Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-05-14, 18:49   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Aleksandri i Madh

Historia 2300-vjeēare e “shqiptarėve” tė Qafiristanit







Kjo ėshtė njė temė disi e rrahur nė shtypin shqiptar nė formėn e njė kėrshėrie, kurioziteti shkencor, por asnjėherė nuk ėshtė marrė me seriozitet nga autoritetet tona shkencore, megjithėse kemi tė bėjmė me njė rast unik tė ekzistencės tė paraardhėsve tanė, ilirėve, nė njė cep tjetėr tė botės, me mijėra e mijėra kilometra larg, qė mund tė hedh dritė mbi historinė e tyre, por edhe mund tė pasurojė historiografinė tonė. Ngaqė, ka qenė njė vend i izoluar pėr mijėra vjet, atje janė ruajtur tė gjalla tiparet popullore, gjuhėsore e zakonore pellazge-ilire-arbėreshe-shqiptare.







Ekzistencėn e Ilirėve nė rajonin e madh gjeografik tė Indokinės, nė Qafiristan (sot Nuristan), njė vend ku piqen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani, dhe pikėrisht nė atė zonė ku para disa kohėsh u vra Bin Ladeni, fillimisht e ka zbuluar shkrimtari amerikan James Hilton, me veprėn e titulluar “Horizonte tė humbura” (Lost Horizon). Mė pas, nė maj 1983, nė gazetėn “Lidhja” tė Antonio Belushit ka shkruar Ernesto Skura shkrimin me titull “Ilirėt nė Afganistan”. Tė njėjtėn gjė ka bėrė nė librin “Arvanitasit”, historiani i madh me prejardhje shqiptare, Aristidh Kola, i cili dėshmon kohėn e vendosjes sė ilirėve nė atė vend tė largėt.

Historia e hulumtuar deri mė sot tregon se kėta janė pasardhėsit e 6000 luftėtarėve ilirė tė larguar nga shteti i tyre pas vrasjes sė mbretit Kliti, nga Aleksandri i Madh, rreth vitit 300 para erės sonė. Ata ngelėn andej, pėr shkak tė largėsisė nuk mund tė ktheheshin nė atdhe, por u vendosėn nė atė rajon ku u detyruan tė martoheshin me gra vendase. Gjuha e tyre quhet burrashka, gjuha e burrave, ndėrsa gratė flisnin gjuhėn tjetėr. Tani kjo gjuhė pėrsėri quhet burrashka, por ėshtė e pėrzier dhe nuk shkruhet.

Karakteristikat e banorėve tė Hundėzės janė tė ndryshme nga ato tė pakistanezėve: ata jetojnė gjatė, janė shtatlartė dhe kanė flokė gėshtenjė, bėjnė dhe pinė verė si askush tjetėr nga zonat dhe rajonin ku jetojnė. Lugina ku jetojnė quhet nė ditėt e sotme Hundėza (Hundė e vogėl) dhe me tė vėrtete kjo fushė mbyllet me njė hundėz midis dy maleve qė e rrethojnė. Njė tjetėr vendndodhje moēalore quhet Balta. Mali pėrballė quhet Torabora (Tu ra borė). Njė mal tjetėr ngjitur me luginėn ėshtė i mbuluar me akullnaja, tė cilat rrėshqasin me kalimin e kohės. Ky mal quhet Rakaposhi (Ra kah poshtė).

Edhe pse vendi ėshtė malor, ai ėshtė shumė pjellor nė prodhimin e zarzavateve, frutave e drithėrave tė ndryshme, si pėr shembull: patate, bizele, kastravecė, grurė, misėr, elb, kajsi, dardhė, mollė, pjeshka, kumbulla, fiq, qershi, rrush, shalqi etj., qė nuk i kultivojnė vendėsit. Banorėt janė bujq (arė-bėrės) tė shkėlqyer dhe kanė krijuar njė sistem mahnitės e madhėshtor tarracash dhe vaditjeje pėr to. Kanalet kullues, qė lidhin dhe ushqejnė tarracat me ujė quhen Kulluse. Njerėzit janė shumė mikpritės dhe ndihmues tė njėri-tjetrit. Kryetari i Hundzės e ka titullin Mir (Mė i miri). Festa mė e madhe ėshtė Viti i Ri diellor (ashtu si pellazgėt, arbėreshėt), quhet Naurosh (Na uro) dhe bie mė 21 mars.

Hundėzakėt janė shumė tė ndryshėm nė krahasim me pakistanezėt me lėkurė tė errėt apo me afganistanasit, taxhikistanasit e kinezėt. Hundėzakėt janė tė bardhė dhe me mollėza tė kuqe. Shumica e 50 mijė hundėzakėve kanė sy tė kaltėr, tė gjelbėr ose bojė hiri dhe flokė qė kalojnė nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit. Disa fėmijė kanė edhe flokė tė kuq.

Lart nė male ėshtė njė fis i madh qė quhet Kalash dhe ngjashmėria e tyre me paraardhėsit evropianė tė lė me gojė hapur. Perėnditė e Kalasheve kryesohen nga perėndia Di-Zau (Diell-Zeus). Kalashėt skalisin nė portat e tyre edhe njė gjė qė shpreh origjinėn e tyre tė lashtė ilire dhe lidhjen e tyre me Aleksandrin e Madh: dy brirė dhie (edhe Skėnderbeu dy brirė dhie kishte nė pėrkrenare). Njė lule tė egėr me ngjyrė tė verdhė, qė fėmijėt e mbledhin nė mal apo fushė e quajnė Bisha. Burrat veshin pantallona tė bardha qė i quajnė Shalėvare (shalė tė varura), ndėrsa gratė bluzėn e tyre e quajnė Kamishė (qė vishet nė misht). Vallet e hundėzakėve shoqėrohen nga daullet, fyejt apo pipėzat dhe valltarėt kėrcejnė tė kapur dorė mė dorė nė formė rrethi. Njė valle popullore e rėndėsishme ėshtė Vallja e Shpatave, qė kėrcehet vetėm nga burrat dhe valltarėt vishen me rrobe me ngjyra tė quajtura Kamarbunde.

Banorėt e Hundėzės dhe Baltėzės e dinė origjinėn e tyre tė lashtė qė kanė qenė ushtarė tė Aleksandrit tė Madh. Ata e lidhin origjinėn e tyre me Greqinė, e cila ka patur mė shumė kontakt me ta dhe nuk kanė shumė dijeni pėr Shqipėrinė, gjuhėn e sė cilės flasin, pasi atje nuk ka shkelur asnjė kėmbė shqiptari, pavarėsisht se ka njėmijė e njė arsye pėr tė shkelur e pėr t’u ngulur mirė.

Dijetari Dr. J. M. Hoffman ka vizituar dy herė Hundėzėn dhe ka nxjerrė kėto konkluzione: Vendbanimi i ilirėve ėshtė aty ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina, Taxhikistani, nė pjesėn e Pakistanit. Lugina ku ata jetojnė sot quhet Hundėza (Hundė e vogėl). Kjo fushė mbyllet me njė hundėz, rrethohet nga dy male 6000-7500 metra mbi nivelin e detit. Njė vend moēalor aty quhet Balta. Pllaja e Hundėzės ėshtė 2300-2700 metra mbi nivelin e detit. Vendi ku banonin ilirėt mė pas u quajt Kafiristan (tė pafetė, qafirėt), sot e quajnė Nuristan.

Ata pinė verė tė pėrzierė me ujė, si paraardhėsit e tyre. Jetojnė shumė vjet, pinė shumė ujė qė rrjedh nga akullnajat, pinė ēaj me rrėshirė shkėmbi (qė e quajnė shėlli-rė). Nuk pinė kafe ndėrsa janė shumica vegjetarianė.

Gjuha e vendit illirian Makedhonia ishte Skipja - Shqipja e Lekės sė Madh, e tė atit tė tij, Filipit tė Makedhonisė. Ishte ajo gjuha qė nuk e kuptonin autorėt antikė, tė cilėt nga mėria ekspansioniste e quanin shqipen e vjetėr edhe gjuhė barbare (“Aleksandri i Madh fliste njė gjuhė barbare, qė nuk ishte as greke dhe as latine”). Ishte ajo shqipja e Lekės sė Madh, e pėrcjellė gjatė pushtimeve tė tij nė Aleksandri, Hindi, po ashtu deri tej illerit gjėrman, nė rrafshin trekontinental afriko-azio-evropian. Leka i Madh nuk pushtoi vetėm ushtarakisht, por edhe kulturalisht antikitetin botėror tė kohės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 26-05-14 nė 18:50
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė