Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-03-06, 20:15   #4
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kosova nuk duhet me ju bashkue Shqipnise, por Shqipnia Kosoves ashtu si Gjermania Lindore ju bashkue Gjermanise Perendimore.
Integrimi i jetes dhe institucioneve Kosovare me ato Shqiptare do te ishte fatale per Kosovaret. Ne qofte se Kosovaret e bajne kete, ata do t'a urrenin vetvetin per jete te jetes per kete gabim fatal . Shqipnia nuk asht gati me u bashkue me Kosoven! Ky asht nji fakt i pamohueshem. Ne anen tjeter, sikur Shqipnia t'i bashkohej Kosoves, atehere kjo do te rriste nivelin e jeteses dhe kultures shqiptare.

Ēka lype Ora e Shqipnise Sot?
Mbas te gjithe ketyne negativizimeve ndaj Shqipnise, pyetja qe duhet dvete asht se a duhet Shqipnia dhe Kosova me u nda ne dy shtete, dy kultura, dy te folme zyrtare? Pergjigja asht Jo! Jo, shqiptaret nuk duhet me i perserite gabimet qe bane ne kohen e Bizantit dhe ne kohen e Turqeve. Sot Ora e Shqypnise lype Bashkim, jo dyzim.

Pse Shqipnia nuk duhet Dyzue?
Kur verejme gjendjen e mjerueme te Shqipnise atehere duhet me ju referue fjaleve te Kaēelit, "se prej luftes shqiptaret nuk tuten", por keto fjale duhen zevendesue me "se prej punes shqiptaret nuk tuten". Lindja e Kosovarizmit asht nji thirrje per ndihme, asht nji thirrje per pune ma te madhe, per perpjekje ma te medha integruese nga i gjithe populli shqiptar i Ballkanit. Nuk ka dy Shqipni as Shqipni e Dardani. Ka vetem popull Iliro-shqiptar qe flet shqip dhe vone a heret do te bashkohet nen nji administrate. Ky bashkim na jep ne fuqi politike, ekonomike dhe kulturore dhe keshtu jeta e popullit te thjeshte shqiptare permiresohet. Ky asht edhe qellimi i bashkimit te nji populli, permiresimi i jetes se individeve te kombit. Nji grusht biznesmenesh, politikanesh e mogulesh mediash munden me jetue si te deshirojne dhe ku te deshirojne. Por shqiptari i thjeshte nuk i ka opcionet e tyne, prandaj lypet nji permiresim gjitheshqiptare. Dyzimi i Shqipnise sjelle keqesimin e shqiptarit te thjeshte; bashkimi dhe ruajtja e nji standardi gjuhesor sjelle permiresimin e te gjithe shqiptareve

Shembulli ma i mire i nji kombi te bashkuem asht lufta civile e Shteteve te Bashkueme. Pa hi ne detajat e asaje lufte dhe pa marre anen e veriut apo jugut, ky unison ka krijue Romen e koheve moderne. Duke mesue nga amerikanet, ne e dime se bashkimi i shqiptareve te ballkanit do te krijonte nji shtet ma te fuqishem dhe keshtu do te permiresonte jetesen dhe do te restauronte personalitetin te cilin ka kohe qe e kemi humbe dhe si rezultat po shkallmohemi pergjate Europes nga mediat dhe zadhanesit e shteteve. Ne kena nevoje per konsolidim jo per coptim. Bashkimi i Shqipnise e Kosoves do te hapte udhe edhe per shqiptaret e tjere te ballkanit me ruajte shpirtin shqiptar dhe do t’u jepte atyne mundesi ma te medhaja me ba nji gja te tille.

Por ndamja e shqiptareve nuk vjen nga Kosovarizmi, por nga ata qe refuzojne me ndigjue dhe me zgjidhe kerkesat e Kosovaristave. Neglizhimi i Kosovarizmit, i cili shprehet nepermjet kultures, shpirtit, gjuhes dhe interesave Kosovare, nuk na con ne bashkim por na con ne coptim. Ky nagativizim do te kete te njajtin efekt qe pati "gjuha e njisueme", coptimin tone. Nuk duhen negativizue ata kosovare inteligjenta, patriote dhe te ndershem te cilet po kerkojne per Kosovarin ate cka asht ma e mira per Kosoven. Dhe sot persot, me gjendjen e mjerueme te shtetit shqiptar, ma e mira per kosovaret asht nji Kosove e pavarun dhe shtet ne veti. Ata qe deshirojne bashkimin e shqiptareve te ballkanit nuk duhet me anmiqesue shqiptaret me njani tjetrin nepermjet negativizimeve te nji grupi, rryme, krahine apo personi, por duhet me punue ma fort me gjete zgjidhje te pranueshme gjitheshqiptare. Inkluzion, jo Ekskluzion. Kjo asht ajo qe lype Ora e Shqypnise sot. Kjo asht ajo qe lype Kosovarizmi edhe pse shprehet si mevetesim.
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė