē me ndikim qė Serbia pėrmes sekretarit shtetėror nė ministrinė e ashtuquajtur pėr Kosovėn e ka bėrė dhe favori tjetėr nė Partesh tė Gjilanit ka tė bėjė pėr lidhje personale dhe asgjė me agjendėn politike. Kėto janė tendenca dhe veprime qė ė kėrcėnojnė procesin. Kėto janė ato qė ne duhet t’i pengojmė dhe ti vendosim nė pako veprimet. Duhet t’i bėjmė pėrgatitjet e domosdoshme dhe tė mos lejojmė qė tė devijon procesi. Vjena nė procesin e statusit pėr Kosovėn nė aneksin 3 ēfarė ėshtė decentralizimi e ka sjellė rezultatin meritor. Besoj se decentralizimi ėshtė oferta mė e madhe dhe ēmimi mė i madh qė Kosova e ka paguar pėr pranimin e saj si shtet sovran dhe i pavarur. Por gjithė ky proces ėshtė nė vija tė kuqe, nė kufij tė limiteve qė nuk guxon tė lėviz asnjė manometėr tė lėviz jashtė saj sepse rrezikon brendėsinė e Kosovė dhe destabilizimin e brendshėm. Andaj qeveria e ka pėr obligim ta zbatoja ashtu siē ėshtė e shkruar pa toleruar dhe pa lejuar qė tė bėhet peng i procesit pėr shkak tė kresave etnike. Ky proces nuk ėshtė i dizajnuar vetėm pėr serbėt. Qeveria e Kosovės mund tė krijoj komuna shqiptare. Kemi dosje tė pėrgatitura pėr komunėn e Zhegrės, komunėn e Hasit, Rugovės, kemi dosje pėr shumė vendbanime thera, Hogoshti nė Kamenicė. Qeveria sipas ligjit mund tė aprovoj dhe themeloj komuna me shumicė shqiptare dhe komuna tė tjera, por duhet parė qėndrueshmėria financiare, se a ka buxhet apo jo. Realisht ajo ēka duhet bėrė tash ėshtė se duhet parė interesin e shumicės shqiptare nė Kosovė pėr themelimin e komunave tė reja.


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante