Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-08-06, 14:11   #2
ZARATUSTRA
 
Anėtarėsuar: 18-06-05
Postime: 52
ZARATUSTRA e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Tash El-Gazaliu ka arritur moshėn njėzetvjeēare. Shkoi nė Nisabur qė ishte njė qendėr kulturore islame dhe u regjistrua student nė medresenė En-Nidhamijeh, nėn profesorin famėmadh Imamu’l-Haremejnin, Xhuvejniun, intelektualin mė tė madh tė kohės sė tij. El-Gazaliu ishte i pajisur me njė kujtesė tė jashtėzakonshme, zgjuarėsi tė rrallė, durim tė pashoq pėr tė hetuar dhe studijuar, kėshtu qė nuk shkoi shumė e El-Gazaliu u ēmua si studenti mė i aftė i kėtij profesori tė famshėm, nėn kujdesin e tė cilit studioi prej vitit 1078 e gjer me vdekjen e mėsuesit tė tij mė 1086. Gjatė kėsaj kohe fama e El-Gazaliut kishte marrė dhenė. Kryeministri Nidhamu’l-mulk, qė ishte i mirėnjour pėr dashurinė qė kishte pėr diturinė dhe respektin qė kishte pėr dijetarėt, dėrgoi dhe e thirri El-Gazaliun nė Bagdad dhe pas njė bisedimi tė gjatė qė pati me tė, duke e ēmuar pėr diturinė e madhe qė zotėronte, e emėroi si kanonist dhe teolog me rrogė nė pallatin e tij. Nė vitin 1091 e zgjodhi pėr tė dhėnė mėsime nė Kolegjin Nidhamije tė Bagdadit qė ishte njė ndėr qendrat mė tė njohura kulturore tė asaj kohe. Kjo ishte detyrė qė lakmohej nga tė gjithė dijetarėt e famshėm tė kohės, kurse u jepej vetėm atyre qė ishin shumė tė shquar nė fushėn kulturore.
El-Gazaliu e pėrmbushi shumė mirė misionin me tė cilin u ngarkua, studentėt derdheshin si uji nė klasėt e tij nė degėt e ndryshme tė kulturės sė njohur atėherė, sa qė arriti tė kishte mė tepėr se 300 studentė. Shumė dijetarė trokitnin portėn e tij pėr tė diskutuar probleme tė ndryshme shkencore dhe pėr tė marrė mendimet e tij.
El-Gazaliu kaloi katėr vjet si profesor nė kėtė kolegj, fama e tij nga dita nė ditė shtohej; por, edhe filloi tė bėhej skeptik, dhe nė mbarim tė katėr vjetėve arriti kulmin e dyshimit, jo vetėm nė teologji por edhe nė ēdo degė tjetėr tė kulturės dhe tė filozofisė. Nuk i bėhej mė tė jepte mėsime dhe pa pritur, nė vitin 1095 e la detyrėn e profesorit, la qetėsinė qė gėzonte nga ofiqi i tij, u nda nga familja dhe shkoi duke u endur qytet mė qytet pėr tė gjetur prehjen shpirtėrore dhe qetėsinė mendore, duke e kaluar kohėn nė lutje dhe meditacion. Shkoi nė Jerusalem, Aleksandri, Damask, dhe kreu detyrėn e haxhillėkut nė Mekke, sikundėr vizitoi edhe Medinėn.
Gjatė kohės sė dyshimit u mor me shkrime, pėrveē kėsaj studioi me premi teologjinė dhe ēdo degė tė fesė, filozofinė qė njihej atėherė si dhe sufizmin me anė tė tė cilit gjeti qetėsinė shpirtėrore qė kėrkonte dhe prehjen mendore. Duke folur mbi zhdukjen e e dyshimit nė kėtė periudhė tė jetės sė tij, El-Gazaliu nė biografinė e tij “Shpėtimtari nga humbja”, pasi flet pėr periudhat e ndryshme qė kaloi gjatė jetės sė tij tė dyshimit, tregon se shpėtimi nga errėsira e dyshimit dhe dalja nė dritėn e besimit nuk i erdhėn nga provat dhe argumentet ” …por nga Drita qė All-llahu shkaktoi tė depėrtonte zemrėn time. Dritė qė shkėlqeu hyrjen nė tė gjitha dituritė. Tė mendojmė se sigurimi vjen vetėm duke u bazuar nė argumente formale ėshtė tė kufizojmė mėshirėn e pafund tė All-llahut.”
Afro 700 vjet mė vonė erdhi filozofi David Hume qė shprehi po thuaj tė njejtin botėkuptim duke mejtuar se tė gjitha besimet dhe konvikcionet tona varen nga dėshira dhe se arsyeja nuk ėshtė bazė pėr konvikcion.
Pasi El-Gazaliu doli nga errėsira e dyshimit nė dritėn e besimit me ndėr­mjetėsinė e pėrvojės sufiste, u mor edhe disa vjet me mėsim nė qytete tė ndryshme. Pėrvojėn e tij filloi ta hedhė nė letėr, duke shkruar libra tė ndryshme, pėrveē atyre qė i kishte shkruar mė parė nė teologji, moral dhe jurisprudencė.
Enciklopedia Britanike shėnon qė El-Gazaliu ka shkruar 69 vepra nė subjekte tė ndryshme. Shumė prej tyre janė pėrkthyer nė anglishte, gjermanishte, frėngjishte, italishte, krahas pėrkthimeve tė bėra nė gjuhėt e popujve muslimanė.
ZARATUSTRA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė