Titulli: zemra e heshtur
POETI
Rrugėn njė lypės i mjerė mė preu,
Me lot nė sy e kėmbė tė prera,
Qė zvarritej mbi krahėt e fortė i pėrvuajtur,
Qė zvarritej mbi stomakun e tij i uritur.
Veten pashė si nė pasqyrė,
Ai pa kėmbė, e unė pa krahė,
Ai lyp lekė pėr bukėn,
E unė lyp vargje pėr shpirtin.
Ai lypės artist,
Unė poet lypės.
Me kėmbėt e mia tė forta zvarritėse,
Krahėt e tij tė fortė zvarritės shkelmova.
Nė tokė e shtriva fitimtar,
Filozofinė e bukės sė lypur.
Rrugėn njė i kamur i mjerė mė preu,
Qė zvarritej me krahė e kėmbė,
Mbi avion,makinė e para pa fund,
Qė shpirtin e humbur lypte.
Veten pashė si nė pasqyrė,
Ai pa shpirt lyp me kėmbė e krahė,
Unė vargje lyp qe shpirt ti jap.
Ai lyp shpirt pėr lekė,
Unė vargje pėr shpirtin lyp.
Ai lypės artist,
Unė poet lypės.
Me shpirtin tim tė fortė zvarritės,
Nė gjunjė i rashė,
Nė tokė e shtriva fitimtar,
Filozofinė e shpirtit tė lypur.
(adrian dule)
|