Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-06-07, 20:28   #8
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Rilinda!

Mbase jam shume realist, nje gje duhet ta pranoj, se po qese fillimit te shkrimit tuaj do i bejme nje komperacion shume leht me mbarimin do hasim ne ca kontradikta.

Toleranca nderfetare ne popullin tone ka qene gjithenje ne nivel te duhur, dhe asnjehere nuk kemi hasur ne percarje fetare qe tek shume popuj tjeter kane ēuar deri tek konfliktet, si pershembull ne Britanine e Madhe apo ne Iran, etj. Pra, edhe misioni i Pashko Vases ka qene ne lufte kunder asimilimit te shqiptareve qe "intregoheshin" ne grek e sllave -prej influences se kishes ortodokse-, e jo se populli nder vete paska qene i percare, mbase neve e dime se edhe mysliman shqiptare ka pasur prej tyre qe kane luftuar kunder Perandorise Osmane, gje qe deshmon se ketu skemi pasur me ceshtje fetare porse kombetare dhe te gjithe shqiptaret kane qene te bashkuar, edhe pse ne raste konkrete kane pasur mendime dhe qendrime racionale porse prap do me thene ishin nje kala, per kete e ke shembullin e Lidhjes se Prizrenit per te cilen skam dije me shume se ti, prandaj mund te faktosh kete qe e them une edhe ju vet.

Juve, ia keni ndaluar vetes te hyni tek nenforumi fetar per shkak te rremujes qe shkaktohet aty, apo jo? E kush e shkakton kete rremuje me shume se vet moderatoret te cilet nuk e koordinojne mire ecurin e temave aty? Te lutem, behu korrekte, mos e gjyko popullin e shtrenjte shqiptare prej asaj qe sheh ne kete forum ku cenzura dhe diskriminimi eshte kulminacion. Pastaj ti ndoshta nuk e di, porse po ta them se percarjet dhe rremuja ne diskutime ne ato nenforume ka impaktin qe nga moderatoret te cilet duke u nisur nga kodi antishqiptar se "se shqiptare rrasen aty ku eshte ma ngusht" e bejne "atmosferen" te tille qe te kete lexueshmeri, shiko kete qe ta thash dhe bindu. Tek e fundit, dardania.de mbetet nje lecke e vogel dhe asgje tjeter dhe eshte pradrejtesi e tirani do thoja e mizori te gjykosh popullin shqiptar me veprimet e 4-5 anetareve qe shkruajne tek ato nenforume te digjiruar nga moderatoret e forumit.

Lutja e juaj e fundit me sqarimin ne shtojce eshte ne kontradikte totale e nderuar. Ceshtja e religjionit eshte shume e qarte per ate qe e duan te verteten. Kur Platoni hartoi ca kode per moralin e qe i trashegoi me pervetesime edhe Aristoteli askush nuk dul ta ngaterron sistemin e bere nga ata per moralin me kolapsin moral, mbase ishin te qarta, dhe s'kishte nevoje per rremuje. Kjo eshte e njejta me kombin e fene. Mua me duken teper naiva ata qe edhe duan te kene fe, edhe duan kombin ta quajne fe, gje qe eshte e pakonceptueshme, prandaj edhe nuk mund ta justifikojme fjalen e Pashko Vases perderisa eshte teresisht dicka qesharake, sepse ne kemi lindur me komb, ne deshem a s'deshem i takojme atij kombi ne te cilin kemi lindur, e fene e zgjedhim dhe behemi besimtar, e qe bile te qenurit besimtar eshte pjese e natyrshmerise sone. Shqiptarija eshte komb, dhe eshte qesharake te thuash: "Feja e shqiptarit eshte shqiptaria", e ejani ma thuani, c'eshte feja pra per ju, sistem i hartuar nga njerezit, kanun e muhabet odash, apo porosi hyjnore? Apo? Ju lutem, keto jane koncepte te sqaruar qe me heret dhe fleksibiliteti i tyre shihet sikur hena e plote, prandaj te dalurit me deklarata qe u ka humbur ngjyra qe moti eshte nje shenje qe deshmon se neve ende jemi ne nje pjese te paintegruar ne aspektin intelektual e te civilizimit.

Une rrjedh nga nje familje e Gjilanit, tre dajallaret e atit tim, nuk hyne e nuk dalin me njeri tjetrin qe 5 vite, mbase njeri eshte LDK, e tjetri PDK, e tjetri AAK, e nuk e di tash, do na dale ndonje Pashko Vasa te na thoje per nje shumice te madhe te kosovare qe jane ne kete gjendje:

"Mos shikoni politikan e partija
vellazerija e shqiptarit,
eshte shqiptarija"

Ju pershendet!
Experti!
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė