Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-08-04, 19:45   #1
Anonymous
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Krasniqit i hapet rruga pėr titullin botėror

Kundėrshtari i duelit tė natės sė 31 korrikut i boksierit kosovar Luan Kransniqi ka qenė padyshim njė kundėrshtar i fortė. Rėne Monse ashtu siē e kishte parashikuar dhe vetė boksieri shqiptar ka bėrė njė dyluftim ku pika e tij mė ė fortė ka qenė padyshim krahu i tij i djathtė. Trajneri i Krasniqit, Torsten Schmitz, pat deklaruar se fakti qė Rėne Monse bokson me dorėn e djathtė nuk e shqetėson shumė atė dhe kampionin e Europės pėr pesha tė rėnda Luan Krasniqin. "Sigurisht qė lojtarėt qė pėrdorin krahun e djathtė janė pak tė veēantė. Ne gjatė gjithė fazės sonė pėrgatitore kemi patur parasysh se Monse gjithmonė bokson me dorėn e djathtė. Prandaj dhe gjatė dy muajve stėrvitje Luani ka patur dy partnerė boksimi, tė cilėt ashtu si dhe kundėrshtari i tij Monse boksonin me dorėn e djathtė. Pra, ne ishim pėrgatitur mirė pėr atė ēfarė na priste nė duelin e mbrėmshėm". Luan Krasniqi e ka vlerėsuar pas duelit kundėrshtarin e tij: "Monseja ėshtė njė boksier i fortė dhe unė isha i sigurtė qė nuk do ta kisha aspak tė lehtė pėrballjen me tė." Ky duel ishte konsideruar nga mė interesantėt pėr vetė faktin se ka qenė pikėrisht ky boksier qė i ka dhėnė Luan Krasniqit pėr herė tė parė titullin kampion i Evropės. Dueli i zhvilluar nė sallėn Hanns Martin Schleyer, pikėrisht aty ku Krasniqi u bė kampion i Evropės kėtu e dy vjet mė parė ishte njė mbrojtje vullnetare e boksierit kosovar. Pas Rėne Monse kundėrshtari zyrtar i kampionit tė Evropės do tė jetė Timo Hofman. Gjatė gjithė ruaundeve Luan Krasniqi vėrtetoi deklaratat e tij se e njihte shumė mirė kundėrshtarin Rėne Monse, tė cilin e konsideronte tepėr tė fortė. Pėr kėtė arsye, ai ishte pėrgatitur qė tė mund ta pėrballonte dyluftimin ndaj Monsesė nė 12 raunde ashtu si dy vjet mė parė kur i rrėmbeu titullin Kampion i Evropės. Ka qenė pikėrisht 5 janari i vitit 2002, kur Luan Krasniqi doli pėrballė Rėne Monsesė dhe pėr herė tė parė mori titullin kampion i Evropės. Dueli i atėhershėm shkoi nė 12 raunde, nė tė cilat dominoi totalisht boksieri kosovar, dominim qė i dha edhe titullin kampion. Pėr sa i pėrket rezultatit tė ndeshjes, ai thotė: "Ky ėshtė rripi im i kampionit dhe pėr kėtė kam punuar shumė pėr ta marrė, prandaj nuk mund ta ktheja mbrapsht." Tashmė dueli i tij me Hofmanin do tė jetė mė i lehtė. "Luani akoma nuk ka treguar gjithė potencialin qė ka dhe kėtė do tė ketė mundėsi ta tregojė edhe nė duele tė tjera, qė do tė zhvillojė nė tė ardhmen,"- ka pėrfunduar trajneri i tij. Luan Krasniqi e ka fituar titullin ĖBU pėr herė tė parė nė janar tė vitit 2002 (ndaj Rėne Monsesė) dhe e ka dorėzuar atė nė mbrojtjen e parė mė 20 korrik tė dy vjetėve mė parė ndaj Pzhemislav Saletės. 14 shkurti ka qenė data kur Krasniqi 32-vjeēar ktheu titullin, duke mposhtur turkun Sinan Samil Sam pas 12 raundeve nė bazė tė vendimit tė gjyqtarėve. Ai deri tani ka shėnuar 29/////// fitore (12 me nokaut) dhe njė humbje. Dueli Krasniqi-Hofman ėshtė zhvilluar gjatė vitit 2001, kur Hofmani mbante titullin e kampionit tė Gjermanisė nė boksin profesionist. Ai kishte hequr dorė nga titulli pėr t'i ikur njė ballafaqimi me kosovarin, tė cili mė vonė e fitoi duke mposhtur Rėne Monsenė.


  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante