Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-09-09, 12:17   #2
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kanceri i GJIRIT...pse shkaktohet?..

A dihet shkaktari i paraqitjes sė kėsaj sėmundje vdekjeprurėse dhe cilėt janė faktorėt tė cilėt e ndihmojnė paraqitjen e kėsaj sėmundjeje?

Etilogjia (shkaku) e sėmundjes nuk dihet. Mirėpo ka mjaft studime qė flasin pėr disa faktorė tė cilet e favorizojnė si dhe disa tė tjerė tė cilėt e mbrojnė femrėn nga paraqitja e kėsaj sėmundje tė rrezikshme.
Faktorė kyqė janė hormonet seksuale tė vezoreve sidomos estrogjenet. Kėshtu femrat tė cilat nuk kanė lindur ose kanė pak lindje janė tė favorizuara nė paraqitjen e kėsaj sėmundjeje. Sėmundja mė e shpeshtė ėshtė te ato gra tė cilat menopauza (menstruacioni i fundit) ėshtė e vonshme dhe gratė, tė cilat kanė gjakderdhje tė rregullta menstruale deri pas moshes 55 vjeēare, sėmuren nga karcinomi i gjirit 2 herė mė shpesh se te ato, tė cilat menstruacionet u pushojnė para moshes 45 vjeēe.
Mėnyra e ushqyeshmėrisė, sidomos ushqimi i pasur me yndyrėra, dhe gratė me peshė tė shtuar (majme) sėmuren mė shpesh nga karcinomi i gjirit se femrat e dobėta. Edhe femrat, tė cilat ngelin shtatzėnė pėr herė tė parė pas moshes 30 vjeēare, mė shumė mund tė paraqitet kjo sėmundje se te ato qė fare nuk kanė lindur dhe ky rrezik vjen duke u rritur sa mė nė moshė tė shtyrė tė jetė shtatzėnia a parė. Disa studime flasin se edhe abortet e shpeshta rrisin rrezikun e paraqitjes sė kėsaj sėmundjeje.

Po duhani a ka ndikim nė paraqitjen e karcinomit tė gjirit?

Njė kohė tė gjatė janė duke u bėrė studime nė kėtė drejtim. Te kafshėt ėshtė vėrtetuar se materjet kimike tė cilat i pėrmban duhani me siguri shkaktojnė karcinomin e gjirit. Kohėt e fundit nė Amerikė ėshtė shpallė njė studim pėr karcinomin e gjirit dhe duhanin. Nga ky studim ėshtė ardhur nė pėrfundim se gratė, tė cilat pinė duhan aftėsia mbrojtėse e njė gjeni, i cili ka ndikim nė paraqitjen e karcinomit tė gjirit, ulet. Ky gjen, te popujt evropjan, haset nė mbi 50%. Janė tė rrezikuara sidomos, ato femra qė fillojnė tė pinė duhan heret, si dhe ato, tė cilat pinė mė shumė se njė pako brėnda 24 orėve.

A ka faktorė, tė cilėt e mbrojnė gruan nga paraqitja e karcinomit tė gjirit, cilet janė?

Rrezik mė tė vogėl tė paraqitjes sė karcinomes sė gjirit kanė ato femėra tė cilave u janė larguar (kastruar) vezoret para moshes 40 vjeēare. Rrezik mė tė vogėl nga paraqitja e karcinomės sė gjirit te femrat janė edhe menstruacionet e rralla pėr shkak tė shtatzėnive, dhėnies gji njė kohė tė gjatė si dhe te ato femra, tė cilat ngelin pa menstruacione heret. Edhe shtatzėnitė e shpeshta e zvogėlojnė rrezikun nga paraqitja e karcinomit tė gjirit te femrat. Ka edhe disa tė dhėna se shtatzėnia para moshes 25 vjeēe e zvogėlon mundėsinė e paraqitjes sė karcinomit tė gjirit. Gratė, tė cilat kanė lindur para moshes 18 vjeēare kanė vetem 1/3 e rrezikut pėr tu sėmurė nga kjo sėmundje, nė krahasim me gratė, tė cilat pėr herė tė parė kanė lindur pas moshės 35 vjeēare.

A ėshtė karcinomit i gjirit sėmundje ngjitėse apo trashėguese?


Jo, dhe nuk ka frigė se kjo sumundje mund t'i ngjitet pėrsonave, tė cilėt e rrethojnė ose kujdesen pėr tė sėmurėn.
Nuk mund tė thuhet me siguri se a ėshtė sėmundja trashėguese apo jo. Mirėpo, ka tė dhėna se sėmundja ėshtė paraqitur te disa gjenerata tė gruas sė sėmurė si gjyshja, nėna, e bija, motra. Incidenca e paraqitjes sė karcinomit tė gjirit ėshtė 2-3 herė mė e shpeshtė te gratė tė cilat nė familje (gjyshja, nėna, motra) kanė pasur tė sėmurė me karcinom tė gjirit, nė krahasim me ato gra, tė cilat nė anamnezėn familjare nuk kanė pasur tė sėmurė me kėtė sėmundje.

Cila pjesė e gjirit ėshtė mė e rrezikuar nga paraqitja e kėsaj sėmundje?

Nėse gjirin e ndajmė nė katėr pjese atėherė nė 1/4 e jshtme tė sipėrme nė afėr 48 tė rasteve paraqitet mė shpesh karcinomi i gjirit, pastaj vjen 1/4 e sipėrme e brėndshme me 15%, 1/4 e poshmte e jashtme me 11% dhe mė pak karcinomi i gjirit lokalizohet nė 1/4 e poshtme tė brendshme 6%. Pėr rreth thithit-areoles nė 17% dhe multifolikular-nė shumė vėnde 3%.

Cilat janė shenjat e paraqitjes sė karcinomit tė gjirit?

Faza e fillimit tė paraqitjes sė karcinomit tė gjirit nuk ka ndonjė shenjė karakteristikė. Shpesh ndodh qė gruaja vet tė zbulojė, prek disa ndryshime nė gjinjė nė formė tė formacioneve tė forta nyjesh. Kėto zbulohen zakonisht gjatė larjes sė trupit. Mirėpo janė bėrė studime edhe te popujt mė tė ngritur nė kuptim tė edukatės shėndetėsore, dhe se nga koha e prekjes sė kėtyre ndryshimeve e deri te paraqitja te mjeku sė paku kalon 7-12 muaj. Sigurisht te populli ynė kjo ėshtė edhe mė e vonuar pėr shkak tė edukimit shėndetėsor tė pamjaftaur. Nė fillim kėto nyje, tė cilat preken janė tė veēuara dhe tė lira por me kalimin e kohės kėto bashkohen me indin pėr rreth dhe mė nuk janė tė lira. Nė disa raste hasen ndryshime nė thitha (ato futen brenda) ose paraqitet skuqje apo trashje e lėkures sė gjirit. Nė disa raste paraqitet rrjedhje e lėngut tė pėrzier me gjak nga gjiri.

A pėrhapet sėmundja edhe nė organe tjera?

Po. Nė fillim procesi i karcinomit tė gjirit pėrhapet nė tėrė gjirin nė drejtim tė krahėrorit dhe lėkurės ashtu qė lėkura e gjirit merr njė dukje si lėvorja e portokallit. Sėmundja mund tė pėrhapet edhe me anė tė gjakut nė organe tjera si: vezore deri nė 30% tė rasteve, unaza tė boshtit kurrizor, mushkėri, mėlqi, tru etj.

Si caktohet diagnoza e karcinomit tė gjirit?
Pėr diagnozė tė karcinomit tė gjirit duhet tė merret anamneza mirė, ajo familjare dhe pėrsonale, tė vėshtrohen gjinjėt, preken-palpohen. Nga analizat duhet tė bėhėt: kontrolli me ultrazė-ultratingull sidomos te femrat e reja, mamografia-kontrolli me rentgen dhe analiza citologjike aspiratit tė marrur me gjilpėrė.

Kur duhet tė bėhen kontrollet me ultrazė-ultratingull dhe me rentgen ose mamografi?

Mė sė miri ėshtė qė kontrollii me ultrazė-ultratingull ose me rentgen-mamografi duhet tė bėhet nė fazėn e parė tė ciklit menstrual, pra menjėherė pas menstruacioneve gjegjėsishtė nga dita e 4 deri nė ditėn e 10 tė ciklit menstrual.

A ka mjekim?
Po, ekziston mjekimi, i cili kryhet nė institucione tė specializuara. Rezultatet varen nga koha e zbulimit. NESE ZBULOHET ME KOHE ATĖHERE KOHĖZGJATJA E JETĖS MUND TĖ ARRIHET DERI NE 20 VJET. Mjekimi kryhet me rrugė operative dhe pastaj vazhdohet me rrezatim. Mjekimi pesėvjeēar ėshtė nė 80-90% tė rasteve tė zbuluara heret, ku gjėndrrat limfatike regjionale nuk janė prekur.
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė