Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-07-08, 11:03   #23
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: DROGA JETA IME

S'po befasohem fort nga Teroristi,....

***************************

Shqiptarėt kontrollojnė tregun evropian tė heroinės

Ballkani ėshtė mė i sigurt nga sa mendohej nė raport me krimin global, por ndėr vendet ballkanike Shqipėria ėshtė shteti qė ka mė shumė probleme. Kėshtu thuhet nė njė raport tė zyrės sė OKB pėr drogėn dhe krimin, tė quajtur UNODC.

Nė kėtė raport thuhet se shqiptarėt janė trafikantėt mė tė mėdhenj tė drogės nė Evropė. Grupet shqiptare janė tė vetmit tė regjistruar nė raportin e "Europolit 2006", "Kėrcėnimi nga krimi i organizuar'. Shqiptarėt kontrollojnė 70% tė heroinės qė hyn nė njė numėr kryesor tregjesh evropiane. Gjysma e heroinės e kapur nga autoritetet italiane mė 2006 vinte nga shqiptarėt.

Pėrveē drogės qė shqiptarėt luajnė rol kyē, Shqipėria ka nivelin mė tė lartė tė ryshfeteve nė vit, ēka tregon pėr nivelin e lartė tė korrupsionit. Megjithatė raporti pėr korrupsionin u referohet shifrave tė "Transparency International", pasi nuk ka nė fokus vetė korrupsionin.

Sipas "Transparency", Evropa juglindore ka njė nivel 4.5 herė mė tė lartė korrupsioni se mesatarja e Evropės perėndimore. Nė lidhje me krimet e tjera, Shqipėria ka numrin mė tė lartė tė vrasjeve krahasuar me vendet e tjera tė Ballkanit, megjithatė sipas raportit numri i vrasjeve ėshtė 5% e vrasjeve pas rėnies sė qeverisė mė 1997.

Nė lidhje me vjedhjen e makinave Shqipėria nuk ėshtė vend problematik. Nė 100 000 mijė makina regjistroheshin 90 makina tė vjedhura nė Shqipėri, ndėrsa nė Ballkan me problem pėr kėtė krim ėshtė Bullgaria me 412 makina tė vjedhura, ndėrkohė qė kampione nė Evropė pėr vjedhje makinash ėshtė Britania e Madhe me 1330 makina tė vjedhura.

Gjithsesi pavarėsisht kėtyre krimeve tė lartpėrmendura raporti prej 130 faqesh qė analizon gjithė krimet nė Ballkan, krahasuar me vende tė tjera tė Evropės qendrore dhe perėndimore arrin nė pėrfundimin se Evropa juglindore ėshtė njė nga zonat mė tė sigurta nė botė dhe se progresi qė po bėhet nė kėtė zonė nė drejtim tė luftės ndaj krimit e bėn kėtė rajon edhe mė tė sigurt.

Raporti ėshtė publikuar javėn e shkuar dhe ėshtė konsideruar si mjaft pozitiv, pasi hoqi nga mendėsia e shumicės se qytetarėve tė botės faktin se Ballkani ishte vend i rrezikshėm. /balkanweb/

Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė