Tema: Perralla!!
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-08-07, 13:11   #29
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim (pjesa e fundit)

Gjate gjithe dimrit, fshehurazi nga miu dhe urithi, Gishteza e mjekoi dallendyshen me dhembshuri me te madhe. Kur erdhi pranvera dhe dielli nisi te ngrohte perseri token, zogu i la lamtumiren vajzes se vogel qe e hapi perseri vrimen e bere dikur nga urithi. Dallendyshja iu lut mirebereses se sa qe t’i hipte ne kurriz dhe ta shoqeronte ne pyllin e gjelber.
Por Gishteza e dinte se largimi i saj do t’i shkaktonte hidherim miut plak te arave.
-Jo, - i tha ajo, -nuk mundem.
-Lamtumire, pra, lamtumire, vogelushe e bukur!
e pershendeti dallendyshja duke fluturuar jashte ne rrezet e diellit. Gishteza e veshtroi tek ikte, me lot nder sy, e donte dallendyshen e gjore!-Ēivit! Ēivit! beri zogu edhe nje here dhe u largua.
Gishteza u hidherua me shume, qe nuk lejohej asnjehere te dilte dhe te ngrohej ne diell. Gruri kishte mbire mbi shtepine e miut te arave, duke krijuar per vogelushen e gjore, qe ishte sa nje gisht, nje pyll te vertete.
-Kete vere do te punosh per pajen tende, - i tha miu, se urithi i merzitshem me pelice te zeze e kishte kerkuar Gishtezen per grua. -Per t’u martuar me urithin, duhet te kesh rroba dhe nderresa sic te ka hije.
Vogelushja u detyrua te merrte furken dhe miu i arave mori gjithashtu me meditje kater merimanga qe tirrnin pa pushim. Ēdo mbremje urithi u bente vizite dhe nuk pushonte se foluri se si, kur mbaronte vera dielli ishte aq i nxehte, kurse tani ai e digjte token aq shume, sa behej e forte gur. Keshtu pra, martesa e tij me Gishtezen do te behej vetem ne mbarim te veres. Por Gishteza nuk qe aspak e kenaqur, sepse urithi ishte per te tmerresisht i merzitshem. Ēdo dite, ne lindje dhe perendim te diellit, ajo shkonte te porta, ku nepermjet kallinjve qe i lekundte era, veshtronte kaltersin e qiellit, adhuronte bukurine e natyres dhe duke menduar per dallendyshen e dashur; por dallendyshja ishte larg dhe nuk do te kthehej ndoshta kurr.
Erdhi vjeshta dhe Gishteza e kishte mbaruar pajen e saj.
-Per kater jave kemi dasem! - e njoftoi miu.
Vajza e shkret qau me lot, ajo nuk donte te martohej me urithin e merzitshem.
-Ē’budallallek! - tha miu. -Mos u bej kokeforte, ndryshe te kafshova me dhembin tim te bardhe. Ti duhet ta ndjesh veten shume te lumtur qe martohesh me nje burr aq te bukur, i cili mban nje qyrk kadifeje te zeze, qe s’e ka as mbreteresha vete. Ti duhet te jesh mirenjohese qe do te gjesh nje kuzhine dhe nje qilar te mbushur plot.
Urithi u paraqit per te marre Gishtezen nen toke, ku ajo nuk do ta shihte kurr diellin qe shkelqen, sepse i shoqi nuk do ta duronte dot kete gje. Oh sa u hidherua ajo! Te pakten ketu, te miu i arave, asaj i qe lejuar te dilte deri te porta e ta shihte diellin e ndritshem.
-Lamtumire, o diell i bukur! - tha ajo e pikelluar duke ngritur duart ne qiell.
-Lamtumire pra, meqenese tani e tutje jam denuar te rroj ne keto vende te merzitshme, ku rrezet e tua nuk i gezon njeri.
Pastaj beri disa hapa jasht shtepise, se grurin e kishin korrur dhe kishte mbetur vetem kashta.
-Lamtumire, lamtumire! - tha ajo duke perqafuar nje lule te vogel te kuqe. -Po e pe ndonje here dallendyshen, pershendete nga ana ime.
Ne kete kohe ajo degjoi:
-Ēivit! Ēivit!
Ngriti koken: ishte dallendyshja qe po kalonte.
Zogu u gezua sa s’ka kur e pa Gishtezen: zbriti shpejt e shpejt duke perseritur Ēivit! Ēivit! i gezuar, dhe erdhi te ulej prane mirebereses se tij te vogel. Kjo i tregoi se si donin ta martonin me urithin e shemtuar qe rrinte nen toke, ku dielli nuk hynte kurre. Kur tregoi kete gje, ajo i derdhi lotet rreke.
-Dimri po vjen, -tha dallendyshja, -une po kthehem ne vendet e ngrohta, a deshiron te me ndjekesh pas? Hip ne kurrizin tim dhe lidhu aty me rrip. Ne do te ikim larg urithit te keq dhe baneses se tij te erret, tutje maleve, ku dielli ndricon me bukur se ketu, ku vera dhe lulet jane te perjetshme.
Eja pra, eja me mua vogelushe e dashur, ti qe me shpetove jeten kur une dergjesha ne korridorin e erret, gjysem e vdekur nga te ftohtet.
-Po, do te vij pas! -tha Gishteza.
U ul ne shpinen e zogut dhe e lidhi rripin e saj me nje nga pendet me te shendosha; pastaj dallendyshja u ngrit siper mbi pyjet, detin dhe malet e larta te mbuluara me debore te perjetshme.
Gishteza ngriu, por u struk ne pendet e ngrohta te zogut duke lene jashte vetem koken e saj te vogel per te soditur me adhurim bukurite qe kalonin poshte saj njera pas tjetres.
Mberriten keshtu ne vendet e ngrohta. Dielli ndriste atje me me shkelqim se te ne dhe qielli dukej dy here me larg. Ne shpatet e avllite e shtepive rriteshin vile rrushi te bardhe e te zi; pyjet ishin plot me limona dhe portokaj; mendra kacurrele dhe mersina perhapnin ane e mbane eren e tyre te kendshme. Neper rruget femijet loznin me flutura krahegjera dhe ngjyra - ngjyra. Dallendyshja fluturonte e fluturonte dhe vendi behej gjithnje e me i bukur, derisa, me ne fund, ajo dhe Gishteza mberriten te nje pallat i mocem prej mermeri te bardhe te shndritshem, qe ngrihej midis pemesh te gjelbra te shkelqyshme, prane nje liqeni te kalter. Rreth shtyllave te larta te pallatit perdridheshin pjergulla dhe ne maj te tyre kishte nje tok cerdhe dallendyshesh. Njera prej ketyre cerdheve ishte banesa e dallendyshes qe po sillte Gishtezen.
-Ja banesa ime, -i tha zogu; -por nuk eshte e pershtatshme per ty, pastaj edhe une s’jam pergatitur te te pres. Zgjidh vete njeren prej luleve me te bukura; une do te vendos aty dhe do te bej ē’eshte e mundur qe ti te jetosh si jo me mire.
-Ē’lumturi! - thirri Gishteza, duke rrahur pellembat e saj te vogla.
Nje koloni e madhe e bardhe mermeri shtrihej pertoke ashtu sic kishte rene e thyer cope - cope; por, midis copave te saj kishin mbire me te bukurat lule te bardha.
Ja, aty ne njeren prej petaleve te gjera, dallendyshja vendosi vajzen e vogel.
Gishteza, e gezuar ne kulm, mbeti e mahnitur nga gjithe bukurite qe dukeshin rreth e rrotull ne kete vend magjepses.
Por sa cudi qe i erdhi! Nje burr i vogel, i bardhe dhe qe dukej tejpertej si qelqi, i gjat sa nje gisht, qendronte i ulur mu ne mes te lules.
Ai mbante ne koke nje kurore te arte dhe krahet i kishte te mahnitshem.
Ishte mbreti i luleve; cdo lule ishte pallati i nje burri te vogel dhe i nje gruaje te vogel, por ky na ishte mbreti i te gjithe atyre.
-O Zot, sa i bukur qe eshte! - i tha Gishteza dallendyshes me ngadale.
Princi i vogel u tremb shume kur shikoi dallendyshen qe, natyrisht, dukej nje zog gjigand perpara tij qe ishte aq i vogel e delikat, por kur veshtroi Gishtezen, ai u mahnit sepse ajo ishte zonja me e bukur qe kishte pare ndonje here.
I vuri asaj kuroren e tij te arte ne koke; e pyeti per emrin dhe nese deshironte te behej gruaja e tij.
Ē’burre ne krahasim me te birin e zhabes plake dhe urithin me pallto te zeze! Pote pranonte, ajo do te behej mbreteresha e luleve.
Vajza pranoi dhe menjehere asaj i erdhen per vizite zoterinj dhe zonja te bukura qe dilnin nga cdo lule per t’i sjell dhurata.
Nje pale krahe te tejdukshem, qe kishin qene te nje mize te madhe te bardhe, e kenaqen me shume se cdo gje tjeter. Keta krahe qe i ngjiti ne supet e saj i dhane mundesi Gishtezes te fluturonte nga nje lule ne tjetren.
Ne kete kohe ne cerdhen e saj dallendyshja kendonte kenget me te bukura; por thelle ne zemer ajo e ndiente veten shume te hidheruar qe ishte ndare nga mirembajtesja e saj.
-Nuk do te te quaj me Gishtez, -i tha mbreti i luleve.
-Ky emer eshte i shemtuar, kurse ti je e bukur, e bukur sic duhet te jete mbreteresha e luleve.
Qe sot e tutje ne do te te quajme Maja.
-Lamtumire, lamtumire! - tha dallendyshja e vogel duke fluturuar perseri drejt Danimarkes.
Kur mberriti atje shkoi perseri ne cerdhen e saj permbi dritaren ku autori i ketyre perrallave e priste te kthehej.
-Ēivit! Ēivit! - i tha ajo dhe keshtu ai mesoi historine qe lexuat.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė