Tema: Kuriozitete
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-09, 23:26   #38
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: Kuriozitete

Strategjia e Shteteve tė Bashkuara konsideron si kėrcėnim ēdo fuqi tė madhe me aftėsi tė konsiderueshme detare; ajo do ta ketė zgjidhur njė problem – problemin rus – me gjenerimin e njė tjetri. Tė imagjinosh njė aleancė japonezo-turke ėshtė e habitshme, por jo mė e habitshme se aleanca japonezo-gjermane mė 1939. Tė dyja vendet do tė jenė nėn presion tė tmerrshėm nga fuqia e konsoliduar. Tė dyja do tė kenė interes nė pėrmbysjen e regjimit global qė kanė imponuar Shtetet e Bashkuara. Rreziku i mosveprimit do tė jetė mė i madh se rreziku i veprimit. Kjo ėshtė baza e luftės.
Imagjinimi i njė lufte kėrkon qė tė nxjerrim teknologji. Pėr Shtetet e Bashkuara, hapėsira ėshtė tashmė mundėsuesi i makinės ushtarake tė tyre. Komunikime, lundrime dhe inteligjencė tashmė janė me bazė hapėsinore. Ēdo fuqi e madhe qė sfidon Shtetet e Bashkuara duhet tė shkatėrrojė asetet me bazė hapėsinore tė tyre. Kjo nėnkupton qė, nga mesi i shekullit, Shtetet e Bashkuara do tė kenė krijuar mbrojtje substanciale pėr astet e tyre, por nėqoftėse ato mund tė bėhen tė shurdhėta, memece dhe tė verbra, njė koalicion i Turqisė dhe Japonisė mund t’i detyronin qė tė bėnin lėshime strategjike.
Lufta varet mbi befasinė dhe kjo befasi do tė duhet tė pėrqendrohet nė shkatėrrimin e forcave hapėsinore amerikane. Nėqoftėse kjo tingėllon joracionale, atėhere imagjinoni sesi mendimi i 1000 sulmeve me bombardues nė Luftėn e Dytė Botėrore do tė kish tingėlluar nė 1900. Largėsia e pėrshkuar teknologjikisht midis viteve 1900 e 1945 qe shumė mė e madhe sesa ajo qė po sugjeroj pėr 2050. Nuk ka asnjė zbulim kėtu, vetėm zhvillime tė asaj ēka tashmė ekziston.
Ėshtė e vėshtirė tė imagjinohet njė humbje amerikane nė kėtė luftė, megjithėse jo pengesa tė mėdha. Forca e pastėr e fuqisė qė Shtetet e Bashkuara dhe aleati i tyre polak mund tė lėshojnė kundėr japonezėve dhe turqve do tė jetė shkatėrrimtare. Armike do tė pėrpiqet t’u mohojė Shteteve tė Bashkuara atė ēka ato tashmė kanė, fuqi hapėsinore, pa qenė tė aftė t’i zėvendėsojnė ata. Shtetet e Bashkuara do tė fitonin nė njė luftė ku nė lojė do tė ishte bota, por kostoja do tė jetė shumė mė pas se masakrat e pėrgjakshme tė luftėrave botėrore tė Europės. Hapėsira nuk pėrmban milionat e ushtarėve nė llogore. Lufta bėhet mė njerėzore.
Trofeu pėrfundimtar ėshtė Amerika Veriore. Deri nė mesin e shekullit XIX, kishte dy konkurrentė pėr dominim: Washington dhe Mexico City. Pas pushtimit amerikan tė Meksikės veriore nė vitet 1840, Washington e dominoi Amerikėn Veriore dhe Mexico City sundonte njė vend tė dobėt dhe tė pėrēarė. Mbeti kėshtu pėr 150 vjet. Nuk do tė mbesė kėshtu edhe pėr 100 vite tė tjera. Sot Meksika ėshtė ekonomie e 13-tė mė e madhe e botės. Ajo ėshtė e paqėndrueshme pėr shkak tė luftėrave tė drogės tė saj, por ėshtė e vėshtirė tė imagjinohen qė kėto luftėra tė vazhdojnė pėr pjesėn tjetėr tė shekullit. Trashėgimtarėt e gangsterėve tė sotėm shumė shpejt do tė jenė nė bordet e muzeumeve tė artit.
Meksika ėshtė bėrė njė vend me mė shumė se 100 milionė banorė, me njė ekonomi miliarda dollarėshe. Kur shikoni nė njė hartė ndėrkufitare midis Shteteve tė Bashkuara dhe Meksikės, shikoni njė fluks tė madh parash droge drejt jugut dhe fluksin e popullsisė drejt veriut. Shumė zona tė Meksikės veriore qė pushtuan Shtetet e Bashkuara tani po ripopullohen nga meksikanė qė lėvizin drejt veriut – shtetas amerikane, tė huaj tė ligjshėm apo tė huaj tė paligjshėm. Kufiri politik dhe kufiri kulturor janė duke divergjuar.
Deri pas mesit tė shekullit, Shtetet e Bashkuara nuk do tė pėrgjigjen. Ato kanė preokupime tjetėrkund dhe ndryshimet demografike nė Shtetet e Bashkuara do tė vendosin njė premio nė inkurajimin e emigracionit meksikan drejt veriut. Do tė jetė pas luftės sistemike tė mesit tė shekullit qė do tė shfaqet realiteti i ri. Meksika do tė jetė njė vend i begatė, i fuqishėm me njė pjesė tė konsiderueshme tė popullsisė sė saj qė jeton nė jugperėndimin amerikan, nė territor qė meksikanėt e konsiderojnė si tė tyrin.
500 vitet e dominimit evropian tė sistemit ndėrkombėtar nuk garantuan se cila do tė ishte fuqia dominuese evropiane. As nuk ka ndonjė garanci se cila do tė jetė fuqia dominuese nė Amerikėn Veriore. Dikush mund tė imagjinojė skenarė nė tė cilat Shtetet e Bashkuara copėzohen, nė tė cilat Meksika bėhet njė fuqi e barabartė me tė ose nė tė cilat Shtetet e Bashkuara e ruajnė parėsinė pėr shekuj ose njė fuqi e jashtme bėn njė lėvizje. Amerika Veriore ėshtė trofeu.
Nė momentin e duhur, rendi gjeopolitik do tė ndryshoje sėrish dhe epoka amerikane do tė pėrfundojė. Ndoshta edhe mė shpejt, fuqia e Shteteve tė Bashkuara do tė darovitet. Ama jo akoma dhe jo nė kėtė shekull.
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė