Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-05-09, 19:50   #24
Ilir@
 
Avatari i Ilir@
 
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
Ilir@ i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė

Nezir Myrta / POEMA PĖR POPULLIN





POEMA PĖR POPULLIN



Populi ecė e nuk ngutet
Udhės me gropa zemre e kalldremeve historike
Nuk ngutet se ėshtė i Lodhur- i Kėputur nga Thikat
Varrėt Thika pas Shpinde ia kanė kėputur shpirtin

Pesha e hidhur e historisė sė tij -
Plot data lavra vitesh nė ballė e shekuj betejash
Pa Pre e pa Fre -

Historia e Huaj i rrinė Gerrbė Mbi Shpindė ende!?
E -
Shpindėn e ka plot gjak e trupin shoshė shpatash e plumbash

Plot plagė tė moēme mijavjeēe

Duket sikur ngjitet gujaz Pėrpjetėzes Epike
Kurrė i gjunjzuar numron Hapat e Epokave
Qė Ia lan veē njė Copė Trup e Shpirt -
E me shpirt ndėrdhėmb mundohet Pėr Tė Gjallė!

Plot plagė tė moēme mijavjeēe!

2.

Populli ecė ngadale e nuk ngutet -
Viteve tė Krrusura Ura historike tė Via Egnatias
Koha pa ujė nė Sy ia qet thiijat e pėrgjegjura
pėr 'i pikė xeher tambli nė Sy tė gjegjur e t'regjur

Tamblin e Nanės ia qet pėr hundėsh -
Deri ta qet njė fjalėgoje
tue qitė zjarr pėr sy e tym pėrgoje

thuase - i kemi lindė zotit me zor!

Populli ecė ngadalė e nuk ngutet -
Varg i Gjatė Thik'pėrpjetė zor ėshtė m'u ngjitė kėshtu
S'ka kohė me u ndalė as para varreve as para tė vdekurve
Tė plagosur nuk sheh askund tė shtrimė edhe ata ecin
Pėrpjetėzes sė Plumbtė

Nuk kemi Kohė as me vdekė!

E Koha bie mazunė pėrdhe, nuk qet za as fjalė pėrgoje
Buzėt - Shkrum i Gjallė - e luan kryet pėndueshėm -
Ka dro do ta shkelė Tjetra Kohė nė gjysėmrruge

Mbetet kush mbetet e del nė Breg Kohe - kush tė del!

Historia e Popullit -
Nuk Shkruhet me Shkrola e Shkokla
Kur ecet Thik'pėrpjetėzes Gjarpnushė Historike

Populli ecė ngadale e nuk ngutet...!


3.

Ecė ngadale e nuk ngutet -

Kuk ngjitet ngarkuar Gur Muzeshė e arkeologjishė tė thyeme antke -
Bjeshkėt e Namuna i Banė me Shpindė

E Bjeshkė Shtyen me Gjoks!

Skurruar ne Gjak Triumfal tė Fitoreve tė Huaja
E Dikush ne Gisht nė Gojė -
Dikund me Gisht nė Kokė e dikund ia merr kamba kambėn
me Zorrė nėpėr kambė -
Pret tė ia Jep Dorėn Bjeshka - ajo ende i rrokullisė gur!

Koha Breshkė Ende ia Qet Thijat e Pėrgjegjura...

Pėrditė i del Doresh nganjė Bjeshkė e nga njė Vrrijė
Me hekura nė duar - don tė dali hekurah - Moteve tė Nxime!
Ia Nxini Jetėn historia e veshur me Uniforma shtrigash

Me Bjeshkė e Vrriijė ndėr Sqetulla -

Historia i ndalet para kambėve -
keshe po ia fshinė djerėset e gjakun -
djerėset i vlojnė n'ballė e s'un ia gjenė kund Ēaren Vetit!

Pėrditė nė lojna tė reja - Shtrigash tė Vjetra!


4.

Populli ecė ngadale e nuk ngutet -
Epokave Qorre Historike me Hapa tė Randė - Bjeshkė!
Me Kokė Plumb - tė rėnduar mbi Kohė

Me Kohė Plumb nė Zemėr!

Me Shpindė tė Plumbtė te Dy Luftave Botnore
Me 'i Botė nė Shpindė -
me ndėrskamca historike tė pahistori
Pėrditė ia grryejnė Gjeografinė e vet ndėr kambė

Pėrditė ta Grryejnė Dheun Ndėr Kambė!

E ende Mizat e Trollit ardhse marrin Krahė Drangojsh pėr tu ngjitur nė Qiell -
E me i shtie nė Grusht Retė e Mendimit Bosh!

Ende - Mizat dojnė tė bahen drangoj e Drangojtė sikur po paraqiten si miza -

Me Sy Mize nėpėr Pluhurin e Mbetur nė Tribuna Tribunatorėsh!

Epokat e Lavdishe Hillire -
diegur e humbur pashėnjėpadokė Nėn-Tokė e Nėn-Ujėra!
Edhe vet Koha sot po e sheh Kthjelltė Rrėnjen e Gjallė
deri nė Fundbote tė Antikunit -

Gjaku Dardan vlon Ende illir ballkan!

Populli Ecė Ende Pėrpjetėzes Gjarpnushė Historike
Ngadale E Nuk Ngutet...!

(7. mars, 1996) Nga Vėllimi - POEMA PĖR POPULLIN
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
Ilir@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė