Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-09-08, 22:49   #79
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

SHBA: Kandidatėt pėr president sfidojnė aftėsitė e njėri-tjetrit pėr tė sjellė ndryshime nė Amerikė





Jim Malone


Zėri i Amerikes, Shėn Pol - Minesota
07-09-2008



Kuvendit Kombėtar tė republikanėve nuk i munguan sulmet ndaj kandidatit presidencial tė demokratėve Barak Obama. Po ashtu gjatė punimeve u bėnė tė qarta strategjitė qė do tė ndjekin republikanėt gjatė fushatės zgjedhore nė ditėt e ardhshme. Korrespondenti i Zėrit tė Ametrikės Xhim Malone njofton nga Shėn Poli i Minesotės.

Gjatė Kuvendit tė Partisė Republikane, tre njerėz ishin nė qendėr tė vėmendjes, i emėruari i Partisė pėr president, Xhon Mekein, kandidatja e tij pėr nėnpresidente, Sarah Pejlin dhe rivali politik i zotit Mekein, Barak Obama.

Ish anėtari i Kongresit nga Teksasi dhe ish udhėheqėsi i republikanėve nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve, Tom Delay, thotė se pati njė arsye pėr tė gjitha sulmet nė Kuvend ndaj Barak Obamės.

"Zoti Mekein duhet ta pėrkufizojė zotin Obama pėr atė qė ai pėrfaqėson, njė socialist radikal. Vetėm nė se ai e bėn njė gjė tė tillė, mendoj se ai do tė ketė mundėsinė t'i fitojė zgjedhjet".

Folėsit republikanė nė kuvend e kritikuan senatorin 47-vjeēar Barak Obama, pėr atė qė ata besojnė se ėshtė mungesa e eksperiencės, krahasuar me zotin Mekein, i cili shėrben nė Kongres qė nga viti 1982. Folėsit, po ashtu e portretizuan zotin Obama, si njė nga demokratėt mė liberalė nė Senat.

Republikanėt po ashtu shpresojnė, qė edhe komentatorėt konservatorė tė medias, si Mike Gallagher, do tė trumpetojnė kundėrshtimin ndaj Obamės nė emisonet e tyre.

"Unė besoj me tė vėrtetė, se nuk do tė jetė aspak mirė pėr vendin tonė, nė se ai zgjidhet president i SHBA-sė. Mendoj se republikanėt duhet ta ngrenė zėrin kundėr Barak Obamėn, ndėrsa nxjerrin nė pah konsevatorizimin e Xhon Mekeinit".

Shumė nga delegatėt nė kuvendin e republikanėve fishkėllenin, sa herė qė pėrmendej emri i Barak Obamės nė fjalimet e ndryshme. Disa nga delegatėt, megjithatė, patėn njė ton mė tė moderuar kur bėnin bilancin e ndryshimeve tė tyre me senatorin e Ilinoit. Gale Sayers ėshtė delegate republikane e Teksasit.

"Natyrisht, qė mua ai mė pėlqen si njeri. Por, si republikanė dhe konservatorė, ne e dimė, se ndryshimet mes nesh janė tepėr, tepėr tė qarta. Nuk ka asnjė dyshim lidhur me kėtė".

Sigurisht, qė pati njė numėr tė vogėl demokratėsh, tė cilėt morėn pjesė nė kuvendin e republikanėve dhe tė cilėt e kundėshtuan retorikėn anti-Obama. Njėri prej tyre, qė u shfaq nė kuvend, ishte Kryetari i Bashkisė i qytetit pranė, Mineapolis, demokrati R.T. Rybak.

"Unė ndjehem shumė mė mirė kur pėrmendet Barak Obama, sepse ai e ka frymėzuar mbarė vendin tonė. Ajo qė mund tė bėjnė republikanėt, janė vetėm sulmet, ata nuk mundet tė frymėzojnė mė askėnd. Pra, nė se ata duan tė bėjnė gjithshka negative qė kanė nė dorė ta bėjnė, kjo s'ka problem. Ne kemi njė kandidat fenomenal, Barak Obamėn dhe ai ka pėr tė qenė presidenti i ardhshėm i Amerikės".

Analistėt politikė, tė cilėt morėn pjesė nė kuvendin e republikanėve, thonė se ekziston njė llogjikė nė strategjinė e republikanėve, pėr ta bėrė Barak Obamėn njė ēėshtje kryesore tė fushatės. Norman Ormstein ėshtė ekspert nė Institutin Amerikan Enterprise, nė Washington.

"Kemi tė bėjmė me zgjedhje, kur njerėzit kėrkojnė ndryshim dhe ata i identifikojnė demokratėt si partia e ndryshimeve. Por Barak Obama nė zgjedhjet e kėtij viti, ashtu sikurse Ronald Regan nė ato tė 1980, duhet tė kapėrcejnė pengesėn e tė pranuarit nga njerėzit, qė ata tė ndjehen mirė me njė president si ai".

Norman Omstein dhe analistė tė tjerė thonė se Barak Obama do ta fitojė garėn presidenciale, ndoshta me njė diferencė tė ngushtė votash, kryesisht sepse votuesit duken kėtė vit mė tepėr tė shqetėsuar pėr ēėshtjet ekonomike.

Eksperti nga Washingtoni Stuart Rothenberg thotė se faza tjetėr e rėndėsishme nė zgjedhjet presidenciale do tė jetė kur kandidatėt tė marrin pjesė nė debatet e transmetuara me televizion.

"Tani gara presidenciale duket se do tė jetė tepėr e ngushtė. Duket sikur ajo do tė varet nga votat e Ohajos, Kolorados, Virxhinias dhe Miēiganit, si dhe njė numėr i vogėl shtetesh tė tjera, pavaresisht nga vota popullore. Prandaj, njė moment hezitimi nė njė kohė tepėr kritike, kur sytė e tė gjithė botės janė drejtuar kėtu, mund tė jetė vendimtar".

Nė peridhėn nga fundi i shtatorit deri nė mesin e tetorit, do tė zhvillohen tre debate presidenciale dhe njė tjetėr mes dy kandidatėve pėr nėnpresident.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 07-09-08 nė 23:42
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė