Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-07-12, 20:05   #15
Tropojani30
 
Anėtarėsuar: 10-06-08
Postime: 198
Tropojani30 shumė i dashurTropojani30 shumė i dashurTropojani30 shumė i dashurTropojani30 shumė i dashurTropojani30 shumė i dashur
Gabim Titulli: Nderohet me Doc. nderi pėr diplomaci. Krijohet Ēmimi"The Hashim Thaēi Fellov

Kryeministrit qė nuk iu hapėn dyert

Faton Topalli



Njė vizitė private dhe e turpshme pėr Kosovėn. Hashim Thaēi, kryeministri qė nuk e priti askush. U fsheh edhe nga bashkatdhetarėt e tij
Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, sė bashku me ministren e Integrimeve Evropiane, Vlora Ēitaku, ministrin e Ekonomisė, Besim Beqaj, dhe zėvendėsministrin e Jashtėm, Petrit Selimi, kanė qėndruar gjatė fundjavės sė kaluar nė Zvicėr. Kryeministri Thaēi ka marrė nė Gjenevė titullin “Doctor Honoris Causa” tė Shkollės sė Gjenevės pėr Diplomaci dhe Marrėdhėnie Ndėrkombėtare, njė shkollė private, ndėrsa sipas portalit Albinfo ai ėshtė takuar edhe me njė grup biznesmenėsh zviceranė.

Vizita e Thaēit nė Zvicėr, pėrjashtuar zhurmėn mediale nė mjetet publike tė informimit nė Kosovė, kaloi pa u regjistruar fare. I vetmi medium informativ nė Zvicėr qė u interesua pėr vizitėn e kryeministrit ishte portali digjital Albinfo. Albinfo botoi njė njoftim pėr ardhjen e kryeministrit nė Zvicėr dhe njė intervistė me tė.



Qeveria dhe mediat zvicerane bojkotojnė Thaēin



Vizita e delegacionit tė lartė tė Kosovės nė krye tė tė cilit ishte kryeministri, ishte njė vizitė private. Ndryshe s’ka si tė shpjegohet fakti qė kryeministri dhe delegacioni i tij nuk u pritėn nga asnjė zyrtar i Zvicrės. Vizita e kryeministrit nuk u regjistrua nga mediat vendase. Ai thjesht u bojkotua. Ky udhėtim privat nuk i solli asnjė dobi politike shtetit tė Kosovės. Pėrkundrazi vizita e Thaēit nė Zvicėr solli njė mesazh tė keq. Mesazhin qė i pari i Kosovės ėshtė i padėshirueshėm nė Zvicėr. Dhe kjo nė vendin ku jetojnė mė shumė se 200 000 shqiptarė me tė cilin Kosova ka shumė nevojė dhe shumė arsye pėr tė mbajtur kontakte tė mira dhe pėr tė ndėrtuar marrėdhėnie tė shkėlqyera.



Marrėdhėnie tė ftohta me Zvicrėn



Kryeministri i Kosovės, pavarėsisht qėndrimit tė tij pozitiv karshi Konfederatės Zvicerane, nuk gėzon reputacion tė mirė nė kėtė vend. Nė periudhėn pas luftės ai ėshtė akuzuar nga shtypi zviceran duke rėnduar kėshtu shumė reputacionin e Republikės sė Kosovės.

Nė njė vend pėr tė cilin ai pretendon tė ketė edhe personalisht marrėdhėnie tė mira, siē deklaroi nė Albinfo, duket paksa e habitshme qė prej pėrfundimit tė luftės e deri tani tė ketė vizituar Zvicrėn vetėm dy herė dhe herėn e dytė privatisht. Kjo nuk ka tė bėjė vetėm me refuzimin e Vizės qė iu bė kryeministrit nė fillim, por me qėndrimin e diplomacisė zvicerane karshi kryeministrit si person.



Investoi pėr ta rregulluar reputacionin



Zvicra ka mbajtur qėndrim pozitiv ndaj Kosovės dhe proceseve qė janė zhvilluar atje, njė qėndrim tė cilin nuk e ka mbajtur edhe karshi kryeministrit. Sipas deklaratės sė Thaēit pėr Albinfo, ai do ta vizitojė sė shpejti Zvicrėn edhe zyrtarisht. Nėse ndodh kjo pas gjithė atyre qė janė shkruar dhe thėnė pėr kryeministrin si nė qarqet politike ashtu edhe ato mediale, atėherė kjo do tė ndodhė si shpėrblim pėr punėn qė ai bėri duke nėnshkruar marrėveshje tė cilat favorizojnė interesat e Zvicrės dhe dėmtojnė interesat e shtetasve tė Kosovės nė kėtė vend.



U fsheh nga bashkatdhetarėt



Hashim Thaēi ėshtė azilanti mė i njohur shqiptar nė Zvicėr, pavarėsisht se zviceranėt e njihnin pėr tė keq, ndėrsa shqiptarėt pėr tė mirė. Shumė mėrgimtarė nga Kosova krenoheshin dikur me kryeministrin. Kjo tani ka ndryshuar. Kryeministri i Kosovės, edhe pse tha shumė fjalė tė mira nė Albinfo pėr mėrgimtarėt nga Kosova, bėri shumė punė tė kėqija pėr ta. Kjo nuk ka tė bėjė vetėm me marrėveshjet e kryeministrit nė dėm tė tyre me Zvicrėn, por edhe me plaēkitjet qė u bėhen atyre nė kufi nė emėr tė kartonit tė gjelbėr. Kėto duhet tė jenė arsyet pse kryeministri nuk u duk askund para mėrgimtarėve shqiptarė.
Tropojani30 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė