Tema: Perralla!!
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-08-07, 17:06   #19
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim (vazhdim)

- Tė faleminderit shumė pėr vlerėsimin!- Ju pėrgjigj mbreti. Asgjė nga ato qė thatė nuk dua. Nuk dua ta vė mikun tim nė pozita tė vėshtira, sepse e ēmoj miqėsin dhe bujarinė tuaj. Ajo qė bėra unė pėr ju do ta bėja pėr kėdo, qė zėmra ma thotė ta kėnaq. Pėr kėtė do doja, nė qoftė se, keni mundėsi tė mė linit njė shėnjė tė mbretit tė qiellit.Dua qė kėtė shėnjė ta kenė fėmijėt e mij dhe gjithė brezat qė do vijnė kėtej e tutje. Me kėtė dua qė ta njohim njėri tjetrin, qė kur lindim e deri sa tė vdesim si miq tė mbretėris sė qiellit.- Po! Kjo ėshtė mė e kollajshmja qė mund tė tė bėj! Unė pres tė vihem nė provė mė tė madhe, sepse ndiej detyrim pėr miqėsin tonė!- Po mė bėre kėtė qė thashė, unė dhe gjith mbretėrija ime do jemi shum tė kėnaqur.- Ju pėrgjigj mbreti i tokės me qetėsi.- Atėhere dėgjo - i thotė i dėrguari i mbretit tė qiellit. Unė do ngjis nė gjoksin e fėmijve tė tu,tė gjith fisit tėnd dhe gjith mbretėrisė tėnde, fytyrėn e mbretit tė qiellit. Kjo do trashėgohet brez pas brezi dhe do dallohet aq sa, secili do njihet se i pėrket mbretėrisė tėnde. Sikur edhe gjuhėn tė ngatėrojnė, sikur edhe kufijtė tė gllabėrojnė, sikur edhe fėmijtė tu rrėmbejnė, ata pėrsėri do njihen nga shėnja e pėrbashkėt, dhe shum shpejt do ta mėsojnė se i pėrkasin tė njėjtit fis.Me anė tė kėsaj shėnje, asnjėherė mbreti i qiellit nuk do jet nė luftė me mbretėrin tėnde, por do jet nė krahun tuaj, kundėr ēdo tė ligu qė kėrkon t’ju groposė. Bekuar qofshi bres pas brezi. Fisnikėrija dhe miqėsija juaj do jet e pa vdekėshme.Kėto tha i dėrguari i mbretėris sė qiellit dhe hapi flatrat dhe fluturoi lart, shum lart, saqė u zhduk nga sytė e tė gjithėve.Nuk kaloi shumė dhe fėmijėt e mbretit e ndienin vehten sikur do fluturonin. Kishin shum dėshirė tė rendėnin nėpėr lėndinat, nėpėr pyjet, nėpėr malet e mbretėrisė. Befas ndienin njė lloj force qė nuk e kuptonin nga ju vinte.Atėherė ishte behar dhe aty pranė pallatit kalonte njė lum i rrėmbyeshėm dhe i kulluar si qelibar. Trimi, djali i madh qė atėherė ishte vetėm pesėmbėdhjet vjeē, kishte filluar bile ti djersinte edhe mustaqja, i thotė vėllait mė tė vogėl, Fisnikut, i cili ishte trembėdhjet vjeē dhe me trup, pothuaj se e arrinte vėllain e madh, i thotė pra qė, tė mernin motrėn dhjetė vjeēare Diellėn, e tė shkonin nė lumė pėr t’u larė. Dėshirė kishin tė tre, por duhej ti mernin leje babait pėr kėtė. Mbreti nuk ua prishi por i porositi tė kishin kujdes nga lumi, sepse ishte i rrėmbyeshėm. Tė tre fėmijėt rendėn drejt lumit. Kur shkuan atje filluan ti flaknin rrobat sa andej kėtej dhe mezi prisnin tė zhyteshin nė ujin e kulluar tė lumit. Pa pritur, fisniku vuri re nė gjoksin e vėllait tė tij, njė kokė zogu e cila ngjante shumė me Shqiponjėn e pa aritėshme dhe tė fuqishme tė majave tė larta. Fisniku u habit me kėtė dhe akoma nuk po hiqte kėmishėn nga ēudija!- Pa mė thuaj vėlla i dashur - thotė Fisniku- si u gjend kjo kokė zogu kaq krenare dhe kaq e bukur nė gjoksin tėnd ?- Nuk e di i dashur vėlla ! Unė tani po e shikoj pėr vehte !- U pėrgjigj i habitur Trimi. Atė moment Fisniku heq kėmishėn rrėmbimėthi pėr tė ndjekur shėmbullin e tė vėllait. Sytė e Trimit ishin pėrqėndruar tek gjoksi i tė vėllait, mos edhe ai kishte ndonjė ndryshim! Ēudija ndodhi dhe ata ngelėn pėr njė ēast tė shtangur sepse e njėjta gjė ishte e vizatuar edhe tek gjoksi i tij. Ata nuk dinin se qė kur dhe nga vinte kjo!- Po ti motėr e dashur, - e pyeti Trimi, a e ke parė veten, mos vallė jemi tė gjith tė vizatuar dhe ne nuk dim gjė ?Pa e zgjatur Diella vetė, hoqi bluzėn prej lini tė hollė, tė qėndisur me fije ari, por ē’tė shihte !? Edhe ajo si vėllezėrit e saj, mbante njė kokė zogu nė gjoksin e saj. Pėr momentin ajo u trishtua dhe filloi tė qante, sepse i dukej se shėmtonte vehten, pamvarsishtl se ajo ishte e vizatuar me ngjyrat e arit dhe shkėlqente nga dielli. Pėrsėri syri i Shqiponjės dukej sikur ishte e gjallė dhe lėviste.Atėherė do shkojmė tė pyesim prindėrit thanė me njėri tjetėrin dhe u nisėn me vrap pėr tek prindėrit. Prindėrit i gjetėn nėn hijen e njė peme tė madhe nė kopėsht, tė cilėt po rrinin tė pėrqafuar. Mbretėresha i pa fėmijėt qė po rendėnin drejt tyre dhe u doli para e shqetėsuar, sepse diēka kishte ndodhur. Baba ,Mama, thėrrisnin ata nė njė gojė.Shiko ēfar kemi ! E kemi tė tre njėsoj ! Kush na e bėri ?- Ēfar kini ? Ē’ėshtė ajo gjė ?- i pyet mbretėresha e shqetėsuar.- Shiko kėtu mami, shiko ēfar kam, - thoshte vajza duke i treguar gjoksin. Edhe vėllezėrit kėshtu e kanė !- Shiko baba - thoshin djemtė ! Sot e pamė dhe u ēuditėm ! Ē’ėshtė kjo ? Ē’do tė thotė kjo ?...
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė