Tema: Hartim!
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-12-07, 13:17   #27
Kronisti
 
Anėtarėsuar: 24-12-05
Vendndodhja: Kosovė
Postime: 68
Kronisti e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Hartim!

Qėndrova njė kohė tė gjatė, me shikim nė bardhėsinė e ekranit. U mundova tė flas me kujtimet, u mundova t’ i thėrras nė ndihmė copėzat e ėndrrave tė ėndėrruara tashmė, por s’ndodhi as biseda me kujtimet dhe as ardhja qoftė edhe e trishtė e fragmenteve tė pejsazheve qė s’i gjeja dot nė jetė, e mė ishin shfaqur aq reale. Nė ekran hapja faqe tė Wordit tė mbushura me shkronja qė nė kėtė natė s’mė thonin asgjė, ndėrsa nga vetja, nė vete, se hapja dot asnjė faqe, asnjė...E dėshiroj... dėshiroj tė gėrmoj nė vete, dėshiroj tė jem i gatshėm qė tė depėrtoj nė thellėsinė mė tė madhe tė mundshme, pėr ta nxjerrė nė faqen e bardhė tė kompjuterit atė qė do tė doje ta lexosh... por ja qė se bėra dhe se bėjė dot, kėtė herė jo, sepse njė kohė relativisht tė gjatė ndėrroj veē shikime tė bardha me ekranin e kompjuterit, bardhėsi e cila ka shkaktuar njė ftohtėsi qė shėmbėllen para meje si njė virtyt qė njeriu ia krijoi kompjuterit dhe nga ai filloi ta bart nė vetvete nė fundshekullin e shkuar dhe vijon ta bėjė tė njėjtėn edhe nė shekullin e ri.
Kronisti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė