Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-12-08, 21:36   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Udhėtimi i Njė Amerikane nė Shqipėri

Per te plotesuar figuren e shkrimtares amerikane Rose Lane, e cila udhetoi neper Shqiperi, si dhe dha nje kontribut te shquar ne mbrojtje te Shqiperise, une po sjell keto artikuj mbi autoren. Nepermjet tyre ne kuptojme se edhe Shqiperia ka patur miq sikurse do te kete edhe sot dhe qe ne shqiptaret duhet t'i vleresojme ata per kontributet e tyre sikurse duhet te punojme qe te gjejme mbeshtetjen e tyre, pasi ata jane ambasadoret me te mire te ēeshtjes shqiptare.


Vjetėria e Vendit


Nga njė artikull shumė interesant tė botuar nė tė pėrkohėshmen amerikane The Traveler prej Amerikanes Rose Wilder Lane, e cila, siē duket, ka udhėtuar mjaft nė Shqipėri, heqim kėto qė kanė tė bėjnė me bukurinė natyrale dhe 'vjetėrin' e Shqipėrisė:

Kur vapori Lloyd-Trestino qėndroj nė skelė tė Durėsit, njė kope kaikesh, si gjithėnjė, i duall pėrpara qė t'a pritnin. Tė pakujdesura dhe tė pabojatisura, edhe tė punuara nga njerėz me fytyrė tė egėr dhe tė vedhur nė recka, ato kishin me tė vėrtet pamjen e tė dėrguarve tė njė kombi brigandėsh. Vajza nga Bostoni, qė udhėtonte nga Venetia nė Athinė bashkė me tezen e saj, na vėshtroj me sy tė tmeruar.

"Me tė vėrtet vini nė Shqipėri - fillet-tė-vetėma?!," na pyeti me habitje. Dhe tė gjithė udhėtarėt qė ndodheshin nė vapor pėr tė shėtitur vendet e bukura tė Adriatikut dhe tė Mediteranesė duall nė parmakllėke tė vaporit dhe na mbanin sehir kur zbritnim shkallėt, si turma kur bėn sehir theatrinin tė futet brenda hekurave nė egėrsirat qė ka zbutur.

Po nukė bėmė shumė qė tė jemi qendra e kėti interesi, se me vrap pas neve zbriti njė plakė, e gjallė, dhe me synė si pishė, me njė shoqe tjetėr pas.

"Well, here we are Mary", i tha sė shoqes plaka, tek zinte vendin nė kaike qė po kolovitej nė ujė. "Nukė na kanė vrarė edhe, dhe nukė shoh nonjė arėsye pėrse tė na vrasin, prandaj mblidhe mendjen se kemi pėr tė shkuar njė kohė tė mirė."

Duke u-drejtuar nga ne, plaka thotė: "Ēdo konsul qė kam pyetur - amerikan, inglis, italian, austriak dhe serb, qė tė gjithė na kanė thėnė qė s'duhet as me njė mėnyrė tė futemi nė Shqipėri, se ėshtė rezik tė vej' atje njeriu. So here we are. Sikundėr i them dhe Mary-t, unė jam tani 78 vjeē, dhe kjo mbase ėsht e fundit herė qė shetit botėn, prandaj do tė qe mėkat qė tė le gjė pa parė."

Kėto fjalė duhet tė jenė njė motto pėr tė gjithė udhėtarėt. Ėshtė mėkat qė shumė udhėtarė mbeten pa parė Shqipėrinė nga shkaku i tė tilla kėshillave. Nė Lions tė Sh.Markut, nė Sh.Sofinė, nė Piramide tė Egjyptes, nė ēdo vent tė botės mund tė shohė njeriu gjurma amerikane. Vetėm Shqipėria mbetet e panjohur, e pazbuluar. Dhe sa lehtė qė ėshtė tė vejė njeriu nė Shqipėri! Hiē mos dėgjo ē'tė thonė tė tjerėt, mer vaporė qė ēan Adriatikun, dhe zbrit nė Durės. Me tri orė tė gjitha sa ke dėgjuar harrohen dhe mbeten prapa teje; dhe nė tri orė do t'a gjenē veten nė mes tė shekujve prehistorikė.

Nė njė mėnyrė tė tillė i fjalosem plakėn edhe shoqen e saj, dhe si zbritėm nga kaikja muarm udhėn pėr nė Durės.

Visitorja amerikane na shpie pastaj nė Durės dhe nė Shqipėri, dhe tregon me njė humor tė hollė karakteristikat e vendit: muret e rėnė tė Durėsit tė moēim, tė bėra nga Romanet, qytetin brenda, nė tavernat gazmore tė tė cilit njė herė oratori roman Cicero pat harxhuar tė tėra tė hollat dhe s'kishte tė tjera tė kthehej nė Romė, pazarin e Durėsit, ku syri i njeriut mund tė shohė gjėra tė ēuditėshme, dhe kėtu kėtej nga njė gjė moderne, dhe, pėr ēudi tė vizitorėve amerikanė, edhe njė Ford. Me nė funt venė nė Tiranė.

"Rugėt e Tiranės, thotė udhėtarja amerikane, s'janė bėrė as pėr njerėz as pėr kafshė… Plumbat e dhjetė vjet lufte kanė lėnė gjurmat nė muret e shtėpive, po Tirana mbetet ajo qė ishte, asgjė nuk e prish qetėsin' e qytetit tėrė ditėn, veē nė kafeanat e ftohta, ku njerėz, lark nga tė nxehtit e diellit, bisedojnė filosofi, shtetin ideal tė Platonit, Ligėn e Kombeve, dhe mbremave bagėtitė, duke tingėllitur zilet, futen nė kasolet e tyre, dhe muezzini thėrret nga tė shtatė minaretė.

"Nė asnjė qytet tė Shqipėrisė nukė ke mundime pėr terxhumane. Kudo ka plot njerėz, Shqipėtarė tė bėrė syrgjyn nga Shqipėria nė kohė tė Turqisė, tė kthyer tani nga tė katėr anėt e botės pėr tė ndihur nė themelimin e Shtetit Shqipėtar. Inglishtja, Frengjishtja, Gjermanishtja, Italishtja, fliten qė tė gjitha nė zyrat qeveritare, nė kafenat, nė sokaket."

"Nga Adriatiku buza e detit tė Shqipėrisė nukė ka ate magjinė qė tėrheq, dhe ashtu udhėtonjėsi shkon pranė Shqipėrisė pa shkuar nė ment njė mejtim, si njeriu sy-errėt qė nė udhė tė tij ka pėrpara njė margaritar dhe nuk e ve re fare. Po ay qė kthehet dhe e sheh ėshtė bekuar prej fatit.

"Se Shqipėria ėshtė m' e vjetėr se Greqia m' e vjetėr se Roma, dhe pėr mua shumė me interesante nga tė dya. Ėshtė njė copė gjė antikerie qė ėshtė mbajtur e gjallė gjer sot. Dhe njeriu nukė ka nevojė tė vejė nė male qė t'a shohė.

"Po tė marė njeriu udhėn nga Durėsi nė Tiranė, nėnė dritėn magjike tė diellit kur perėndon, do tė shohė udhės Shqipėtarė tė mbledhur nė fushat e gjelbėra siē kishin zakon tė mblidheshin mbremanet dhe mė parė se tė qe ndėrtuar Athina. Do t'i degjonē tė kėndojnė kėngė tė njė mellodie krude dhe tė ēuditėshme - tė padėgjuara nė nonjė vent tjatėr tė botės - nė tė cilat ata u kanė dhėnė trup dhe kanė mbajtur legjendet e historisė sė tyre prej tri mijė vjetėsh.

"Shqipėtari i edukuar nė Itali dhe nė Austri turpėrohet nga kėto kėngė. Atė do t'a dėgjonē tė tė thotė qė, po tė jetė se kthehesh pas disa vjetėsh nė Shqipėri, do tė shohėsh atje fabrika, theatre, udhė tė hekurta.

"Ay munt qė ka tė drejtė. Po ne ato gjėra i kemi nė vendet tona. Udhėtonjėsit qė ven' e vijnė nėpėr Adriatik humbasin duke lėnė pa parė kėtė copė tė gjallė antikerie qė tė shohin gjetkė ca skelete tė thata tė saj, se pėr pakė vjet nuk do t'a gjejnė mė tė gjallė. Nonjė dit gėrmadhat e Durėsit do tė zbulohen - arqeologjistėt kanė nisur qė tani tė punojnė - do tė fotografisen dhe do tė bėhen rekllame, nėpėr male do tė bėhen udhė tė hekurta me elektrik, nė majat e tyre do tė bėhen hotele pėr turistėt, dhe Shqipėria ime do tė jet' e vdekur."

DIELLI, Boston, Mass., e Shtunė 14 prill 1923


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante