Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-12-11, 20:58   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Beteja me kancerin

Duhani, dielli, kripa: Zakonet qe duhen ndryshuar per luften ndaj kancerit



Ndryshime te vogla ne stilin e jetes se perditeshme, mund te bejne nje ndryshim shume te madh kur eshte fjale per tumorin, duke parandaluar kater raste nga dhjete.
Kete e mbeshtet nje studim i kryer nga kerkuesit e universitetit te Londres dhe Oksfordit, qe eshte publikuar ne British Journal of Cancer ku, duke analizuar qindra hulumtime mbi shkaqet me te zakonshme te kancerit dhe lidhjen e tyre me stilin e jetes dhe me faktoret e mjedisit, ka gjetur nje perqindje te parandalimit te kancerit 40 per qind tek femrat dhe 45 per qind tek meshkujt.

Nder sjelljeve te gabuara i pari qe duhet te ndryshohet sa me shpejt te jete mundur per te evituar rreziqet, duhani mbetet ne krye te listes, duke pare qe eshte pergjegjes per te pakten 61 mije raste te tumoreve te diagnostikuar ne Britanine e Madhe vitin e kaluar (jo vetem ne mushkri, por edhe ne fyt, melci dhe miter), ndjekur nga nje ushqim i varfer, e cila i atribuohet 9 per qind te rasteve te kancerit dhe obezitetit me 5 per qind, ndersa alkooli eshte i lidhur me 4 per qind te tumoreve ne nje vit dhe ekspozimi i tepert ndaj rrezeve te diellit ne 3,5 per qind.

“Shume persona jane gabimisht te bindur se kanceri eshte ceshtje fati ose i lidhur me genet, shpjegojne mjeket e "Queen Mary University of London", qe semundja varet ekskluzivisht nga fati. Ne realitet, kemi treguar se rreth 40 per qind te tumoreve jane shkaktuar kryesisht nga gjera qe ne kemi fuqine t’i ndryshojme”.

Kjo eshte lista e plote e 14 faktoreve te rrezikut ndaj kancerit, qe secili prej nesh do te bente mire t’i modifikoje ose t’i eleminoje krejtesisht nga menyre e jeteses; duhani, konsumimi i paket i frutave dhe perimeve, te qenit mbipeshe ose obeze, alkooli, ekspozimi ne menyre te tepert ndaj rrezeve te diellit, puna ne ambjente jo te shendetshme, te prekur nga infeksionet, ekspozimi ndaj rrezatimit, mos kryerja e mjaftueshme e aktivitetit fizik, marrja e hormoneve te shumta, te mos ushqyerit me gji, konsumimi i teper i mishit te kuq, shume kripe dhe shume pak fibra.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė