Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-07-11, 21:49   #1
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Islami minimal dhe rrenat maksimale

Islami minimal dhe rrenat maksimale





Autor: Halil Ibrahimi

Doli ēėshtja e xhamisė sė Prishtinės dhe papritmas nė shoqėritė shqiptare u pa njė debat shumė emocional, mė pak pėrmbajtėsor, rreth fesė, rolit tė saj nė shoqėri, tolerancės fetare dhe ndėrthurjeve qė kėto relacione kanė pėr tė ardhmen e kombit. Edhe pse debati rreth identiteteve shqiptare me implikimet fetare, ka filluar mė herėt nė instanca mė tė larta elitare, kėsaj radhe si duket diskutimet janė ulur vetėm nė nivelin e mediave ku tė shumtėn e rasteve nuk ka pasur koherencė, argumentim dhe kulturė dialogimi.

Njerėzit minimalė
Nė njė debat tė para disa ditėve nė njėrėn nga mediat kosovare pėr herė tė parė e dėgjova termin ‘Islam minimal’ dhe u stepa nga imagjinata dhe funksionalizimi marramendės i kundėrshtarėve tė lirisė dhe kėmbėngulėsve tė indoktrinuar nga kompleksi i inferioritetit. Nė kėtė vazhdė, gazetarė tė tjerė, bile edhe pjesėtarė tė sė ashtuquajturės klasė intelektuale nuk kanė reshtur ditėve tė fundit ta quajnė Xhaminė e cila u kėrkua me protesta kohėve tė fundit, si Xhamia e Fuadit, duke aluduar me metoda tė ulėta nė Fuad Ramiqin! Bile nuk u kursyen edhe duke pėrdorur insinuata, thashetheme, fjalė ēajtoresh e kafeve tė rakisė sa nuk i pėrthekon dot imagjinata e njė njeriu tė shėndoshė. ‘U kėnaqėm’ turfulluan ndėr hundė tė tillėt nė stilin e personazhit tė dramės “14 vjeē dhėndėr’ qė kėnaqet kur ka thashetheme, konflikte dhe grindje tė sajuara midis njerėzve. Duke iu kthyer debatit tė pėrmendur nė fillim, sipas teorisė sė ‘Islamit minimal’ Kosova nuk paskėsh nevojė pėr shqiptarė praktikues tė Islamit por ka nevoje pėr shqiptarė myslimanė tė cilėt vetėm shprehimisht janė tė tillė. Mė nė fund u tha troē ajo qė ėshtė ujdisur, zbukuruar e kurdisur me vite tė tėra kundėr shqiptarėve myslimanė. Ata duan shqiptarė tė cilėt e festojnė dy herė nė vit Bajramin, tė cilėt nuk mėrziten nėse iu cenohet e drejta pėr tė besuar lirshėm, tė cilėt nuk bėzajnė nėse nėn trysninė e njė kėrkese tė paqenė qė gjoja na vjen prej Perėndimit duhet tė konvertohen kulturalisht nė ‘fenė e tė parėve’, tė cilėt pranojnė nė unison gjithēka qė u serviret paēka nėse kjo gjithēka e dhunon atė me tė cilėn jetojnė, kanė jetuar prindėrit e tyre dhe kanė krijuar histori stėrgjyshėrit e tyre. Perėndimi kurrė nuk e kishte parė pengesė qenien Islame tė shqiptarėve. Bile, qė tė dy presidentėt e kaluar, Bill Klinton dhe Xhorxh Bush e kanė potencuar nė mėnyrė eksplicite faktin e ekzistencės sė shumicės myslimane tek shqiptarėt dhe e kanė vlerėsuar kėtė.Pėr fat tė keq kėrkesa pėr ndėrtimin e njė Xhamie nė pjesėn e re tė Prishtinės ku nuk ka asnjė xhami ėshtė keqpėrdorur nė mėnyrėn mė tė vrazhdė nga njė pjesė e intelektualėve dhe medies. Duke qenė qė nė esencė kjo kėrkesė nuk mund tė rrėzohet me asnjė argumentim tė shėndoshė, ka pasur tendenca qė duke e personalizuar kėrkesėn pėr xhami me njė person tė vetėm, nė kėtė rast me Fuad Ramiqin, tė sigurohet linēimi mė i lehtė i saj. Argumentimi i vetėm i disa mediave nė mbėshtetje tė kėtyre thashethemeve ishte autori nga SHBA Stephen Schwartz i cili nė njė artikull tė tij tė para disa muajsh e ka cilėsuar Fuad Ramiqin si tė ndėrlidhur me Hamasin dhe Vėllazėrinė Myslimane tė Egjiptit. Autorė tė tjerė si Bajrush Morina, Halil Matoshi, Flaka Surroi e tė tjerė vetėm e kanė kopjuar nė mėnyrė tė keqe tezėn e tij pompoze. Fillimisht duhet theksuar se Stephen Schwartzin askush nuk e merr seriozisht nė SHBA dhe tė gjithė e dinė pėr militant tė qarqeve mė ekstreme izraelite kundėr tė drejtave tė palestinezėve. Madje nga ai janė tė distancuar edhe numri mė i madh i hebrenjve liberalė. Nė sytė e Schwartzit tė gjithė myslimanėt pėrveē sufinjėve janė ekstremistė, fundamentalistė dhe ēfarėdo aktiviteti i tyre politik, kulturor dhe aktiv nė jetėn publike ėshtė fanatizėm. Ėshtė jashtė ēdo dyshimi se pėrdorimi i shkrimeve tė tij nė konotacionin Kosovar dhe shqiptar ėshtė mėnyra mė e keqe pėr tė dokumentuar diēka. Schwartzi nuk ka njohuri themelore pėr shqiptarėt e aq mė pak pėr relacionet fetare tek ta. Ai ka bėrė nė vazhdimėsi nė shkrimet e tij gafa marramendėse tė cilat ia heqin tė drejtėn e autoritetit nė fushėn e Islamit Kosovar. Pėr shembull nė vitin 1999 nė njė shkrim tė tij pas njė turi tė tij nėpėr Ballkan tė financuar nga njė organizatė katolike ai pohonte se nė Kosovė jetojnė mbi 15 % katolikė shqiptarė, nė kohėn qė tė gjithė e dinė se kjo pėrqindje nuk e kalon 3 pėrqindėshin bashkė me tė gjithė laramanėt dhe tė konvertuarit e viteve tė fundit. Fatkeqėsisht shkrimet e Schwartzit janė pėrdorur kėto ditė si libėr i shenjtė kundėr njė personi tė vetėm nga kėrkuesit e xhamisė nė Prishtinė pėr tė vėrtetuar se kjo lėvizje na qenkėsh e lidhur me Hamasin dhe ekstremiste. Pikė sė pari, kėrkesa pėr xhami nuk ėshtė e Fuad Ramiqit, ai ėshtė vetėm njėri nga kėrkuesit dhe ēfarėdo tentimi pėr tė kanalizuar kėrkesėn legjitime me individė ėshtė e padobishme, e ulėt dhe joreale. Kjo ėshtė kėrkesė e tė rinjve shqiptarė myslimanė, e besimtarėve nė rritje midis intelektualėve nė Prishtinė tė cilėt me vite tė tėra janė pėrballur me mungesėn e hapėsirės sė pėrshtatshme. Ndėrtimi i xhamisė nuk ėshtė as punė inati, as kundėr katedrales dhe as pėr hir tė njė personi tė vetėm. Nė vend qė mediat tė vėrtetonin se njėmend shqiptarėt e Prishtinės kanė nevojė pėr njė xhami nė pjesėn e re tė qytetit ku nuk ka asnjė xhami, disa prej tyre janė marrė nė mėnyrėn mė tė egėr me satanizimin e kėrkesės. Xhamia nuk ėshtė vetėm e Fuadit, por ėshtė edhe e imja, ėshtė e mijėra besimtarėve tė Prishtinės tė cilėt e kanė kėrkuar kėtė nė vazhdimėsi qe gati 12 vite.


Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante