Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-07, 08:03   #29
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

PERIUDHA E DYTĖ E SHPALLJES - THIRRJA PUBLIKE NĖ ISLAM -

Urdhėresa e parė pėr publikimin e thirrjes

A

ll-llahu xh.sh. nė lidhje me thirrjen publike nė Islam, urdhėroi: "Dhe paralamėroje farefisin tėnd mė tė afėrm." (26, 214). Sureja, nė tė cilėn gjendet ky ajet, quhet Esh-Shu'ara, e aty mė parė pėrmendet rrėfimi mbi Musain a.s. dhe atė prej fillimit tė pejgam­berllėkut tė tij e gjer tek shpėrngulja me Beni Israilėt dhe shpė­timi i tyre nga Faraoni dhe populli i tij. Pastaj flet pėr mbytjen e Fara­onit dhe familjes sė tij nė det. Ky rrėfim kur'anor pėrmbanė tė gjitha pe­riudhat nėpėr tė cilat ka kaluar Musai a.s. gjatė misionit tė vet nė Egjipt - duke thirrė Faraonin dhe popullin e tij tė besojnė All-llahun xh.sh.
Unė konsideroj se ky shpjegim i gjerėsishėm rreth Musait a.s. dhe misionit tė tij ka ardhur mu nė vendin kur All-llahu xh.sh. urdhėron Resulull-llahun a.s. qė ta thėrras popullin e vet nė Islam, ashtu qė ai t'i bėhet udhėheqės, si atij ashtu edhe as'habėve tė tij, dhe tė bėhet shem­bull se ēka do tė pėrjetojė nga populli i vet kur fillojnė ta sulmojnė atė dhe t'i thonė gėnjeshtar. Pėr Islamin duhet tė flitet publikisht, andaj duhet tė jenė tė vetėdijshėm pėr gjithēka ēfarė mund t'u ndodh qė nė ditėt e para.
Kjo sure gjithashtu pėrmbanė edhe tė gjithė shpifėsit e Pejgam­berėve tė mėparshėm tė popullit: Nuhit, Adit, Themudit, Ibrahimit, Lutit, Shu'ajbit - (as'habil-Ejketėt), pėrveē qė kėtu pėrmendet populli i Faraonit dhe ngjarjet lidhur me tė - nė mėnyrė qė t'i paralajmėrojė ata tė cilėt shėrbehen me gėnjeshtra, se do tu arrijė ndėshkimi i All-llahut xh. sh. nėse ngulmojnė nė kėtė. Gjithashtu besimtarėt e vėrtetė duhet ta dinė se pėrfundimi i bukur do t'u takojė atyre, e assesi shpifėsve.
Thirrja e farefisit nė Islam

Pas zbritjes tė ajetit: "Dhe paralajmėroje farefisin tėnd mė tė afėrm!" Resulull-llahu a.s. mė sė pari u bėri thirrje fisit Benu Hashim apo Hashimitėve, dhe erdhėn, e me ta erdhėn edhe disa anėtarė tė fisit Benu Muttalib b. Abdi Menaf. Gjithsej ishin dyzet e pesė njerėz. Ebu Lehebi qe mė i shpejtė se Resulull-llahu a.s. e tha: "Ja, kėta janė xha­xhallarėt dhe djemtė e xhaxhallarėve tu, e ti fol. Hiqu fjalėve boshe dhe dije se nuk ke kurrfarė tė drejte mbi kėtė popull Arab, unė kėtu kam mė tepėr tė drejtė se ti. Mos prek nė farefisninė e babės tėnd! Nėse vazhdon me atė qė ke filluar (me thirrje), ata do ta kenė shumė lehtė tė tė brak­tisin. Nė kėtė do t'u ndihmojnė edhe arabėt tjerė. Nuk njoh askend tjetėr i cili i ka shkaktuar farefisit tė vet mė tepėr dėm se ti."
Resulull-llahu a.s. heshti gjatė gjithė kohės dhe nė kėtė tubim nuk e tha atė qė dėshironte. Andaj i thirri pėr tė dytėn herė, kur erdhėn u tha:
"Falėnderimi i qoftė All-llahut, Atė e lavdėroj dhe tek Ai mbėsh­tetem. Atė e besoi, tek Ai kėrkoj strehim dhe dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē All-llahut, Njė tė Vetmit, i Cili nuk ka shok." Pastaj tha:
"Udhėheqėsi nuk guxon ta gėnjejė popullin e vet, pasha All-llahun, pos tė Cilit nuk ka zot tjetėr, unė jam Pejgamber i All-llahut, i juaji veēanėrisht, e i tė gjithė njerėzve pėrgjithėsisht. Pasha All-llahun, tė gjithė ju do tė vdisni, sikurse qė bini tė fleni, dhe tė gjithė do tė ringja­lleni, sikurse qė zgjoheni nga gjumi. Dhe gjithsesi do tė jepni llogari pėr veprat tuaja, kurse shpėrblimi do tė jetė ose Xhenneti i pėrhershėm ose zjarri i pėrhershėm." Ebu Talibi tha: "Ne kemi nevojė pėr ndihmėn tėnde, jemi gati tė pranojmė kėshillėn tėnde, ne mė sė tepėrmi tė be­sojmė, ja kėtu, sė bashku ėshtė tėrė farefisnia e babės tėnd, edhe unė jam njėri prej tyre, edhe pse nuk do tė jem i pari qė do tė pranoj atė qė dėshiron ti, por shko dhe bėnė ashtu si tė ėshtė urdhėruar! Pasha Zotin, unė do tė mbrojė sikur qė tė kam mbrojtur gjer mė tani. Vetėm se unė ende nuk jam gati tė braktisi besimin e Abdul-Muttalibit."
Ebu Lehebi tha: "Kjo, pasha Zotin, ėshtė turp, pengoni deri sa nuk e kanė penguar tė tjerėt!" Ebu Talibi tha: "Pasha Zotin, do ta mbrojmė sa tė jemi gjallė!"[1]
Nė bregoren Safa

Pas premtimit tė Ebu Talibit se do ta mbronė deri sa tė jetė gjallė, All-llahu xh.sh. ia zbret Shpalljen. Resulull-llahu a.s. njė ditė shkon nė Safa dhe thėrret me zė tė lartė: "Ja invazioni i armikut!" Kurejshitėt u mblodhėn rreth tij. Atėherė i thirri qė t'a besojnė All-llahun Njė, pej­gamberllėkun e tij dhe ditėn e Gjykimit. Buhariu transmeton njė pjesė tė kėsaj ngjarjeje nga Ibni Abbasi, i cili thotė:
"Kur u shpall: "Dhe paralajmėroje farefisin tėnd mė tė afėrm", Resulull-llahu a.s. hipi nė Safa dhe filloi tė thėrriste: "O pasardhėsit e Fihrit! O pasardhėsit e Adit! O kurejshitė!", dhe kėshtu me radhė, derisa ata nuk u tubuan. Disa nuk mundėn t'i pėrgjigjen thirrjes sė tij andaj dėrgoi dikėnd qė t'i lajmėronte se cilėt janė ata. Erdhi Ebu Lehebi, e erdhėn edhe kurejshitėt. Resulull-llahu a.s. tha: "Ēka men­doni, po t'ju thosha se nė luginė gjendet kalorėsia e cila do t'u sulmojė, a do tė mė kishit besuar?" Ata u pėrgjigjėn: “Ne do tė tė besojmė, se ti kurrė nuk na ke gėnjyer." "Atėherė", ai tha: "dijeni se unė jam i dėrguar tek ju qė t'ju tėrheqė vėrejtjen nė vuajtjet e rėnda dhe ndėshkimin qė ju pret." Ebu Lehebi tha: "Tė shkoftė huq pjesa e mbetur e ditės! A pėr kėtė na ke ftuar? All-llahu xh.sh. atėherė shpallė:
"Le tė shkatėrrohet Ebu Lehebi."[2]
Muslimi transmeton pjesėn e dytė tė kėsaj ngjarjeje nga Ebu Hurejre r.a., i cili thotė: "Atėherė kur All-llahu xh.sh. Shpalli: "Dhe paralajmėroje farefisin tėnd mė tė afėrm.", Resulull-llahu a.s. iu drejtua ēdo njėrit qė ishte i pranishėm, e tha: "O kurejshitė, shpėtoni vetėn nga zjarri! Oj Fatime, e bija e Muhammedit, shpėtoje vetėn nga zjarri. Pasha All-llahun, unė nuk mundem tė bėj kurrgjė pėr ju tek All-llahu, pėrveē qė jemi tė lidhjes amnore, dhe qė do tė informojė Atė pėr kėtė lidhje fisnore."[3]
Ky nivel i tė drejtuarit, me zė tė fuqishėm dhe tė depėrtueshėm, ėshtė mėnyra qė tė kumtohet lajmi dhe paralajmėrimi. Resulull-llahu a.s. u ka shpjeguar njerėzve mė tė afėrm se pranimi i Shpalljes dhe pranimi i tij si Pejgamber, ėshtė ēėshtje jetėsore e ndėrlidhjes mes tij dhe atyre. "Asabijja" fisnore, lojaliteti i verbėr tė cilit i pėrmbaheshin arabėt, nuk ėshtė kurrgjė dhe sė shpejti do tė zhduket nė vapėn e kėtij paralajmėrimi qė ka ardhur prej All-llahut xh.sh.
E vėrteta e theksuar sheshazi dhe reagimi i idhujtarėve

Ngjarja paraprake ende nuk ishte qetėsuar nė Mekėn e turbulluar, e All-llahu xh.sh. shpallė:
"Ti haptazi prediko atė qė tė ėshtė urdhėruar dhe shman­giu idhujtarėve." (15, 94).
Andaj Resulull-llahu a.s. u drejtua kundėr bestytnive tė idhujtarėve dhe pavlerėsisė sė tyre, duke thėnė tė vėrtetėn pėr idhujt dhe pavlef­shmėrinė e tyre. Ai u sillte shembuj pėr paaftėsinė e idhujve qė t'i shėr­bejnė vetvetes, e si atėherė tė jenė zota prej tė cilėve populli kėrkon ndihmė dhe shėrbim. Pastaj u sqaronte se ai i cili beson idhujt dhe i merr ata si ndėrmjetėsues mes tij dhe All-llahut, ėshtė nė humbje tė hapėt.
Mekėn e kaploi urrejtja, shqetėsimi dhe frika. Kush flet kėshtu me zė tė lartė kundėr idhujve dhe popullit qė i adhuron kėta? A thua janė nė rrugė tė humbur dhe janė duke jetuar nė lajthitje tė madhe? Kush ėshtė duke prekur kėshtu nė zotat e kurejshitėve dhe nė fenė e tyre? Me mijėra shkrepėtima, rrufe dhe tėrmete tronditėn luginėn e qetė, tė heshtur dhe tė pėrgjumshme tė Mekės. E shakullisėn ajrin e saj dhe i ngritėn peshė shkretėtirat e stuhishme. U ngritėn kurejshitėt kundėr kėtij shpėrthimi qė i kaploi tė gjithė ata, pa pritė e pa kujtuar, duke u frikėsuar se do tė depėrtonte nė zakonet dhe nė trashėgiminė e tyre.

[1] Ibnu-l-Ethir - Fikhu-s-Sira, f. 77-78.

[2] Sahihu-l-Buhari: II/702, 743 dhe tek Muslimi: I/114.

[3] Sahihu-l-Muslim: I/114; Sahihu-l-Buhari: I/385, II/702; dhe Mushkatu-l-Mis'habi: II/640.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė