Shiko Postimin Tek
Vjetër 21-05-11, 20:33   #4
valiii
 
Anëtarësuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit që sheh çdo gjë

Per te realizuar stabilizimin e nje Rendi Te ri Boteror, me nje sistem te vetem monetar dhe me nje besim te vetem fetar, Illuminatit krijuan ne vitet 1920-1930 kishen e tyre. Duke hasur ne besimet e shumellojshme te njerezve dhe forcen qe sillte perkushtimi fetar, ata kuptuan qe per gjithe qeniet njerezore, besimi fetar duhet te kete nje objekt adhurimi qe perforecon besimin dhe kontrollon me mire psikologjine kolektive, pra me fjale te tjera duhej krijuar nje lloj suporti anesor qe te cohej besimi ne drejtimin qe ata donin. Synimet e tyre ata i mbeshteten ne keto pika dhe vazhdohet te punohet ne kete drejtim:

- Drejtimi tjeter ne te cilen duhej punuar per te realizuar qellimin ishte shkaterrimi i identitetit dhe krenarise kombetare gje qe ishte nje nga synimet primare nese do pretendohej qe NWO te funksiononte.
- Fabrikimi dhe shkaterrimi i feve, sidomos besimit kristian, me nje perjashtim, ai i besimit qe do krijonin vete Illuminati sic e permenda me siper.
- Krijimi i nje sistemi i afte te kontrolloje cdo njeri nepermjet kontrollit te mendjes ose sic e quan Zbignew Brzezinski. Technotronics qe do te krijonte nje lloj shoqerie te terrorrizuar, gjysem robote. (Ne mes te viteve 60 CIA filloi nje program te quajtur MKultra i cili merreshe me studimin e menyres se kontrollit te mendjes njerezore dhe kontrollit te saj ne distance. Arsyeja pse CIA dhe cfare lidhje ka midis te dyjave do e sqaroj shkurtimisht ne fund te ketij shkrimi.(Pepi).
- Duke e cuar drejt fundit procesin e industrializimit dhe prodhimit te energjise nukleare (elektricitetit) dhe duke krijuar nje te ashtuquajtur Shoqeri post-industriale, me rritje ZERO. Perjashtim do kene kompjuterat dhe sherbimet industriale. Pjesa e industrise qe do te mbetet ne SHBA do te eksportohet ne vende si Meksike ku krahu i punes ose "sklleverit" jane te bollshem. Dhe kjo gje mori drejtimin e saj dhe u be nje fakt sic e kemi pare ne vitin 1993 me aprovimin e North American Free Trade Agreement (Marrveshja per SHkembimin e Lire ne Ameriken e Veriut) i njohur ndryshe si NAFTA. Te papunet ne Amerike ose do shnderrohen ne adictiv te drogave si heroi apo kokaine, ose do konsiderohen thjeshte nje statistike ne procesin e eleminimit te mbipopullimit, proces i cili eshte bere i njohur per te gjithe qe nga viti 2000 dhe po qartesohet dite pas dite.
- Kurajimi dhe eventualisht legalizimi i perdorimit te drogave dhe shnderrimi i pornografise ne nje "forme arti" e cila do te behet e zakonshme dhe e pranuar nga te gjithe.
- Depopullizimi i qyteteve te medha ne stilin e asaj qe perdori Pol Poti ne Kamboxhia. Eshte interesante te theksohet qe planet e genocidit te Pol Potit jane hartuar ne SHBA nga nje fondacion kerkimor i cili eshte nen kontrollin e Klubit te Romes dhe i mbikqyrur si projekt nga Thomas Enders, nje zurtar i larte departamentit te shtetit. Eshte gjithashtu interesante te mesohet se nga i njejti grupim po ka nje inisiative per te mbeshtur intalimin e nje sistemi te ngjashem ne Kamboxhia, kete rradhe me kasapet qe dikur kane qene nen urdherat e Pol Potit.
- Ndalimi i cdo lloj zbulimi apo zhvillimi shkencor, pervec atyre te sponsorizuar apo sipas interesave te Illuminatit. Ne menyre specifike, nen shenjester eshte perdorimi i energjise nukleare per qellime paqesore. Dhe sidomos eksperimentet qe kane te bejne me fusionin. Keto jane shenjstra kryesore dhe po te shikohet me vemendje jane te parat qe sulmohen nga Illuminati si fantazi dhe mbulohen me tallje apo diskreminim nga mjetet e tyre te medias. Zhvillimi i ketij te fundit pra fusion, ose sic e quajne ne gjuhen e fizikes Fusion Torch, do shkaterronte planet e Illuminatit dhe pretendimet e tyre per Burime Natyrore te Kufizuara. Nje fusion torch i perdorur ne menyren e duhur do te krijonte burime energjie nga cdo substance dhe aq te bollshme dhe te lire sa nuk mund te imagjinohet.
- Krijimi i luftrave te pjesshme ne vendet e zhvilluara, uria dhe semundjet ne vendet e Botes se Trete me synimin e vetem zhdukjen e rreth 3 miliard njereze brenda vitit 2050, njerez qe ata i quajne si goje te kota per tu ushqyer. Komiteti i te 300-ve (Illuminati) ngarkoi Cyrus Vance te shkruante nje raport per kete subjekt dhe sesi mund te realizohet nje genocid i permasave te tilla. Ky raport u titullua Global 2000 Report dhe u pranua si i arsyeshem dhe nga vete ish-presidenti James Earl Carter dhe Edwin Muskie, ne ate kohe Sekretari i Shtetit per llogari te qeverise amerikane. Duke u bazuar ne raportin Global 2000, popullata e Ameriken, brenda vitit 2050 duhet te reduktohet ne 100 milione banore me pak.
- Dobesimi i normave morale te vendit dhe demoralizimi i klases punetore duke shkaktuar papunesi masive. Ne momentin qe vendet e punes reduktohen masivisht nen efektin e Post-Industrise Zero (hedhur si ide nga Klubi i Romes) raporti nenvizon qe detyrimisht klasat e demoralizuara do behen nje kontigjent i fuqishem i perdorimit te drogave dhe alkolit. Rinia e vendit do inkurajohet nepermjet muzikes, psh asaj rock dhe drogave, ti kundervihet Status Quo-s gje qe do te coje ne menyre te pashmangshme shkaterrimin e familjes. Ne kete kuader, Komisioni ngarkoi Institutin Tavistock, te pergatiste nje lloj raporti sesi mund te arrihet ky "objektiv". Tavistock nga ana e tij ngarkoi grupine kerkimeve Stanford nen drejtimin direkt te Profesor Willis Harmon. Ky raport ose kerkim me vone u njoh nga te gjithe me emrin Aquarian Conspiracy.
- Duke ndaluar njerezit te vendosin per fatet e tyre nepermjet krijimit te krizave dhe menaxhimit te tyre. Kjo do te konfuzoje popullaten dhe do shkaktoje demoralizim masiv ne ate pike qe askush sdo jete ne gjendje te marri nje vendim, i ndodhur perballe kaq shume kaosi. Ne nje rast te tille, eshte bere gati institucioni qe do merret apostafat me menaxhimin e krizave dhe nga te gjithe njihet me emrin Federal Emergency Management Agency (Agjensia Federale e Menaxhimit te Emergjencave) ose FEMA e cila dihet qe ekziston qe ne vitin 1980.
- Prezantimi i Kulteve te Reja dhe mbeshtetja e atyre aktuale qe perfshin gangsterat e muzikes rock te tipit Rolling Stones (nje grup gangsterash i favorizuar me se shumti prej Fisnikerise Se Zeze Europiane) dhe krijime te tjera te grupve rock te krijuara nga Tavistock duke filluar qe me Beatles.

(qe te shmanget ndonje ekuivok apo ndonje ndjesi e proklamimit te ndonje morali bosh, ne kete shkrim ska asgje me karater fetar te pakten nga une dhe ne kendveshtrimin tim ska asgje qe lidhet ne anen spirituale apo dogme fetare. Personalisht kam qene adhurues i Beatles ne vogeline time. Materialet qe une po hedh ketu, jane te punuara nga une dhe dua te paraqes me cdo menyre realitetin qe na rrethon dhe rrezikun qe paraqitet per te gjithe. Nese gjate ketyre shkrimeve shume gjera do dalin te paqarta apo do kete nje tendence per tu keqkuptuar, mbase edhe me keq per tu mbuluar me qeshje dhe tallje, do ti lutesha lexuesve qe te jene te lire te shprehin mendimin e tyre si dhe jam i hapur per pyetje te ndryshme. (pepi)
valiii Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë