Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-03-07, 14:50   #8
Penesti
 
Anėtarėsuar: 15-02-07
Postime: 379
Penesti me shokė shumePenesti me shokė shume
Gabim

I nderuarParadox_13
Si duket ju jo rastėsisht po nxitni kėso lloj temash te cilat ngacmojnė gjumėsinė e onomasteve shqiptarė tė cilėt shum pak po trajtojnė zbardhjen e domethėnieve dhe prejardhjen e emėrtimeve nė trojet shqiptare.
Ėshtė tragji-komike pėrpjekja e disa pseudo-shkenctarėve tė cilėt tentojnė shqipėrimin e emėrtimeve qė rėnjė e bisht janė romane, bizantino-sllave e osmane. Tė shqipėrosh emėrtimet psh. Sellce=Fshatėz, Corovode=Ujetrazuar ( kėso emertime egzistojnė edhe sot nė Shqiperi), Shipkovice =Shikovė, etj sigurisht nuk shkon ne favor tė ruajtjes se Trashėgimisė kulturore shqiptare. Duhet tė jemi koshintė se kjo problematikė nuk ėshtė edhe aq e thjeshte per vet faktin se sundimet e huaja ne trojet shqiptare kane funkcionuar me formen me te sofistikuar per asimilim te te gjitha resurseve njerzore dhe natyrore. Kete i verberi e sheh i shurdheri e degjon apo jo? Eshte fatkeqsi e madhe qe institucionet qe e kan per detyre te merren me kete problematike sikur e kane haruar detyren dhe qellimin e paracaktuar. Perpjekjet e individeve te caktuar me ose pa dashje i bejne me shume dem se dobi ketij qellimi.Se kendejmi shtrohet nevoja e nje bashkepunimi imediat i institucioneve shqiptare te angazhojne ekipe te specializuara per te zbardhur ne menyre te argumentuar kete laramani emrash qe edhe ne procesin e pavarsise se Dardanise paraqiten si nje pengese serioze. Nuk eshte rastesi perpjekja e ekipit serb per vendosjen e kunjave neper Kosove. Pikerisht ne saje te emertimeve dhe braktisjes se "vullnetshme " te trashegimise kulturore e religjioze nga pala shqiptare ushqehet krekosja sllave ne tere truallin etnik shqiptare.Kesisoji un mendoj se jane te papranueshme hibridizimet e emertimeve sllave sepse terthorazi ato e ushqejne sajesen sllave se "Shqiperia ne mesjeten e vone ( XVII_XVIII ...) na paskesh qene fabrikuese e sojit shqiptare dhe mepastaj shqiptaret paskan vershuar vendbanimet e tanishme (Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, Kosoven Lindore etj.)
Ma do mendja se Paradoksi_13 jo pa qellim e barte polemiken ne kete rafsh. Eshte e tejdukshme perpjekja e tije shume fisnike per te vu ne levizje debatin qe kursen energjine nga polemikat e padobishme qe sjane gje tjeter veqse urrejtmbjellese ne palcen shqiptare te cilen me admirim e mirepret soji sllav. E them kete nga veshtrimi qe i bera postimeve te Pardoksit e besa edhe te Pokerit ( i cili fatkeqsisht i paska dhene vetes nje pushim besoj jo te gjate).
Ne temat e “nxehta” te siperpermendurit ne disa raste edhe disa antare tjere te forumit, e bejne tė qarte vizionin e tyre duke evituar me mjeshtrinė e tė urtit, katapultimet emocionale qe her pas here shfaqen tek antaret e forumit dhe si te tilla sjellin jo pak dėme. Ne diskutimet e tyre ata I japin kahje te shendetshme polemikes dhe kjo me ben te besoj se qellimi I tyre esht qe kundertheniet, polemikat dhe te menduarit ndryshe ne kete forum duhet te jene parasegjithash te drejta te sinqerta dhe se fundi te frymojne shqip dhe asesi ndryshe.Kesaj filozofie I bashkohem pa hezitim.
Nga cepi Dardan
Penesti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė