Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-02-07, 10:10   #12
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Post Kanavaro, spiuni i Kapelos!?

Duket sikur eshte bere zakon tashme qe ata te cilet largohen nga futbolli italian te marrin nje nofke aspak te kendshme. Dy muaj me pare, ne Londer nje gje e tille i ndodhi Andrij Shevcenkos, i cili u akuzua nga disa shoke se shkonte dhe i tregonte cdo gje qe ndodhte ne dhomen e zhveshjes presidentit te Celsit, mikut Abramovic; tani dyshime te medha erresojne buzeqeshjen e Fabio Kanavaros. Disa lojtare dhe kolege te tij te Real Madridi duket se e quajne ne fakt "spiuni", sepse sipas tyre syte dhe veshet e tij jane "radare" per Fabio Kapelo. Gjithcka ndodh mes nje grupi lojtaresh qe duket se tashme e ka humbur besimin dhe vleresimin ndaj atij qe komandon, Don Fabios. Dhe te jesh mik i tiranit nuk ndihmon ne keto raste.E sigurt eshte se "Topi i Arte" nuk po kalon castet me te mira qe kur ka mberritur ne Madrid dhe shpeshhere eshte akuzuar nga shtypi spanjoll se nuk eshte me lojtari qe shkelqente me fanellen e Juves dhe te Italise. Para disa ditesh, vete Kanavaro pranoi: "Keto gjashte muaj ishin te veshtire dhe pastaj, pas Boterorit kam udhetuar shume, kam marre shume cmime: dhe nje futbollist duhet te jete mire jo vetem fizikisht, por edhe psikologjikisht. Kam hasur veshtires, eshte e vertete, po jo sepse futbolli spanjoll eshte ndryshe, besoj qe edhe po te kisha qendruar ne Itali do te kishte qene e njejta gje". Por per nje rikthim, as qe behet fjale: "Per momentin jam mire ketu, pastaj eshte klubi qe vendos, ne fund te sezonit do te shohim". Kanavaro ka mbrojtur edhe adashin e tij, teknikun Kapelo: "Me presionin qe eshte mbi te, nje njeri normal do te ndihej keq, por ai eshte i ndryshem, i pelqen te qendroje ne nje ambient te nxehte. Nje 60-vjecar e di qe ne futboll, sidoqofte, gjithcka varet nga rezultatet, po fitoi eshte me i mire, po humbi, jo".

Nje histori te ngjashme me te po e kalon edhe Emersoni, nje tjeter prej te besuarve te Kapelos. Por ndryshimi eshte thelbesor. Edhe pse nga "Bernabeu" eshte kritikuar shume here, braziliani ka besimin e shokeve, sidomos te bashkekombasve dhe, nje detaj aspak dytesor, nuk cilesohet si spiun. Emersoni u ka bere te ditur te gjitheve qe marredhenia me Kapelon mbaron sapo mbyllet dera e dhomes se zhveshjes.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė