Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-01-06, 17:01   #73
CICErrrIMA
 
Anėtarėsuar: 13-03-05
Postime: 64
CICErrrIMA e ka pezulluar reputacionin
Gabim Takimet qe lodhin !

Ne tollovin e rastit dhe disponimit me permasa te gjera,ne kulmin e gezimit,kur te gjithe festonin pakufishem,une dhe ti u takuam rastesisht.Shiqimet tona u ndeshen befas ne nje pike te njejte,pa ndonje qellim.Gjithcka ishte spontane dhe ia nisem bisedes si dy udhetar ne stacion.Ishim njohur mire dikur por sec na ngatrronin ato qe nuk e dinin ende se cka quhet dashuri.Me vone udhet tona u ndan,u tretem ne vrapimin e pafund te jetes per ekzistence.
Sot ,e shoh qe dikur ,dicka ,kemi ndjer per njeri-tjetrin.
Nuk ishte vetem simpati reciproke.Ishte dicka me shume ,qe zuri vend diku ne oborret dhe skajet e zemrave tona.Era qe kishte lekundur dhe rrezuar edhe lisat e gjate ku se bashku prisnim trenin per ne qytet,nuk e kishte shuar zjarrin qe shiqimet tona e kishin ndezur ne rinin e hershme.
Me the *nuk eshte cdo gje te seksi,ai nuk me mungon,e as te paraja...e posedoi,por...*Me vone heshte.Heshta edhe un sepse nuk e dija ku do dalesh.
Para disa kohesh,perseri rastesisht ,udhetuam se bashku.
Falenderova zotin per shansin qe me dhuroi.Evoluam te kaluaren,i krehem kujtimet dhe me mallengjim u pajtuam qe jeta kishte kaluar shume shpejt.Ndjenim dhimbje per ato gjera te vogla qe jeten e bejne te vlefshme,e qe na kishin kaluar pa i shijuar.
Tani ne vetmi bluaj ne vehten time fjalet qe nga ti i ndigjova.Me buze ne gaze i perseris ato fjale.
Ato me bindin qe bota femerore eshte me e bute,me e dashur dhe me e ngrohte.Zemra e tyre posedon dashuri te pafund...dashuri qe ne meshkujt,nese konsumohet dhe dhurohet shpesh dhe publikisht,e krahasojme me prostitucion.
Ajo na tregon ,qe jemi bashkekohor nese ajo dashuri na dhurohet neve personalisht,kurse te tjereve...
Nje miku im i vjeter ,ne lidhje me kete teme, do thoshte :
*E kush eshte fajtor qe kemi jetuar ne nje mjedis patriarkal,dhe jetem e kaluam me injoranta*
Sa keq e ndjej vehten kur kuptoj qe bota femerore gjithmone ka qene atje per ku ne meshkujt jemi nisur qe moti.
CICErrrIMA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė