Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-09-11, 16:28   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nė pritje tė 16 Shtatorit 2011

EULEX, nga e premtja nė veri tė Kosovės






Nga Express mė 15 shtator 2011 nė ora 14:32
(E plotėsuar) EULEX do tė kryejė punėt policore dhe doganore nė portat 1 dhe 31 (Jarinje dhe Bėrnjak). Kjo do tė bėhet nė pėrputhje me mandatin ekzekutiv qė ka misioni, thuhet nė njė komunikatė pėr shtyp tė dėrguar nga EULEX nė orėt e mbrėmjes.

“Nė fakt, kjo do tė thotė qė EULEX-i do tė ndihmojė implementimin e marrėveshjes pėr vula doganore tė arritur mė 2 shtator nė Bruksel, nė kuadėr tė dialogut tė ndėrmjetėsuar nga BE-ja. Marrėveshja pėr vulat doganore ishte pjesa e fundit qė mungonte pėr tė lansuar njė sistem tė mirėfilltė doganorė, tė cilin ne edhe e synojmė. Kosova, nėn administrim tė UNMIK-ut, qė nga viti 2000 ėshtė bėrė njė zonė doganore, dhe ėshtė trajtuar nga BE-ja gjithmonė si e tillė”, thotė zyra e EULEX-it.

Marrėveshja ,e cila nuk ka asgjė tė bėjė me statusin, ėshtė pėr tė ndėrmarrė njė hap tė madh pėrpara nė sundimin e ligjit nė Kosovė, e qė ėshtė nė interes tė gjithė qytetarėve.

“Mungesa e funksionimit tė sistemit doganorė nė tė gjithė territorin e Kosovės ka lejuar qė aktivitetet ilegale tė zhvillohet lirshėm, veēanėrisht por jo ekskluzivisht nė veri tė Kosovės. Tani do tė kemi mundėsi tė merremi shumė mė mirė me kėtė ēėshtje. Ky ėshtė njė hap i rėndėsishėm dhe tė gjithė do jenė pėrfitues. Operacionet doganore nė porta do tė kryhen nga doganierėt e EULEX-it, nė prezencė tė doganierėve tė Kosovės”, thuhet nė komunikatė.

EULEX-i ka ftuar tė gjithė ė qytetarėt tė pėrkrahin kėto masa pėr tė pėrmirėsuar sundimin e ligjit pėr tė gjithė.

Masat dhe detajet e para pėrfshijnė:

“Pikė kalimi nė Bėrnjak do tė jetė e hapur pėr trafik komercial dhe personal, si dhe pėr mallra komerciale dhe jo-komerciale. Importet e mallrave komerciale nėpėrmjet pikės nė Bėrnjak duhet tė zhdoganohen nė Terminalin Doganorė nė jug tė Mitrovicės”;

“Deri sa tė instalohet infrastruktura e duhur nė Jarinjė, ky pike kalim do tė jetė i hapur vetėm pėr mallra jo-komerciale dhe trafik personal”, dhe;

“Tė gjitha mallrat komerciale qė i nėnshtrohen akcizės (si alkooli, cigaret dhe karburantet) duhet tė zhdoganohen nėpėr pike kalimin e Merdares ose nė ndonjė pikė tjetėr tė autorizuar pėr trafik tregtar”.

Quinti: Shtrijeni sovranitetin nė tėrė Kosovėn

Pak orė para nisjes sė implementimit tė planit tė qeverisė sė Republikės pėr veriun, aleatėt e mėdhenj tė Kosovės – SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia kanė takuar kryeministrin Thaēi pėr t’i dhėnė pėrkrahjen pėr 16 shtatorin.

Ambasadorėt e shteteve tė Quintit shprehėn mirėnjohjen e tyre pėr mėnyrėn se si Qeveria e Kosovės ka bashkėpunuar me partnerėt e saj ndėrkombėtarė, nė veēanti me KFOR-in dhe EULEX-in gjatė pėrgatitjeve pėr kėtė hap tė rėndėsishėm pėr Kosovėn.

Ambasadorėt po ashtu kanė inkurajuar qeverinė qė tė vazhdojė kėtė bashkėpunim pėr tė konsoliduar autoritetin e Kosovės nė porta gradualisht dhe qetėsisht gjatė njė periudhe kalimtare.

“Po ashtu, ata kanė mirėpritur dhe mbėshtetur deklaratat e dhėna dje nga Pėrfaqėsuesi i Posaēėm i Bashkimit Evropian, Fernando Gentilini dhe Shefi i misionit tė EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac dhe shprehėn mbėshtetjen e tyre pėr pritjet se tash mund tė hiqen embargot pėr tregti ndėrmjet Serbisė dhe Kosovės, duke hapur shtegun pėr pėrparim tė mėtejshėm nė dialogun e lehtėsuar nga BE-ja”, thuhet nė njė njoftim tė qeverisė.

Ambasadorėt pėrsėritėn mbėshtetjen e qeverive tė tyre pėr integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovės, pėrfshirė edhe nė veri. (IO)

Gjendje e qetė, por nė tension

Gazetarja e Express-it, e cila gjendet nė Mitrovicė ka thėnė se gjendje nė qytetin verior tė Kosovės deri nė orėt e pasdites ka qenė e qetė, pėrderisa edhe lėvizjet e njerėzve kanė qenė normale.

Serbėt qė nė orėt e mėngjesit kishin vėnė barrikada me rėrė dhe gjėsende tė tjera nė urėn mbi Ibėr pėrderisa kanė prishur edhe kamerat e sigurisė qė kanė qenė tė vėna nė kėtė urė.

Express ka kaluar edhe nė anėn veriore tė Mitrovicės dhe ka marrė opinionin e qytetarėve tė thjesht tė cilėt kanė thėnė se ata nuk dėshirojnė qė situata tė eskalojė dhe se dėshirojnė “qė mė shumė tė merren me hallet e tyre ekonomike sesa me politikė”.

Megjithatė, gjendja edhe pse e qetė deri nė momentet kur ėshtė raportuar, duket nė tension, pėrderisa mbi urėn e Ibrit janė parė policė tė Kosovės por edhe tė karabinierė italianė, tė cilėt edhe janė duke e mbikėqyrur situatėn.

Sė gjendje deri nė orėn 14:00 ėshtė e qetė ka lajmėruar edhe zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės pėr veri, Besim Hoti. Ai ka thėnė se deri me tani nuk ėshtė shėnuar ndonjė incident edhe pse policia ėshtė nė gjendje gatishmėrie.

Gjendjen tensionuese e pėrshkruajnė edhe agjencitė e huaja tė lajmeve tė cilat janė akredituar nė Kosovė. Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar pėr vizitėn e sekretarit gjeneral tė NATO, Anders Fogh Rasmussen, pėrderisa ka thėnė se gjendja mund tė eskalojė mė tė filluar dita e premte, kur edhe do tė filloj zbatimi i marrėveshjes sė arritur me datėn dy shtator nė mes tė Kosovės dhe Serbisė nė Bruksel.

“Kosova e ka akuzuar Serbinė se po planifikon dhunė nė veri tė Kosovės sepse nuk po lejon qė nė dy pikat kufitare nė veri tė kėtė doganier tė Policisė sė Kosovės”, shkruan Zėri i Amerikės.

Ndėrkohė pėr njė eskalim tė mundshėm tė situatės kanė reaguar edhe mediat ruse, tė cilat kanė cituar ambasadorin e Rusisė nė Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin.

“Konflikti nė veri ka shumė mundėsi qė tė eskalojė”, citohet tė kėtė thėnė Churkin pėr Zėrin e Rusisė.

Sipas tij, fajin pėr kėtė e ka Prishtina pasi qė, sipas Churkin, po dėshirojnė qė t’i marrin me dhunė pikat kufitare nė Veri tė Kosovės.

Zėri i Rusisė flet po ashtu edhe pėr mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit qė pritet tė mbahet sonte, ku Serbia do tė tentoi qė tė ndaloj vendosjen e doganierėve nė veri tė Kosovės.

Strukturat paralele po pėrgatiten pėr luftė nė veri

Burime tė Kosovapress-it kanė bėrė tė ditur se strukturat paralele nė veri tė vendit tė mbėshtetura nga Beogradi po pėrgatiten pėr luftė nė veri.

Sipas tė njėjtave burime, shtabi i krizave nė veri ka emėruar gjeneralin serb Bozhidar Deliq pėr komandant tė operacioneve luftarake.

“Nė Kosovė gjatė 48 orėve kanė hyrė rreth 1 mijė pjesėtarė rezervė tė xhandarmerisė dhe ushtrisė serbe, nė mesin e tė cilėve edhe shumė oficerė, si dhe armė kundėr neutralizimit tė automjeteve tė blinduara”, kanė thėnė burimet.

Shqiptarėt e “Kodrės sė Minatorėve” tė ngujuar nė veri

Shqiptarėt nė lagjen “Kodra e Minatorėve” nė veri tė Mitrovicės kanė mbetur tė ngujuar nė shtėpitė e tyre, ndėrsa pėr shkak tė pamundėsisė sė shkuarjes sė arsimtarėve dhe mjekėve tė enjten nuk kanė punuar as shkolla dhe as ambulanta.

Ndėrkaq, banorėt e tri fshatrave shqiptare tė komunės sė Leposaviqit kanė arritur nė Mitrovicė nėn pėrcjelljen e Policisė sė Kosovės tė stacionit Zveqan. (KP)

Serbėt bllokojnė urėn mbi Ibėr

Serbėt lokalė kanė bllokuar urėn e Lumit Ibėr, duke zbrazur sė paku katėr maune zhavorr mbi tė.

Lajmin e ka konfirmuar pėr Radion Evropa e Lirė zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės pėr rajonin e Mitrovicės, Besim Hoti.

"Ajo ēfarė e karakterizon natėn e mbrėmshme nė Mitrovicė ėshtė zbrazja e sė paku katėr maunave zhavorr mbi urėn e Lumit Ibėr nė Mitrovicė dhe dėmtimi i njė kamere tė sigurisė nė veri tė Mitrovicės".

"Policia e Kosovės, ajo e EULEX-it dhe KFOR-i do tė koordinohen pėr veprimet e mėtejshme. E rėndėsishme ėshtė se nuk ka persona fizikė tė tubuar nė afėrsi tė urės kryesore mbi Lumin Ibėr, ndėrsa pengesa fizike ėshtė prezente. Policia e Kosovės ka rritur masat e sigurisė nė zonat e banuara me popullatė tė pėrzier nė veri", tha Hoti.

Nė veri janė rishfaqur tensionet pas paralajmėrimeve tė Qeverisė se Kosovės se nga e premtja do tė hapen vendkalimet kufitare 1 dhe 31.

Ndėrkohė, sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, do tė qėndrojė sot nė Kosovė.

Rasmusen pritet tė takojė komandantin e ri tė KFOR-it, gjeneral-majorin, Erhard Drevz, kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaēi, ministrin e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, Agim Ēeku, dhe pėrfaqėsues tė bashkėsisė ndėrkombėtare.

Zėdhėnėsja e NATO-s, Karmen Romero, tha se Aleanca synon uljen e tensioneve kufitare nė veri tė Kosovės.

"Shefi i NATO-s do tė kėrkojė qė tė gjitha palėt tė bashkėpunojnė, tė mbajnė dialog konstruktiv dhe tė shmangin dhunėn", tha Romero. (REL)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė