Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-11-10, 18:14   #2
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Cili ėshtė flamuri qė u ngrit nė Vlorė mė 28 nėntor 1912

Berat mė 13-XI-934
Fort i dashur mik,
Dėshiroj tė jini mirė si edhe unė mirė jam.
Si e dini Z. Juaj, vjet nė muajin Kallnur (janar-shėn.im-N.K.), kujtoj, bashkatdhetari jim z. K. Kirka ka sjellė prej Amerike Flamurin i cili ėshtė ngritur prej tė ndyerit Ismail Qemalit nė Vlorė me rastin e parė tė shpalljes sė Indipendencės Shqiptare. Atė Flamur, z. Kirka ja pat dhėnė zotit Kotta dhe ky ja ka dorėzuar L.M. Tij Mbretit, i cili ka thirur Ministrin e Arėsimit, zotni Ivanaj dhe ja ka dhėnė me urdhėr qė, sė bashku me njė pėrshkrim historik tė tij t’a vendosė nė Muzeumin Kombėtar.
Pra Z. Ivanaj u interesua tė mėsojė se kush do ish ay qė i dinte historinė ati Flamuri, dhe zotni Kotta i pat thėnė qė “ay Flamur ėshtė sjellė prej Amerike prej meje, mė 1911”, dhe z. Ministėr mė thiri nė zyrė e, massi i pėrshkrova gojarisht gjith historinė, m’a tregoj Flamurin. Zoti Ministėr m’u lut qė t’i bėnja njė pėrshkrim me gjith hollėsirat dhe t’ja dėrgoja, tė cilėn e bėra pas nja dy javėsh dhe ja dėrgova.
Z. Ministėr mė tha se, pėr tė shpėnė atė Flamur nė Muze e lypte nevoja qė tė shpiesh me nderimet e merituarshme, ku do tė ndodhesh edhe unė.
Por pėr fat tė keq nuk u bė kėshtu, dhe nuk di pėrse. Vetėm mė shkon nga mendja qė “kėshtu i bėjmė punrat ne”.
Sidoqoftė, tashi marr vesh se Ministri, pėr ceremonit e duhura, Flamurin ja ka dėrguar Muzeumit Kombėtar. Por nuk e di se a jua dėrgoj edhe pėrshkeimin q’i patta dėrguar unė sė kėtejmi apo vetėm Flamurin?
Pra nė qoftė se ju ka dėrguar Flamurin edhe historin’ e tij do ish mirė qė me rastin e ditės sė 28 Nėntorit tė festonte nė pėr Tiranė po ay Flamur, dhe historia e tij tė shtypeshe nė libėrza tė vogla tė cilat tė shpėrndaheshin atė ditė pėr kujtim, ose tė paktėn historia e tij tė botoheshe nė fletorte e Tiranės. Pėr ndryshe nė qoftė se dikushi ka pretendime tė tjera, tė mė dorėzohet historia, dhe unė do t’a botoj qė tė pėrpiqen mendimet e tė tjerėve, me gjith qė e ndyera atdhetare, Marigo Pozio (e cila ja dorėzoj kėtė flamur tė ndyerit Ismail Qemalit) nuk rron sot qė t’a dėshmojė.
Me kėtė rast ju sjell nė dije qė xhufkat e kėti Flamuri i kam gjetur nė Korēė tė sjella nga Odesa e Rusisė.
Lutemi pra kini mirėsinė interesoheni dhe mė njoftoni.
Nė miqėsi
Kol Rodhe.”

Kėto janė disa nga variantet interesante tė cilat pretendojnė se trajtojnė informacionin e vėrtetė rreth ēėshtjes sė flamurit kombėtar tė nėntorit 1912. “Zbulimet” e tjera tė kohės sonė, se analizat kompjuterike kanė nxjerrė nė dritė flamurin e Vlorės, nuk duhen besuar, sepse nuk ka asnjė provė tė flamurit tė ditės sė pavarėsisė, e cila mund tė konsultohej pėr tė gjetur flamurin origjinal. Duke u besuar shumė kujtimeve dhe pohimeve tė delegatėve tė pavarėsisė nė Vlorė, se momenti i ngritjes sė flamurit ėshtė fiksuar nė celuloid nga Petro Fotografi. Nėse studiuesit arrijnė tė gjejnė kėtė material fotografik, tė munguar deri mė sot, besoj se do tė arrihet zbardhja e sė vėrtetės pėr flamurin kuq e zi, pėrmasat dhe formėn. Gjithsesi, materiali qė na afron mė shumė me flamurin e pavarėsisė, tė ngritur nė Vlorė mė 28 nėntor 1912, besohet tė jetė kartolina me flamur, e botuar dhe
pėrgatitur nga Spiridon Ilo nė Nju Jork nė vitin 1920. E besueshme, sepse Ilo ka qenė vetė pjesė e ceremonisė sė ngritjes sė flamurit dhe nga tė vetmit qė na ka dhėnė njė pamje tė tij. Kėtė ai e shtypi edhe nė beze, pėr ta shpėrndarė nėpėr kolonitė e shqiptarėve jashtė atdheut.
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė