Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-01-07, 21:13   #15
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Rekuiem pėr Presidentin Rugova

,,Bota u pėrket atyre qė digjen, e jo atyre qė ngrohen” - Xh. Spahiu


Milaim BERISHA

Dr. Ibrahim RUGOVA ėshtė njė figurė poliedrike dhe personalitet i shquar. Ai ėshtė flijim i shpirtit tė vizionarit pėr hir tė idealit liridashės.

Nė nismė: ishte redaktor nė gazetėn e studentėve ,,Bota e Re” dhe nė revistėn shkencore ,,Dituria”, qė botoheshin nė Prishtinė, hulumtues i historisė, kryeredaktor i ,,Gjurmimeve albanologjike” nė Institutin Albanologjik, pastaj kryetar i palėkundshėm i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, studiues i shkėlqyer e kritik i letėrsisė, ligjėrues i hershėm dhe mendimtar i veēantė, i qetė dhe i thellė, politikan i moderuar dhe PRESIDENT I PARĖ I KOSOVĖS.

Anėtar korrespodent i ASHAK-sė, bartės i shumė ēmimeve e dekoratave kombėtare e ndėrkombėtare pėr paqe e nė shumė fusha tė tjera, Doctor Honoris Causa tė Universitetit VIII - Sorbonė, Francė, Ēmimi Saharov i Parlamentit Evropian, ėshtė shpallur Senator Nderi i Evropės, Doktor Nderi i Universitetit tė Tiranės, ndėrsa pėr kontributin e tij nė fushėn e kulturės dhe letėrsisė, Ministria e Kulturės e Kosovės, dr. Ibrahim Rugovėn e ka nderuar me ĒMIMIN KOMBĖTAR PĖR VEPĖR JETĖSORE “AZEM SHKRELI”-2006.

Ai, pėrveē tė tjerash, ėshtė mendje e zgjuar, forcė e vetėdijes sė lartė dhe ndėrgjegje e kohės sonė dhe kohėve nė vijim. Ibrahimi ėshtė legjendė e gjallė, kujtesė kombėtare e historike dhe vlerė universale. Ai identifikohet edhe si kultivues i kontinuitetit tė traditės.

Po ashtu Rugova si Bogdani: tejkaluan kohėt nė tė cilat jetuan. Madje, mund tė konkludojmė se Rugova ėshtė studiuesi i cili monumentalizoi veprėn e Bogdanit.

Respektin e zotit Rugova e dėshmoi puna e tij dhe pjesėmarrja e 56 delegacioneve botėrore nė ceremoninė mortore.

Rugova tashmė ėshtė shndėrruar nė njė personalitet tė spikatur, nė prijės qė ka unin e vet. Uni i tij ėshtė uni i kombit.

Ai ėshtė simbol dhe sinonim i rezistencės dhe paqes - pėr njė Kosovė tė pavarur dhe shtet sovran, i demokracisė, lirisė, urtėsisė dhe dashurisė ndėrmjet njerėzve nė Ballkan e nė botė.

Njėkohėsisht, ėshtė personifikim i humanizmit dhe mirėsisė nė kuptimin e plotė sė fjalės. Dashuria e tij ishte njė dashuri e madhe.

Ėndrra e Rugovės nuk ishte ėndėrr e robit, por strategji e atdhetarit tė devotshėm, e largpamėsit, guximtarit dhe sakrificė e misionarit. Rugova: NA BUZĖQESHTE ME SY, NA PĖRSHĖNDESTE ME ZEMĖR.

Nė historinė mė tė re tė popullit tė Kosovės - Dardanisė, ai do tė mbetet njė intelektual i dorės sė parė me virtyte kombėtare dhe universale.

Kėrkesėn e tij tė vazhdueshme ėr pavarėsinė e Kosovės, tė mbėshtetur nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimit Evropian, do ta realizojmė nė vepėr.

VETĖM MĖ TĖ MĖDHENJTĖ SAKRIFIKOJNĖ. VEPRAT - DO TĖ NA IDENTIFIKOJNĖ.

Zoti e bekoftė flakadanin, Ibrahim Rugova!

Iliria Post
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė