Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-03-08, 10:50   #13
Mendjen
Poeti i Vuajtjeve
 
Avatari i Mendjen
 
Anėtarėsuar: 17-03-08
Postime: 57
Mendjen i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Gazeta elektronike sportive: "FUTBOLLI

Milan e dėshiron Drogban dhe Gerrardin

Milani thuhet se do tė bėjė njė ofertė tė majme pėr tė transferuar dy lojtarėt e Premierligės, Didier Drogban nga Chelsea dhe Steven Gerrard nga Livepooli, ka bėrė tė ditur sot Tuttosport.
Rosonerėt dėshirojnė tė bėjnė revolucion nė ekipin e tyre, pas njė sezonit tepėr dėshpėrues, duke larguar njė numėr tė madh veteranėsh, pėrfshirė edhe Giuseppe Favallin, Serginhon dhe Cafun. Edhe disa lojtarė tė tjerė si Alberto Gilardino dhe Yoann Gourcuff, po ashtu do tė shiten me qėllim pėr tė krijuar buxhet pėr tė blerė disa nga yjet mė tė reja tė futbollit.

Ish-menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, mund tė jetė zėvendėsim pėr Carlo Ancelottin, ndėrsa lėvizja e parė e tij do tė jetė tentimi pėr tė nėnshkruar me Didier Drogba dhe Steven Gerrard.

Derisa largimi i Drogbas nga Stamford Bridge duket po thuajse i sigurt nė fund tė kėtij sezoni, nėnshkrimi me Gerrard do tė jetė mjaft i vėshtirė, pėr tė mos thėnė ndoshta i pamundshėm.

Nė mesin e lojtarėve tjerė pėr tė cilėn mund tė bėjė ofertė janė edhe ylli i Stuttgartit, Mario Gomez dhe ai i CSKA Moskės, sulmuesi brazilian Jo.
__________________
K-A-A-K "Kushtrimi Admirues i Artit Kreativ "
Mendjen Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė