Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-12-04, 17:34   #11
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Tė zgjohesh me aromėn e agimit



Thotė Allahu i madhėruar: “Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri nė errėsirėn e natės dhe duke bėrė lutjen (namazin) e agimit. Vėrtet, lutja e agimit ėshtė e dėshmuar”. (Isra; 78) Kurani fisnik nxit tė zgjuarit herėt nė mėngjes, po ashtu dhe Pejgamberi, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, ku thotė: “Ymetit tim i ėshtė dhėnė begati nė tė zgjuarit herėt”. Ndėrsa nė njė hadith tjetėr i Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, thotė: “Dy rekatet e sabahut janė mė tė vlefshme se dynjaja dhe ēka nė tė”. Pėr tė lehtėsuar ngritjen herėt, Pejgamberi, alejhi selam, urdhėroi qė tė mos bėhen vizita pas namazit tė darkės (jacisė) duke thėnė: “Mos u grumbulloni pas namazit tė jacisė, veēse pėr tė kėrkuar dije”



( "I Dėrguari i Allahut e ndaloi gjumin para jacisė, kurse e ndaloi bisedėn pas saj", “perla tė urtėsisė”, hadithi nr.930, transmeton: Taberani, sh.r.)



Me ngritjen herėt nė agim njeriu ka dhe shumė dobi nga ana shėndetsore, prej tyre:




1. Nė agim, gazi i ozonit (O3) gjendet nė pėrqindjen mė tė lartė nė atmosferė, mė pas vjen duke u pakėsuar gradualisht derisa humbet plotėsisht me lindjen e diellit. Kohėt e fundit ėshtė zbuluar se gazi i ozonit -njė nga izotopet e oksigjenit qė gjendet nė shtresat e larta tė atmosferės pėr tė mbrojtur tokėn nga disa rreze tė dėmshme- gjatė agimit zbret nė shtresat e poshtme qė rrethojnė tokėn dhe ngrihet pėrsėri lartė kur lind dielli. Mjekėt janė ēuditur nga efektet shėruese tė kėtij gazi. Ai shėron shumė sėmundje psiqike dhe fizike pa dhėnė asnjė efekt anėsor. Gazi i ozonit ndikon pozitivisht nė sistemin nervor, ai gjallėron aktivitetin mendor dhe atė fizik, dukė e ēuar nė nivelin mė tė lartė. Ėshtė vėrtetuar se injektimi i ozonit nė trupin e njeriut mund ti japė atij njė gjallėri tė jashtzakonshme dhe njė gėzim tė madh. Pėr kėtė arsye kush zgjohet herėt nė agim dhe thith ajrin e pastėr, pėrjeton njė gjėndje tė veēantė dhe ndjen njė kėnaqėsi qė nuk arrin ta ndiejė nė asnjė orė tjetėr tė ditės apo tė natės.




2. Kur dielli sapo ka lindur, rrezet e tij kanė afėrsisht ngjyrė tė kuqe. Dihet ndikimi i kėtyre rrezeve nė gjallėrimin e aktivitetit fizik dhe atij mendor. Gjithashtu rrezet ultraviolet nė kėtė kohė janė me pėrqindjen mė tė lartė, kėto rreze ndihmojnė nė prodhimin e vitaminės D, e domosdoshme pėr zhvillimin e trupit.



3. Zgjimi herėt ndėrpret gjumin e gjatė. Ėshtė zbuluar se njerėzve qė zakonisht flenė shumė iu shfaqen sėmundje tė zemrės, e veēanėrisht bllokimi i enėve tė gjakut (ATHEROSCLEROSIS), e kjo rrit mundėsinė e shfaqjes sė sėmundjes sė astmės. Gjumi s’ėshtė gjė tjetėr veēse pushim total, nėse zgjat shumė ai shkakton ngrirjen e lėndėve dhjamore nė arterjet e zemrės. E mbrojtja prej kėtyre sėmundjeve ėshtė njė prej dobive qė kanė besimtarėt qė ngrihen nė thellėsi tė natės pėr tė adhuruar Zotin e tyre e pėr tu lutur. Thotė Allahu i madhėruar: “Dhe qė pėr hir tė Zotit tė tyre natėn e kalojnė duke i bėrė sexhde dhe duke qėndruar nė kėmbė (falen)”. (El Furkan: 64). Gjithashtu thotė i Lartėsuari nė Suren Muzemil duke lavdėruar adhurimin e natės: “E s'ka dyshim se aktiviteti i natės ėshtė fuqizues dhe fjalė mė e qartė”. (Muzemil: 6). E aktiviteti i natės s’ėshtė gjė tjetėr veēse tė ēuarit pas gjumit.



4. Ėshtė vėrtetuar shkencėrisht se pėrqindja mė e madhe e kortizonit nė gjak gjendet nė mėngjes ku arrin nga 7 deri ne 22 mikrogram/100 ml plazėm, ndėrsa pėrqindja mė e vogėl gjendet nė darkė, ku arrin nė mė pak se 7 mikrogram/100 ml plazėm. Dihet se kortizoni ėshtė lėnda qė nxit veprimtaritė e trupit dhe rrit metabolizmin e tij. Ai shton pėrqindjen e sheqerit nė gjak duke i dhėnė trupit energjinė e nevojshme pėr aktivitetin e tij normal. Prej kėtu gjejmė se muslimani i kapur pas mėsimeve kuranore ėshtė i veēantė. Ai zgjohet herėt nė agim dhe e nis ditėn e re me seriozitet dhe gjallėri, kryen punėt e tija nė orėt e para tė ditės ku aftėsitė e tij mendore, shpirtėrore dhe fizike janė nė shkallėn mė tė lartė, e kjo ēon nė shumfishimin e frytdhėnies. E gjithė kjo nė njė botė ku mbizotėron gėzimi dhe ēiltėrsia.



Tė mendojmė sikur kėto mėsime tė kenė zbatim masiv, atėherė shoqėria muslimane do tė jetė shoqėri e dalluar dhe unike. E ajo ēka e dallon mė sė shumti kėtė shoqėri, ėshtė se jeta nė tė nis herėt nė agim. Ue la haule ue la kuuete ila bil- lah.



Meqe askund nuk hasa ne ndonje paragraf qe lejon vetemse shkrime te nje grupi te caktuar, mendoj se tema e hapur nga Al-Ghazali, ne asnje pike nuk i shmanget temes se hapur. Ndaj, si e tille, e meriton nje perseritje nga une.



Cdo te mire!
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė