Tema: Perralla!!
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-08-07, 17:10   #22
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim (vazhdim - pjesa e fundit)

Mbreti ngriti pak dorėn, pėr tė treguar se donte tė fliste ai. Sytė e tė gjithėve u pėrqėndruan tek ai. Kapi dorėn e mbretėreshės dhe e mori midis duarve tė tija. Pastaj me njė zė tė qartė, qė ta dėgjonin tė gjithė i tha sė bijės kėto fjalė:- Bija ime ! Ēdo gjė nė jetė e ka njė kuptim. E kam pėr detyrė, tė mos mbyll sytė pa j’u dhėnė njė sqarim, qė pėr ju fėmijėt e mij, ėshtė njė mėsim. Edhe ēdo veprim qė bėjmė, e ka njė arsye dhe njė kuptim!Emrat qė j’u kam vėnė, nuk janė rastėsi dhe tė pa kuptimtė! Mendohuni dhe do ta zgjidhni.Janė ndienjat mė njerėzore qė kanė mbretėruar dhe do tė jetojnė sa tė jetė bota. Pa to, i gjithė fisi i jonė do tė ishte i pa vlerė dhe nuk do jetonte dhe mbretėronte si deri mė sotė.Ne si prindėr njė ditė e prisnim kėtė ndryshim.Tė tre emrat janė domethėnės dhe secili ka cilėsitė e veta. Emri qė ti mban, shpreh shum gjėra. Dielli dhe drita e tij ėshtė fillimi i jetės qė jetojmė. Pa dritė nuk ka jetė. Drita ėshtė ajo qė i jep jetė gjithēkaje mbi tokė.Drita ndriēon mėndjet dhe zėmrat e ēdo njeriu.Njerzit betohen ” Pėr dritėn e syve “. Tė dua si sytė ndaj dėgjomė njė fjalė.Tre gjėra duhet ti mbrosh e ti respektosh nė jetė ; Prindėrit …, Vėndin …, Gjuhėn .Sepse vetėm me anė tė gjuhės sė nėnės, njerzit komunikojnė, shprehin dėshirat dhe ndjenjat e tyre pėr cilindo! Shprehin mėrzitjen dhe gėzimin! Shprehin urrejtjen dhe dashurinė! Dua qė, kudo qė tė jeni dhe sado qė tė jetoni, asnjėherė tė mos humbisni cilėsitė, qė ju pėrkasin. Janė cilėsi qė tė falin miq, ashtu si miqėsia me mbretėrinė e Qiellit.Nuk jam kundėr dėshirės dhe dashurisė sė zėmrės tėnde, po qe se ajo ėshtė e vendosur.Drita e qiellit dhe e tokės ndriēoftė zėmrat dhe mėndjet tuaja.Kaqė tha mbreti dhe i dha tė drejtėn tė Huajit, pėr tė shprehur mendimin e tij.- Jam i lumtur qė fati mė pruri kėtu. Kujtoja se isha mė fatkeqi, por ėshtė e kundėrta. Do ti pakėsoja vlerėn po tė shtoja mė tepėr nga ē’tha bija juaj.Mbreti dha porositė tė bėheshin gati pėr dasmėn.Ishte dasma e parė qė bėnte mbreti.Ceremonija e dasmės ishte mjaft e madhe. Thonė se morėn pjesė Dielli, Hėna dhe Toka bashkė. Thonė se nėntė ditė resht, vinin krushqė e dasmorė, nga tė gjitha anėt e botės. Thonė, se vetėm ditėn kur Diella doli nuse, u pi aq verė, sa mund tė mbushje tre puse nga dymbėdhjet pashė tė thellė. Pėr shtatė ditė tė tjera mbas dasmės, nuk pushoi muzika!Oh! Tė mos harrojmė mė tė bukurėn. Ē’ka hequr i huaj, kur u bė dhėndėrr. As nė ėndėrr nuk e kishte parė, e nuk e dinte, se do rrihej, siē u rrah. Kur do hynte nė odėn e nuses, dasmorėt ishin rreshtuar nė dy rreshta, tė gjatė sa balli i njė ushtrie nė fushėn e luftės dhe ai duhej tė kalonte nė mes tė tyre. I shkreti ai, nga tė mbrohej mė parė. Secili nga dasmorėt duhej ta qėllonte patjetėr njėherė me pėllėmbė. Kėshtu e kėrkonte zakoni.Lėre pastaj disa tė dehur qė ja kėpusnin me shkelma bythėve!I shkreti ai, kur hyri tek nusja! Nuk dinte ēfar tė mbante mė pėrpara me dorė! Hyri me vrap dhe e mbylli shpejt derėn pas tij. Por ! Ah ! Kur hyri brėnda dhe pa Diellėn tė veshur me fustanin e nusėrisė! I harroi tė gjitha shkelmet e pėllėmbat! Ju dukė se, ishte futur nė portėn e parajsės sė imagjinuar e treguar!Ajo, vėrtet ja kishte vjedhur dritėn diellit, qė ishte futur brėnda.Ai sikur hyri nė njė kopėsht trėndafilash. Diella e veshur me fustan tė bardhė, qėndronte nė kėmbė, nė mes tė odės se stolisur me perde nė ngjyrėn e qiellit. Pranė saj ishte njė shtrat i stolisur me lloj-lloj lulesh, e qė kundėrmonte aromė tė kėndėshme. Ajo akoma e mbante fytyrėn tė mbuluar , sipas zakonit dhe priste atė qė do ta shtrinte nė shtratin e nusėrisė, t’ja hiqte mbulesėn nga fytyra . I Huaj, ja ngriti duvakun ngadalė, duke shijuar gjithė bukurinė e asaj fytyre njomzake, qė e kalonte vlerėn e xhevaireve, vėthėve dhe gjerdanit me gurė tė ēmuar qė zbukuronte qafėn e saj. Nė buzėt e saj kishte ēelur trėndafili mė i bukur i botės. Ai nuk priti mė, por e mori kokėn e Diellės midis duarėve dhe e puthi. Disa thonė se ngriu ajo puthje nė buzėt e tyre ! Disa thonė se ishte e njėmijta herė qė e puthte atė natė ! Por e vėrteta ėshtė se, ata u gdhinė zgjuar duke u puthur dhe ajo ishte nata mė e lumtur e tyre.Kjo ėshtė njė histori shum e bukur mė vehte, po sotė nuk qėndrojmė atje. Do shohim e do ecim mė shpejt se koha, mė shpejt se vitet, mė shpejt se drita.Vitet kalonin dhe ndryshime erdhėn edhe nė jetėn e djemve tė mbretit. Ata u martuan e bėnė nga njė vatėr fėmijė sejcili. Mreti nuk la asnjėrin nga fėmijėt me kokė mėnjanė. Tė treve u dha atė pjesė tė mbretėrisė qė u takonte. U ndėrtoj nga njė pallat mė vehte dhe u tha qė secili tė shikonte pronat e tij, ti shtonte e ti begatonte mė shumė. Tė mos kishin pakėnaqėsira me njėri-tjetėrin e tė mos grindeshin kurrė. Tė kishin kujdes e tė mos dėgjonin ndonjė tjetėr, shok, mik, apo tė huaj, cilindo qoftė, tė mos e lejonin tė fuste zilinė ndėrmjet tyre! Sepse zilija dhe ambicja e keqe pillnin grindjen, sherrin, pėrēarjen, mėrinė, e plotė tė kėqija tė tjera si kėto. Kjo botė ka vėnd pėr tė gjithė njerzit me zemėr, por kurrė nuk ka vėnd, e nuk nxė, xhelozinė, e mėrinė e sėmurė !
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė