Tema: Shteti
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-10-07, 23:59   #15
Berkan
 
Anėtarėsuar: 03-05-07
Vendndodhja: Rahovec, Kosove
Postime: 71
Berkan i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Shteti

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga arton bala
Pyetje qe ka pergjegje te ndryshme. Varet se nga cila perspektive i afrohesh. Une kisha dalluar ne mes te perspektives juridike, perspektives filozofike-shteterore dhe perspektives te drejtes se popujve.

Ne juridsprudence (ne saje te nenlemise: e drejta publike), pyetja “cka eshte shteti?” ne rend te pare luan rol per te caktuar ligjin apo principet, te cilat per nje rast konkret ne prakse jane relevante. Pra atehere, kur nje juristi nga mandanti i tij i paraqitet nje rast konkret, te cilin juristi duhet te shqyrtoj, dhe i cili permban rrethana qe cilat hedhin pyetjen se a behet fjale per nje rast, i cili vendoset simbas ligjeve dhe principeve te drejtes publike apo te drejtes private. P.sh. nje polic e perdor veturen e tij private per te ndjekur nje veture tjeter kriminelesh, dhe pergjate ndjekjes rastesisht ben ndeshje me veturen time. Une shkoj tek juristi, i tregoj rastin, dhe juristi e pyet veten se a eshte ndeshja si sjellja e pocilic nje nderhyrje e shtetit (akt administrativ) ne drejtat e mia (prona), apo eshte ne pyetje nje sjellje e nje personi privat? Kete pyetje juristi duhet te pergjegje, sepse nga kjo varen modalitetet e procesit: p.sh. a duhet te ngrise padi ne gjyqin civil, apo ne gjyqin administrativ (pra nepermjet pyetjes se cka eshte shteti (apo cilat organe dhe cilat sjellje jane sjellje te shtetit) ndahet kompetenca e gjyqeve civile nga ato admnistrative). Keshtu qe nga perspektiva juridike, pyetjen cka eshte shteti e kisha pergjegjur ne kete menyre: Shteti eshte cdo institucion apo person, i cili ne rastin qe qendron per gjykim, kryen (apo ka kryer) detyra publike. Mirepo, sic me duket mua, kjo nuk eshte pergjegja, e cila kerkohet ne kete teme.

Ne kuptimin filozofik-shteteror, pyetja ne fjale eshte shume veshtire te definohet permbledhshem, ngase kerkon perfilljen e shume filozofeve te ketij zhanri, dhe kjo gje e ka vendin e vet ne saje te nje disertacioni apo ndonje punimi tjeter analitik. Personalisht mendoj te kam mbajtur ne mend teorine e kontrates gjenerale (apo: vullnetit gjeneral, frangjisht: volonté générale). Kjo teori shkurtimisht e kupton shtetin si bashkesine e perkufizuar teritoriake, te cilen themeluesit e saj (qytetaret) e formojne per te mundesuar realizimin e qellimeve te perbashketa, dhe, per te arritur keto qellime, e plotfuqozojne bashkesine (shtetin) me ingerenca normative, ekzekutive dhe judikative. Pra shkurt: shteti si ndjekes i qellimeve te suverenit/popullit te tij. As kjo pergjegje nuk me duket jo qe po kerkohet ne kete teme.

Pergjegjen e cila me se shumeti i afrohet temes, me duket e marim nga perspektiva e drejtes se popujve. Ne kete lemi, me pyetjen se cka eshte shteti, cka e karakterizon nje shtet, cilat jane elementet konstitutive (qenesore) te shtetit, si dhe tjera pyetje, eshte marrur korifeja e njohur e drejtes se popujve, Gerorg Ellinek, ne librin e tij "Allgemeine Staatslehre" ne vitin 1900. Ky liber njihet si “Bibla” e disciplines juridike ne fjale (e drejta e popujve). Une nuk e kam lexuar personalisht, mirepo e mbaj ne mend se Jellinek (si njeri me renome te vecante ne dogmatiken e te drejtes se popujve) ne kete liber zhvillon te ashtuquajturen “doktrina e tri elementeve”. Kjo teori, sa me kujtohet mua si jo-njohes i Jellinek-ut, nuk thote me shume sesa qe shteti, per te qene shtet, i duhen tri elemente: teritori shteteror, populli shtetformues (qytetaret). Keto tri elemente i gjen ne cdo shtet, pavaresisht formes konkrete te organizimit te tij (diktature, demokraci, teokraci e tj.).

Keshtu qe, nisur nga kjo teori, edhe Kosova, pasi qe i permbushe qarte te tri elementen, eshte shtet, kete se paku ne kuptimin material. Dallimi ne mes te Kosoves dhe shteteve tjera eshte ajo cka quhet e drejta ne kontekstin procesual. Si sqarim e kisha krahasuar me raste tjera juridike. P.sh. nese mua me eshte demtuar vetura, dhe i permbushi te gjitha kushtet per demshperblim, une prap se prap nuk mund te them se e kam te drejten per te kerkuar demshperblim, per t“i trokitur demtuesit ne dere dhe per t“i kerkuar te holla. Kete te drejte timen mund ta deklaroj vetem nje gjyq kompetent, pavaresisht sa eshte e sigurte se une do te marr nje deklarim apo vendim te tille nga gjyqi. Vetem nese e kam vendimin e gjyqit kompetent, vetem atehere mund te kerkoj te hollat nga demtuesi apo te perdori mjetet e dhunshme (sekuestrim) per zbatim te drejtes time.


Perndryshe nje pershkrim/definim me i afert i termit shtet kerkon nje veshtrim te normave themelore te tij, te cilat ne disa shtete (p.sh. ne Shqiperi, Gjermani) jane te kodifikuara ne kushtetute (ndersa tek disa tjera ekzistojne si norma te traduara). Kushtetuta ne keto shtete e ka domethenien e nje kontrate shoqerore, nje kanuni, i cili permbledhshem definon nje nga nje obligimet e shtetit ndaj qytetarit dhe si pasoje apo si parakusht per te kryer keto obligime edhe te drejtat e shtetit ndaj qytetarit.

Pereshendetje, dhe pergezime per temen si dhe rubriken ne pergjithesi..
Ėshtė e vėrtetė se shteti merret edhe me kriminalitetin, sė pari duke paraparė veprat e veēanta penale dhe duke i luftuar ato, merrett edhe me ēėshtje civile, administrative, por ju keni dal nga kompozicioni duke pėrmendur kėto ēėshtje sepse si nga aspekti juridik apo filozofik ne kemi njė definicion tė pėrgjithsuar mbi drejtėsinė, e atė edhe e kam pėrmendur diku mė lart...
Berkan Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė