Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-06-11, 13:57   #12
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Interesante

Red bull tum tum pa, Egjiptianet kapin ritmin








RIO DE JANEIRO - Me syte mbyllur, kembe e duar qe leviznin sipas ritmit mbi bankat e shkolles dhe blloqet e shenimeve – kjo ishte paraqitja e grupit STB, Sexually Transmitted Beats nga Egjipti, te cilet u shpallen fituesit e Kampionatit Boteror Red Bull Tum Tum Pa, qe u zhvillua ne Rio me 11 qershor.

Brazilianet kuptuan se ritmi ekziston edhe pertej kufirit te tyre, te njohur per kercimet samba. “Per ne ishte nje enderr qe u be realitet, i treguam botes se edhe Egjipti di te tundet!”

Rrethuar nga mali Sugar Loaf dhe plazhet e Rio de Janeiro, studentet me te mire nga e gjithe bota treguan talentin e tyre, duke prodhuar tinguj vetem me mjetet shkollore.

Ne Finalen Boterore te Red Bull Tum Tum Pa, moren pjese konkurrente nga 30 shtete te botes, mes te cileve edhe Shqiperia, qe u perfaqesua me grupin ‘Sick Beats’ nga Akademia e Arteve, duke u renditur ne vendin e 6-te.

Grupi nga Brazili performoi i shoqeruar nga disa vajza qe kercenin samba, duke bere te ngriheshin ne kembe dhe te kercenin 700 spektatoret qe kishin mbushur sallen dhe duke siguruar keshtu vendin e dyte ne kete konkurrim. Ne vendin e trete u rendit grupi ‘Ground zero’ nga Xhamajka.

Te gjithe pjesemarresit ne Red Bull Tum Tum Pa kishin nje mendim te perbashket, sic e theksuan edhe perfaqesuesit nga Shqiperia: “Te jesh ne kete skene eshte nje moment shume i vecante ne jete. Pjesemarrja ne Finalen e Madhe ne Rio ishte cmimi me i madh qe mund te fitoje!”
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė