Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-12-08, 21:42   #4
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Udhėtimi i Njė Amerikane nė Shqipėri

Ardhurė nė vėnt pa no njė paragjykim politik, pa no njė ide tė formuarė, pa diturė se qysh ishte vendi dhe populli qė po vizitonte, veē se ato tė paka qė kishte kėnduarė ose dėgjuarė prej shkrimevet pėr p r o p a g a n d ė, autoresha kishte mėndjenė tė lirė tė formojė njė gjykim tė themeluarė mi observatat e sajė. Dhe kėto qė observon i japin njė ide tė favorėshme pėr banorėt e truallit t'Arbėrisė: i gjen tė menēim, seriozė, huaj-pritėsė, simpatikė, qė mentojnė tė duhenė. U njeh vuajtjet e tyre, pa drejtsinė qė u-bė per ta nė caktimin e kufivet prej Fuqivet tė mėdha, dhe vėren se ky komb i mbeturė pas prej qytetėrimit, ka njė vullnet qė tė pėrparojė, qė tė punojė pėr tė mos mbeturė prapa tė tjerėvet, dhe shėnjon me njė mėnyrė tė hollė dėshirėn e malsorėvet pėr shkolla shqipe dhe nxitimin e djemvet pėr tė frekuentuarė kėto shkolla.

Zonja Lane - qė pa dyshim ka njė ndjenjė artistike tė zhvilluarė - flet edhe shpesh pėr bukurinė fizike tė racėsė, vėren me kėnaqsi hollsirat e tipit, njė hollsi qė shumė shkrimtarė tė huaj, para saj, e kanė zėnė nė gojė nė veprat e tyre.

Mi bregoren e voglė - janė fjalėt e saja - tė shtruarė me bar tė njomė, mi tė cilin kishin rėnė petalet e njė molle tė lulėzuarė, Shqipėtarėt rrinin dhe preheshin, kafshė tė bukura dhe tė kandshme (beantiful, graceful animals)" (fq.31). Ca mė poshtė takon njė grua nga Shala, martuarė nė Shosh: "Fytyra e saj pakė si e djegurė nga dielli, me sy tė mbėdhaj, me formė delikate, qe mė e bukura qė kam parė gjer mė sot… Zėri i saj qe i ėmblė, dhe duart dhe kėmbėt e saj sikur t'i kishte njė skultor do tė marrosesh. Nė ēdo restaurant tė Parisit gishtat e hollė tė saj, thonjtė delikatė dhe me bajame, bilekėt e hollė, aristokratikė, do tė tėrheqnin vėrejtjen e gjithė botės" (fq.32-33).

Edhe kėshtu me ēdo rasje, tekdo qė sheh Shqipėtarė e Shqipėtarka, kudo qė i observon me ato sy tė sajė, qė kanė parė shum kombe tė ndryshme, me atė kritikė qė e ka shetiturė nga Oqeani i qetė (Zonja Lane ėshtė nga Kalifornija) gjer nė zallet e Detit tė Zi, me lėndėn e bėgaēme qė ka diturė tė mbledhė pėr tė barabiturė ēdo popull, nė cillėsitė e tij fizike, morale dhe psikollogjike. Se zonja Lane di tė kuvendojė bukurė, dhe - e asht mė e vėshtirė - di tė bėjė tjatrin tė kuvėndojė. Kshtu na rrėfen ēė i thonė malėsorėt pėr orėn, pėr kėto krijesa tė padukura, keq ose mirėbėrse, ora qė e ndien nierinė, qė e mpron, nga ēdo e keqe, ose qė e shfryn nė vdekje.
Njė herė tjatrė na rrėfen ēė mejton Shqipėtari pėr gruanė, pėr martesėn, pėr lumtėrinė. Flet Lulashi, njė kryetar "pa dyshim mė i bukuri burrė qė kemi parė gjer mė sot." Bisedohet pėr vlesėn qė nė djep, vlesė dhe martesė ku ēupa s'ka asnjė vullnet, asnjė zgjedhje, po prindėt e saj, ose vėllezėrit, kanė tė drejtė t'ja japin kujt tė duanė, pėr qejf ose interesė tė tyre, pa u-kujdesurė pėr lumtėrinė e gocėsė; zonja Rosė mejton se kjo ėshtė njė shpėrdorim i kėq i fuqisė mashkullore, i auktoritetit tė burravet kundrė dobėsisė, pėr dėm tė atyre krijesave qė s'kanė forcėn e njė mashkulli. Dhe kėrkon tė kupėtonjė ēė mejtojnė vetė Shqipėtarėt e Shalės; pyet a munt tė jetė i lumturė njeriu nė kėtė konditė tė martesės. Po Lulashi, njeriu i malevet qė pėrfytyron psikollogjinė e kombit tė tij, ēuditetė me kėtė pyetje dhe thotė se lumtėrija e njeriut s'ka tė bėjė me martesėn.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė